GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Inceneratori/Berisha: Rama është koka, Mireli e Klodiani të punësuar

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratori/Berisha: Rama është koka, Mireli e Klodiani të punësuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka dalë këtë të premte në konferencën e përjasvshme për media, ku ka folur për çëshjten e inceneratorëve.

Berisha thotë se kjo çështje duhet trajtuar më shumë nga media, politika dhe drejtësia.

Sipas tij , Mërtiri, Zoto dhe Gugallja janë tre socialistë të cilët në këtë proces kanë arritur të futen në garë të qeverisë duke pasur zero eksperiencë në fushën e mbetjeve.

Ndër të tjera ai thekson se dy ishit qëllimet në këtë çështje: së pari shkelmimi i strategjisë së trajtimit të plehrave në landfille dhe së dyti, shpallja e emergjencës pasi fondet duhet të merreshin nga fondet e emergjencës.

“Çështja e djegësave është çështja që është trajtuar më shumë nga mediat, politika dhe e vërteta, edhe nga drejtësia këto vitet e fundit.

Por konstatoj se ka një defekt në themel, ka një devijim në themel të trajtimit të këtij problemi.

Së pari, duhet të shtrojmë një pyetje: pse qeveria shqiptare me djegësat është provuar organizatë kriminale?

Qeveria shqiptare është provuar organizatë kriminale, sepse në këtë aferë kanë firmat e tyre antiligjore kryeministri, Sekretari i Përgjithshëm, ministrat, drejtorët dhe punonjësit më poshtë.

Në këtë kontekst, siç është e qartë dhe evidente, tashmë e konfirmuar edhe nga drejtësia, se kemi të bëjmë me një aferë të mirëfilltë korruptive, këtu janë firmat e qeveritarëve më të lartë, me në krye Edi Ramën.

Por ka edhe diçka edhe më të madhe dhe unë jam këtu për të dytën. Mediat, politikanët, analistët, për fat të keq edhe drejtësia, flasin për aferën e djegësave si një sipërmarrje e Mërtirit, Zotot dhe së fundmi, Gugalles.

Sa është e vërtetë kjo? Nuk ka asgjë më larg të vërtetës se sa kjo.

Çfarë janë Mërtiri, Zoto dhe Gugallja? Janë tre socialistë të thekur, biznesmenë ose jo, të hurit ose të litarit, ose jo, të cilët në këtë proces, arrijnë:

-Të futen në garë të qeverisë duke pasur zero eksperiencë në fushën e mbetjeve. Cili biznesmen do i lejonte vetes një vendim të tillë, me zero eksperiencë në fushën e mbetjeve? Asnjë.

-Së dyti, pasi nisën procesin me tenderin e Elbasanit, Edi Rama lëshon një vendim për shpalljen e emergjencës kombëtare të plehrave. A mund të besoni ju se Mërtiri dhe Zoto, kishin fuqi të bindnin Edi Ramën të shpallte emergjencën?

Dy qëllime ishin: së pari shkelmimi i strategjisë së trajtimit të plehrave në landfille dhe seleksiono, të financuar nga BE. Së dyti, shpallja e emergjencës pasi fondet duhet të merreshin nga fondet e emergjencës. Mendoni ju se Mërtiri dhe Zoto mund të ishin kaq të magjishëm? Apo që qeveritarët ishin kaq budallenj?

Kjo dëshmon se ndërmarrja është qeveritare, ishte e Edi Ramës. Mireli dhe Klodiani ishin të punësuar privatë në ndërmarrje.

Shkojmë pak më tutje, Mireli dhe Klodiani, dy personazhe, tani jo vetëm që duhet t’i merrnin këto, por duhet t’i merrnin me të gjitha kushtet që ata donin.

Po ka qeveri, ka ministra që mund të pranojnë të firmosin duke plotësuar të gjitha kushtet e një biznesmeni apo dy biznesmeneve? Kurrën e kurrës. Kjo ndodh vetëm kur sipërmarrja është e qeverisë.

A mundej Klodiani dhe Mireli të firmosnin 17 shkresa për 24 orë?”, tha Berisha.

 

 

 

Etiketa: berishaMertiriRama

Lajme të lidhura

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
Para
Ish-modelja e “Victoria’s Secret” sjell në jetë fëmijën e dytë

Ish-modelja e “Victoria’s Secret” sjell në jetë fëmijën e dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com