GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori i Fierit, seanca në GJKKO shtyhet për në 11 shtator

16:17 - 06/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Lefter Koka: Akuza e SPAK idiote, prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtyhet për në 11 shtator vijimi i seancës për inceneratorin e Fierit. Në seancën e ditës së hënë, e cila do të nisë në orën 11:00 në GJKKO do të paraqesin mbrojtjen edhe 5 të pandehurit e tjerë.

Dosja e inceneratorit të Fierit kaloi për gjykim në GJKKO në mars të këtij viti. Në këtë dosje përfshihet edhe ish-deputeti Alqi Bllako, të cilin GJKKO e konsideroi funksionar publik dhe jo zyrtar të lartë, duke lehtësuar pozitën e tij sipas ligjit.

Nga ana tjetër, për supervizorin Arben Dervishaj ra akuza e shpërdorimit të detyrës. Gjithashtu gjykata ka pushuar çështjen ndaj Enver Sheshit pasi ky i fundit ndërroi jetë pak muaj më parë. Në një deklaratë për gazetarët, mbrojtësit ligjorë thanë se kanjë devijim të hetimit në lidhje me këtë çështje.

“Ka qenë detyrë e administratorit të ri dhe ministrit të ri që ka zëvendësuar Lefter Kokën. Është devijuar hetimi dhe kjo për mua është skandaloze. Nuk ka asnjë akt në dosje se kush e ka vendosur zëvendësimin e firmës.

Ekziston një vendim kur e kanë zëvendësuar si ortak nga Lefter Koka. Thotë që jam dakord që të zëvendësohet si ortak me kushtin që të përmbushë kushtet. Nuk e di kush ka qenë ministër në shtator. Nuk e di nëse është i përfshirë apo nuk ka marrë pëlqimin e kësaj ministri. A e kanë njoftuar ministrin? Këtë nuk e di. Ka devijim të hetimit. Nuk mund të ngrihet akuzë”, tha avokati.

Po ashtu, togat e zeza pushuan akuzën ndaj Robert Shabanit, pasi më herët ishte gjykuar njëherë për këtë akuzë dhe ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Për Klodian Zoton, rrjedhimisht bie akuza e korrupsionit të zyrtarëve të lartë duke u akuzuar për korrupsion të funksionarëve publik. E njëjta vepër rëndon e rikualifikuar për Arjola Kodrën e Giuseppe Ciaffaglione.

Në mbrojtjen e tij, Lefter Koka pretendon se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe se pagasat e ndërtimit të inceneratorit kanë filluar në vitin 2018, ndërsa ai është larguar nga posti i ministrit në 2017.

Ish-ministri u shpreh se akuzat ndaj tij bazohet në mendime personale të deputetes Monika Kryemadhi dhe jo në prova.

“Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Kriter themelor i proçesit penal. Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit”, ka thënë para trupës gjykuese Koka.

Ai ka kërkuar drejtësi duke theksuar se nuk do të rreshtë së kërkuari atë dhe se me prova dhe fakte do të provojë fajësinë e atyre që i hoqën lirinë duke sajuar prova të turpshme.

“Kjo strukturë nuk është kala ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni por është kala e çdo shqipëtari për të marrë Drejtësi.

Nuk do të rresht së kërkuari deri në frymën e fundit, jo vetëm në këtë gjykatë të provojë pafajësinë time. Me prova e fakte të provoj fajësinë e atyre që më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas duke sajuar prova të turpshme”, ka thënë ai ndër të tjera.

Lefter Koka akuzohet se ka konsumuar veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 e 25, 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.

“Meqënese nuk u provua asnjë shumë e përfituar, asnjë llogari bankare , asnjë aset i shtuar që nga viti 2010, prokurorët menduan të më akuzojnë për pastrim dhe të sekuestrojnë prona të përftuara që në vitin 2000.

Që nga viti 2003 kur mora edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Durrës, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe pronat që disponoj janë fryt i punës time të ndershme dhe jo i ryshfeteve, as i trafiqeve, as i prostitucionit e as i të qenit aksioner anonim në shoqëri ndërtimi, e për të atillë më njeh Durrësi qyteti im e më gjerë.

Do ngushëllohesha në izolim nëqoftëse kallëzimin do e kishte bërë cdokush tjetër Shqipëtar, por të bëhet nga ai cift famëkeq është e trishtë, e të besosh tek ata është si të investosh tek Sudja e Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.

Ndaj dua sot para jush të kërkoj drejtësi dhe drejtësia është vetëm një, e pa ndikuar nga interesa, e pa ndikuar nga akuza, e pa ndikuar nga opinioni pasi përndryshe një drejtësi e tillë rrit pasigurinë, humbet besimin e opinionit e unë do të jem viktima e radhës duke mos harruar se ajo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo”, ka thënë Koka gjatë seancës që u zhvillua sot.

Etiketa: GJKKOincenerator fierseanca

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
“Jep lekët ose të…”/ Zëvendësprokurori dhe ‘banda’ e tij, në telashe

“Jep lekët ose të…”/ Zëvendësprokurori dhe ‘banda’ e tij, në telashe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com