GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit, shtyhet seanca/ Mbrojtja e të pandehurve kërkon më shumë kohë

16:14 - 22/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtyhet për në datën 6 korrik seanca e rradhës në GJKKO për inceneratorin e Elbasanit. Shkak për shtyrjen e seancës ishte kërkesa e disa prej të pandehurve, që kanë kërkuar më shumë kohë për realizimin e mbrojtjes. Në seancën e sotme ka paraqitur mbrojtjen e saj vetëm Jonida Zeqo.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar muaj më parë hetimet dhe ka çuar për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Mbi të gjithë personat më sipër rëndojnë akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Në seancën e mëparshme të zhvilluar në GJKKO, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka. Të njëjtin dënim SPAK kërkoi edhe për administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe nëse gjenden fajtorë do të vuajnë dënimin me 6 vite e 8 muaj burg për shkak se ndaj tyre është aplikuar gjykimi i shkurtuar. Koka akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion I zyrtarëve të lartë shtetërorë e pastrim parash.

Ndërsa për administratoren tjetër Stela Gugallja prokuroria kërkoi dënimin përfundimtar me 4 vite e 8 muaj. Ajo është ende në kërkim bashkë me Mërtirin e Zoton.

Ndërsa për ish-sekretarin e ministrisë së mjedisit Alqi Bllako, spak I kërkoi gjykatës dënimin me 4 vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe në fund dënimin me 2 vite e 8 muaj burgim. Edhe për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Serafin Papa, Bardhyl Çabiri e Jonida Zeqo u kërkua dënimi me 4 vite burg dhe nëse gjenden fajtor dënimin me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

Për Kokën, Bllakon dhe zyrtarët e tjerë spak kërkoi që për 5 vitet e ardhshme të mos ushtrojnë asnjë funksion publik. Sipas prokurorisë Lefter Koka në cilësinë e ministrit të Mjedisit ka dhënë me koncension dhe ka lejuar ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit duke përfituar rryshfet 3.7 milionë euro nga administratorët e kompanisë. Ndërsa Alqi Bllako në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë kanë organizuar procedurën për ngritjen dhe dhënien me koncensin të inceneratorit në kundërdshti me ligjin.

Prokuroria kërkoi edhe konfiskimin e kantinës së pijeve Gjergj Kastrioti në pronësi të Kokës si dhe 8 apartamenteve dhe sipërfaqe tokë në emër të personave të tjerë. Seanca e radhës do të zhvillohet me 1 qershor ku avoktatët do të paraqesin konkluzionet përfundimtare dhe më pas gjykata pritet të japë vendimin.

PRETENCA E SPAK

Lefter Koka 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8
Klodian Zoto 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8
Mirel Mertiti 10 me vite, gjykim i shkurtuar 6.8
Stela Gugallja 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8
Alqi Bllako 4 vite, gjykim i shkurtuar 2.8
Pellumb Abeshi 4 vite, gjykim i shkurtuar 2.8
Bardhyl Cabiri 4 vite, gjykim i shkurtuar 2.8
Jonida Zeqo 4 vite, gjykim i shkurtuar 2.8
Serafin Papa 4 vite, gjykim i shkurtuar 2.8

Etiketa: ElbasangjykimiinceneratorKryesore1

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Pas tre shekujsh spekulime, shkencëtarët zbulojnë kontinentin “e zhdukur”

Pas tre shekujsh spekulime, shkencëtarët zbulojnë kontinentin “e zhdukur”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com