GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i shton dënimin Kokës, shpallet fajtor edhe Bllako

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i shton dënimin Kokës, shpallet fajtor edhe Bllako
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe e ka dënuar atë me 10 vite burg duke i shtuar edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi konvertohet në 6 vite e 8 muaj burg. Në Shkallën e Parë, Koka ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burg.

Edhe për Alqi Bllakon ka ndryshim vendimi, pasi Apeli i Posaçëm e ka shpallur fajtor për shpërdorim detyre duke e dënuar me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i konvertohet në 2 vite e 8 muaj burgim. Në Shkallën e Parë, Bllako ishte shpallur i pafajshëm për shpërdorim detyre.

Për Klodian Zoton, Mirel Mërtirin, Stela Gugallen, Pëllumb Abeshin, Jonida Zeqon, Bardhyl Çabirin dhe Serafin Papën nuk ka ndryshim të vendimit dhe qëndron në fuqi ai i Shkallës së Parë: Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri u dënuan me nga 10 vjet burg – 6 vjet e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Për administratoren e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k Stela Gugallja, u vendos 7 vjet burg – 4 vjet e 8 muaj me gjykim të shkurtuar. Me nga 4 vite burg u dënuan Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo që iu ulet në 2 vjet e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ishte SPAK që pas vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme vendosi që të ankimonte vendimin.

“Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si “peshkun e madh”, por nuk jam unë “peshku i madh”. Unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguajë biletat e udhëtimit Mirel Mërtiri”, u shpreh Lefter Koka gjatë një prej seancave gjyqësore.

Koka është dënuar edhe për dosjen e inceneratorit të Fierit me 10 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u dënua me  6 vite e 8 muaj heqje lirie.

Ndaj Kokës është caktuar një masë e tretë sigurimi edhe për inceneratorin e Tiranës ku dyshohet për “shpërdorim detyre”.

Sa i përket ish-deputetit Alqi Bllako edhe ai është marrë i pandehur për inceneratorin e Tiranës ku akuzohet për veprën penale të korrupsionit në dy raste.

Për opozitën, koka e aferës së inceneratorëve është kryeministri Edi Rama. Megjithatë kreu i qeverisë jo vetëm që nuk është akuzuar nga SPAK, por nuk është pyetur asnjëherë lidhur me çështjen.

Përsa i përket anës procedurale, një kritikë e bërë nga ekspertët e fushës ka qenë ndarja e hetimit në disa çështje.

Etiketa: Alqi Bllakoinceneratori i elbasanitKryesore1lefter koka

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Becchetti konfiskon 20 milionë eurot e para nga Shqipëria

Raporti i KLSH: Albcontrol me fonde të bllokuara deri në Mars 2025 për llogari të Becchetti-t

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com