GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Inceneratorët”, Tabaku thirrje SPAK: Çoni deri në fund hetimet

10:13 - 10/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimeve, Tabaku: Shqiptarëve iu morën 500 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Në një reagim në Facebook, Tabaku i bëri thirrje SPAK që t’i shkojë deri në fund dosjes së këtij grupi të Strukturuar Kriminal që sipas saj ka abuzuar me 430 mln euro dhe që më tej ka prodhuar një skemë të pastër Ponzi (pra piramidale) me paratë e shqiptarëve.

Reagimi i Tabakut: 

Sulmi mediatik, sulmi nga mazhoranca, fushatat me lajme fake në mediat që inceneratorët sponsorizuan ndaj personit tim vazhduan për javë të tëra.
Siç edhe kuptohet sot, nga faktet e publikuara në media, arsyet qenë shumë të forta. Njerëzit e përfshirë në aferën e inceneratorëve, me vlerë 430 mln euro, fshehin sekrete për korrupsionin e ministrave. Arben Ahmetaj, dëshmitar në atë Komision, kur u pyet prej meje nëse kishte udhëtuar apo kishte njohje të afërta me të dyshuarit Zoto, Mërtiri dhe Gugallja iu përgjigj me mohim.

Mirëpo provat e fundit të publikuara në media tregojnë që ai ka njohje të afërt me të gjithë personat që janë shpallur në kërkim. Tashmë është detyra e SPAK që t’i shkojë deri në fund dosjes së këtij Grupi të Strukturuar Kriminal që ka abuzuar me 430 mln euro dhe që më tej ka prodhuar një skemë të pastër Ponzi (pra piramidale) me paratë e shqiptarëve.
Në paditë e dorëzuara në SPAK kam kërkuar që të tre dosjet e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës rë bashkohen në një hetim të vetëm duke qenë se personat e përfshirë janë te njëjtët.

Fondet publike të inceneratorit të Elbasanit janë përdorur për të korruptuar vendimmarrjen e Fierit dhe Tiranës e për të financuar me para këto projekte nga një kompani që pa asnjë eksperiencë, pa asnjë kapital e cila erdhi dhe mori një nga koncesionet më fitimprurëse që sot paguan buxheti i shtetit.
Deputeti Ahmetaj, tanimë duhet të thirrur për të dëshmuar e të përgjigjet për shumë akuza dhe dyshime që ngrihen mbi të. Shqiptarët presin me padurim luftën kundër korrupsionit.
Aludimet që këto të dhëna janë pjesë e dosjes dhe nuk janë marrë në shqyrtim janë një akuzë e rëndë që SPAK duhet të sqaroj për opinionin publik.
Çdo hije dyshimi mbi këtë aferë dhe mbulimin e saj është një hije dyshimi mbi reformën në drejtësi, mbi pavarësinë e institucionet të drejtësisë së rë!
Koha ka ardhur ta shohim në veprim ndaj atyre që përmes pushtetit kanë ruajtur paprekshmërinë e tyre edhe kur faktet janë sheshit.

Etiketa: hetimeSpakTabaku

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
VIDEO/ Shkoi për të fikur zjarrin, zjarrfikësja ngec në mes të urës

VIDEO/ Shkoi për të fikur zjarrin, zjarrfikësja ngec në mes të urës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com