GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori fantazmë i Tiranës do të “djegë” edhe 30 milionë euro deri më 2028

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare do të financojë kontratën koncensionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) për ndërtimin e inceneratorit fantazmë të Tiranës edhe 30 milionë euro për periudhën 2026-2028, sipas të dhënave zyrtare në projektbuxhetin e vitit 2026. Edhe pse impianti nuk po ndërtohet, qeveria vijon të kryejë pagesat me një korrektësi të lartë, nga të gjitha kontratat e tjera të investimeve publike. Këto pagesa vijnë në një kohë kur nuk është bërë asnjë investim për impiantin, ndërsa mbetjet e kryeqytetit vazhdojnë të depozitohen në landfillin ekzistues të Sharrës.

Ministria e Financave më parë justifikoi vazhdimin e financimeve me nevojën për të respektuar detyrimet kontraktuale dhe për të shmangur penalitetet, duke pranuar dobësitë e kontratës ku fondet disbursohen pa kuotat e punimeve. Kjo ndodh edhe pse ligji organik i buxhetit dhe një seri udhëzimesh nuk lejojnë pagesa buxhetore pa një situacion punimesh. Deri në 22 tetor 2025, buxheti ka dhënë mbi 8,9 miliardë lekë ose mbi 90 milionë euro për ndërtimin e objektit që nuk ekziston, sipas të dhënave nga Open Data Albania.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës përfshin çdo vit në planifikimet buxhetore shuma të konsiderueshme për shërbimin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve, ndërsa kontrata e inceneratorit parashikohet të përfshijë edhe fazën e djegies me prodhim energjie,  fazë që ende nuk ka nisur dhe deri tani ka djegur vetëm fondet publike. Qeveria Shqiptare në vitet 2016-2017 planifikoi ndërtimin e 3 incineratorëve në Elbasan me kapacitet 140 ton/ditë, në Fier me kapacitet 200 ton/ditë dhe Tiranë me kapacitet 920 ton/ditë.

Incineratorët në Elbasan dhe Fier janë financuar me skemën e Partneritetit Publik – Privat (PPP), tashmë janë jashtë funksionit pasi rezultuan tërësisht kontratat korruptive të vërtetuara nga hetimet e SPAK. Kontrata e inceneratorit të projektuar në Tiranë është aktive dhe financohet përmes një koncensioni 30 vjeçar me vlerën 128 milionë Euro, shumë kjo që alokohet tërësisht deri në vitin 2028 dhe deri më tani janë dhënë më shumë se 70 % e fondeve.

Qeveria programoi se kapaciteti i tre inceneratorëve së bashku është sa 43% e totalit të mbetjeve që gjenerohen në të gjithë vendin, por tani mosfunksionimi i tyre ka futur vendin në një emergjencë mjedisore dhe pa një vizion të qartë se do të vazhdohet, përderisa vitin që vjen mbetjet e gjeneruara në Përrenjas, Librazhd, Elbasan, Fier Lushnjë etj do të depozitohen në Shkodër.

Kjo mënyrë do të krijojë kosto të larta ta transportit, pasi me rrugën ekzistuese që lidh Shkodrën me pjesën tjetër të vendit ka gjithmonë shumë trafik. Qeveria ka projektuar të përdorë Shkodrën për të depozituar mbetjet e gjysmës së Shqipërisë, në një kohë ku hapësirat për landfille afër qyteteve të mëdha nuk janë ezauruar./Monitor

Etiketa: euroinceneratorKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin
Aktualitet

Pastrimi i parave/ Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

14:20 - 20/06/26
“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re
Aktualitet

“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re

14:05 - 20/06/26
Rama sulmoi protestuesit/ Reagon Këlliçi: Lidhu pas direkut, por anija jote fut ujë gjithandej dhe fundi dihet
Aktualitet

Rama sulmoi protestuesit/ Reagon Këlliçi: Lidhu pas direkut, por anija jote fut ujë gjithandej dhe fundi dihet

13:43 - 20/06/26
Para
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 13 Nëntor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

PAMJE mbresëlënëse me dron! Tirana nuk mban më, mijëra qytetarë në Bulevard për dorëheqjen e Ramës (VIDEO)

21:09 - 20/06/26

Qindra mijëra qytetarë kanë mbushur këtë mbrëmje Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët përreth, në një nga protestat më të...

Lexo më shumë
Bisedimet SHBA-Iran përballen me testin e parë në Zvicër

Bisedimet SHBA-Iran përballen me testin e parë në Zvicër

15:33 - 20/06/26
Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran

15:04 - 20/06/26
Raporti i UEFA-s dhe Nielsen, mbështetja për Kombëtaren shqiptare arrin në nivele rekord

Raporti i UEFA-s dhe Nielsen, mbështetja për Kombëtaren shqiptare arrin në nivele rekord

14:40 - 20/06/26
“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin

Pastrimi i parave/ Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

14:20 - 20/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabet