GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori i Fierit detyron bashkitë të paguajnë 12 euro/ton për mbetjet

09:56 - 08/06/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 5 min
A A
Inceneratori i Fierit detyron bashkitë të paguajnë 12 euro/ton për mbetjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkitë e qarkut të Fierit do të rrisin kostot për depozitimin e mbetjeve të tyre urbane në landfillin e inceneratorit të Fierit, pasi administratori Faraudin Arapi ka vendosur që të aplikojë një tarifë porte prej 12 eurosh për ton nga 1 prilli i këtij viti.

Historia e rritjes së kostove fillon që në janar, kur gjashtë bashkitë e qarkut morën një marrëveshje të re nga kompania e sekuestruar, “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, bashkë me kushtin që nuk do të lejoheshin që t’i depozitonin mbetjet në landfill nëse nuk paguanin 12 euro ose 1400 lekë për ton.

BIRN mësoi se kryetarët e bashkive të Fierit, Lushnjes dhe Roskovecit e firmosën këtë marrëveshje dhe e miratuan atë në Këshillin Bashkiak në muajin mars, ndërsa bashkitë e Patosit dhe të Divjakës refuzuan fillimisht që ta firmosnin atë për mungesë fondesh.

Si pasojë, të dyja bashkitë iu rikthyen fushave të vjetra të plehrave, pasi inceneratori i Fierit u mbylli dyert për mospagim detyrimesh.

“Prej disa javësh bashkia e Patosit po i depoziton mbetjet në fushën e vjetër të mbeturinave për shkak të një ngërçi instituicional,” tha për BIRN Artiol Hoxha, drejtor i Shërbimeve Publike për bashkinë e Patosit.

Por kryetarja e bashkisë, Rajmonda Balilaj i tha BIRN të mërkurën se situata me tarifën ishte “një keqkuptim” dhe se ata kishin rënë dakord tashmë që t’i çonin mbetjet në inceneratorin e Fierit.

Mbetje të hedhura te fusha e vjetër e depozitimit të mbetjeve të bashkisë Patos, që u rikthye në punë nga bashkia pas tarifimit prej kompanisë së inceneratorit. Foto: Valbona Davidhi

Inceneratori i Fierit dhe kompania koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” u sekuestruan në mars të vitit 2022, pasi Prokuroria e Posaçme ngriti akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin socialist, Alqi Bllako si dhe biznesmenin Klodian Zoto. Gjashtëmbëdhjetë zyrtarë të tjerë ndodhen aktualisht në gjyq lidhur me akuza të ngjashme.

Pas sekuestrimit, inceneratori i Fierit administrohet nga Farudin Arapi nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Arapi i tha BIRN se tarifa prej 12 eurosh ishte e domosdoshme për mbarëvajtjen e punës.

“Ne bëmë llogaritjet për të vazhduar grumbullimin e mbetjeve dhe vendosëm një kosto minimale prej 12 euro për ton mbetjesh. Parashikimi në projekt për këtë tarifë është 25 euro për ton mbetjesh,” tha Arapi.

I pyetur për bllokimin e bashkive të Patosit dhe Divjakës, Arapi tha se ato nuk kishin paguar detyrimet.

“Ne i kemi lejuar gjithësesi këto bashki të depozitojnë mbetjet deri një muaj më parë, por tani u detyruam të mos i pranojnë më, pasi nuk kanë paguar detyrimet,” tha ai.

Fusha e mbetjeve dhe inceneratori i Fierit që po shërben vetëm si venddepozitimi. Foto:Valbona Davidhi.

Hot-spot mjedisor

Inceneratori i Fierit u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 32 milionë euro, por nuk është vënë asnjë ditë në punë dhe ende nuk djeg mbetje. Sipas administratorit Arapi, nevojiten edhe 2.8 milionë euro të tjera për ta vënë atë në punë; para që janë refuzuar të paguhen nga qeveria.

Depozitimi prej një viti e gjysmë i tonelatave të mbetjeve nga pesë bashkitë e qarkut të Fierit ka krijuar një pirg të madh plehrash të patrajtuara në këtë zonë dhe një rrezik të ri mjedisor.

“Kur e morëm në dorëzim inceneratorin, linja e diferencimit të mbetjeve nuk ishte gati. Ne pritëm një fond që ta vendosnim në punë, por nuk u miratua nga qeveria dhe  bëhet vetëm depozitimi i mbetjeve,” tha Arapi.

Punëtorë të inceneratorit të Fierit i thanë BIRN në kushtet e anonimatit se kapaciteti i vendeve të depozitimit është drejt limitit.

“Ka mbetur edhe një parcelë bosh, të gjitha të tjerat janë të zëna. Era e keqe ndjehet shumë, madje ka filluar të ndjehet edhe në fshat. Banorët ankohen,” tha punonjësi.

Por ndërsa landfillet e inceneratorit të Fierit janë në emergjencë, bashkitë e qarkut janë të kënaqura që e kanë hequr hallin e mbetjeve nga duart e tyre.

“Ne kemi dërguar rregullisht mbetje në incinerator, përveç disa ndërprerjeve të shkurtra si në rastet  kur punonjësit protestuan për pagat. Kemi pikën e grumbullimit pranë ish Azotikut, ku mblidhen mbetjet e më pas dërgohen në incinerator,” tha Fatjon Elezi nga bashkia e Fierit.

“Nuk është pjesë e jona se çfarë bëhet me mbetjet, pasi i dorëzojmë ato,” përfundoi ai.

Burimi: BIRN

Etiketa: inceneratorKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
VIDEO/ Çfarë po kurdisin Luizi dhe Dea? Dyshja shfaqen bashkë në publik

VIDEO/ Çfarë po kurdisin Luizi dhe Dea? Dyshja shfaqen bashkë në publik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com