GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Inceneratori i Fierit, SPAK “harron” Arben Ahmetaj. Dyshimet mbi…

20:29 - 16/11/22
në Fact-Checking & Analize, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Inceneratori i Fierit, SPAK “harron” Arben Ahmetaj. Dyshimet mbi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit lëshoi të mërkurën 11 urdhër-arresti për aferën e inceneratorit të Fierit.

Një pjesë e këtyre urdhëra ishin përsëritje të arrestimeve të mëparshme, sidomos në rastin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetit socialist, Alqi Bllako.

Ndërkohë, në listën e urdhër-arresteve janë edhe disa “kamarierë” e “banakierë”, djem të rinj nga Durrësi, të cilët dyshohet se kanë krijuar kompani fictive për të kaluar miliona euro në llogaritë e bosëve të aferës.

Por, opinion publik e priti sërish me skepticizëm këtë zhvillim nga SPAK-u. Të dhënat e bëra publike ngrenë dyshime të forta se afera e inceneratorëve nuk është një vjedhje ordinere, por që shkon deri në majën e piramidës shtetërore, tek kryeministri Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë qeveritarë.

Një rast tejet i dyshimtë është ai i Arben Ahmetajt, që ka mbajtur poste kyçe në qeverisjen “Rama” dhe që ka pasur një rol super-aktiv në nënshkrimin e kontratave koncesionare me kompanitë fantazmë të krijuara nga Klodian Zoto-Stela Gugallja-Mirel Mërtiri.

“Gijotina.com” ka siguruar pjesë nga kallëzimet e dorëzuara në SPAK kundër Arben Ahmetajt, në të cilat jepen në mënyrë të detajuar ato që konsiderohen si “përgjegjësi penale” të ish.zv.kryeministrit shqiptar.

Roli i Ahmetajt

Në vitin 2016, qeveria “Rama”, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, shpall tenderin për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të mbetjeve urbane në qytetin e Fierit.

Kompania koncensionare zotërohet, në masën 70 përqind të saj, nga kompania “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier””, e cila nga ana e saj zotërohet në 70 përqind nga “Integrated Technology Service” e Klodian Zotos.

Në një audit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Dhjetor të vitit 2018, thuhet se “Kompania fituese konçesionare e riciklimit të mbetjeve në Fier, është regjistruar si operator për këtë shërbim në Qendrën Kombëtare të Licensimit (QKL) 15 ditë pas shpalljes së tenderit…”. (http://www.klsh.org.al/web/09_inceneratori_fier_4702.pdf)

Kontrata koncensionare është me afat 6-vjeçar dhe investimi fillestar është vlerësuar 28 milionë euro.

Procedurat e kësaj procedure të Partneritetit Publik Privat (PPP) kishin autoritet Kontraktor Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ndërkohë që ai ka dërguar shkresa të vazhdueshme informuese edhe Ministrit të Financave.

Fillimisht, në postin e ministrit ishte Shkëlqim Cani që arrin të shkëmbejë vetëm një shkresë me ministrin Koka në lidhje me këtë projekt. Më tej në krye të Ministrisë së Financave u emërua Arben Ahmetaj.

Ky i fundit, në letërkëmbimin e tij me ministrin Koka, në kundërshtim nga kërkesa e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 575, nuk merret me procedurën e ndjekur nga kolegi i tij i arrestuar tashmë, Lefter Koka.

Për kontratën me vlerë 30.6 mln euro, sot  paguar tërësisht nga buxheti i shtetit, ministri Ahmetaj nuk zbatoi procedurat e kërkuara nga Ligji 125/2013 neni 42 dhe as ato të VKM 575/2013 të nenit 17 dhe 22.

I vetmi shqetësim për Ministri Ahmetaj, të cilin ai e ka paraqitur në përgjigjet e tij, ka të bëjë me tavanet buxhetore dhe jo për atë që ka detyrë funksionale, pra për analizën e implikimit financiar që ka.

Nuk ka analizë kosto-përfitim

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton se autoriteti kontraktor nuk ka pasur një analizë kosto-përfitim “si një veprim të planifikuar që në thelb, që gjen, vlerëson dhe llogarit të gjithë faktorët pozitivë dhe më pas identifikon, vlerëson dhe zbret të gjitha shpenzimet, ku diferenca e përfitimeve dhe shpenzimeve ose kostove tregon nëse kjo vepër është e këllishushme”, pra nëse ka përfitim apo leverdi ekonomike.

Moskryerja e një veprimi të tillë, tregon se Ministria e Financave dhe ministri Ahmetaj nuk kanë operuar konform ligjit dhe VKM 575/2013, duke u dakortësuar me procedurën jo të ligjshme, të propozuar nga Ministri Koka.

Në analizën e mëtejshme që kryen KLSH në raportin e saj evidentohet se nga katër alternativat që ajo ka studiuar; metoda e Landfillit me riciklim është alternativa më e mirë përsa i përket leverdisshmërisë ekonomike.

Kjo formë respekton normat dhe standartet mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare, shkruhet në raport dhe gjithashtu sjell një vlerë neto prej 32.39 mln euro.

Nga ana tjetër, projekti i inceneratorit të Fierit, që u miratua edhe me dakordësinë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ka një vlerë totale neto të 32 milionë euro.

Fatura e fryrë e inceneratorit

Sakaq, sipas raportit të KLSH, kostoja për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Fierit dhe Prodhimit të Energjisë është disa herë më e lartë se kostot që rezultojnë nga ndërtimi i impianteve të tilla në BE.

Kosto e përllogaritur pasi ai ti kalojë në pronësi shtetit është 7.2 mln euro dhe për rrjedhojë kjo skemë e nxjerrë me humbje operimin e impantit.

Humbje të tilla dhe situata të tilla financiare që kanë rritur shpenzimet për një kontratë PPP që nuk ka analizë të kostove dhe që gjithashtu ka vendosur në rrezik buxhetin e shtetit, duke e përfshirë në një kontratë, nga e cila shteti del me një vlerë neto negative dhe me një kosto prej 7.2 mln eurosh që në ditët e para që ai i kalon në pronësi shtetit, tregojnë moskryrjen e detyrës funksionale të Ministrit Ahmetaj, në lejimin për t’u nënshkruar dhe për t’i dhënë rrugë procedurave të Inceneratorit të Fierit, duke sjellë një dëm të pallogaritshëm miliona Euro nga ky projekt.

Detyra e tij ka qenë ajo e analizës së plotë të këtij koncesioni/PPP nën frymën e VKM 575.2013 të nenit 19 dhe gjithashtu Ligjit 125/2013 neni 42.

Duke mbajtur parasysh objektin e kontratës Koncesionare dhe,  nëse edhe sot, pas disbursimit të të gjithë parave nga buxheti i shtetit, nuk është dorëzuar dhe vënë në funksionim inceneratori, një nga përgjegjësit kryesorë është Arben Ahmetaj.

Përzgjedhja e firmës fantazmë me mangësitë ligjore, financiare, në personel, makineri, eksperiencë, etj, tejkalimi i të gjithë parashikimeve ligjore të cilat vlejnë dhe janë në fuqi dhe janë miratuar pikërisht për të parandaluar situata të tilla.

Lejimi i supervizimit nga të njëjtën kompani në të tre inceneratorët Ave Consulting, me admistrator Arben Dervishaj dhe mungesa e qëllimshme nga ana e tyre në kryerjen e detyrës dhe parandalimin e situatës kaotike buxhetore që është shkaktuar.

Sot, ka plehra, por nuk ka inceneratorë. Ndërkohë që ekzistojnë dyshime të forta se fondet janë keqpërdorur me dashje dhe me qëllim vjedhjen e pasurisë shtetërore dhe qytetare.

Etiketa: FieritinceneratoriSpak

Lajme të lidhura

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25
Kukës/ Dy të plagosur nga të shtënat me armë, shpallen në kërkim 2 vëllezërit autorë
Aktualitet

Kukës/ Dy të plagosur nga të shtënat me armë, shpallen në kërkim 2 vëllezërit autorë

15:30 - 21/12/25
Ervin Salianji: PS bllokoi thirrjen e Ermal Beqirit, që kërkova në Komisioni Hetimor për TIMS-in
Breaking Views

Ervin Salianji: PS bllokoi thirrjen e Ermal Beqirit, që kërkova në Komisioni Hetimor për TIMS-in

15:00 - 21/12/25
Para
VIDEO/ Kosova shmang disfatën, barazim me 4 gola ndaj Armenisë

VIDEO/ Kosova shmang disfatën, barazim me 4 gola ndaj Armenisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com