GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ Berisha: 130 mln euro u zhdukën pa…

12:53 - 09/12/23
në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratori i Tiranës/ Berisha: 130 mln euro u zhdukën pa…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat foli për inceneratorin e Tiranës dhe lëshimi i 15 urdhër arresteve nga SPAK.

Sipas Berishës kjo ishte amnistia e vjedhjes së shekullit, ndërsa shtoi se nga kjo aferë janë zhdukur pa nam dhe nishan 130 mln euro. Më tej Berisha tha se Ermonala Felaj lajmëroi kryeministri Edi Rama për kompaninë fantazmë, por nuk u pengua që të firmosej shpërblimi me 8 pikë të një kompanie që nuk ekzistonte.

“Ashtu siç kisha paralajmëruar në mënyrën më të përsëritur në këë sallë, ndodhi amnistia e vjedhjes së shekullit, akti më kriminal në historinë e drejtësisë shqiptare. Dje, ose mbrëmë, Skapistët pas apoteozës dhe nxjerrjes së dhëmbëve njëkohësisht të Edi Ramës, shpallën amnistinë ndaj vjedhjes së shekullit nga Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Artur Metani, për aferën e cila shkon në total 1 miliard euro. Për aferën e djegësit të Tiranës që shkon në 30 vite, 1 miliard euro dhe që janë shpenzuar gjer sot rreth 130 milionë euro, pjesa dërrmuese të parave të taksapaguesve, kurse pjesa tjetër, para të biznesmenëve të detyruar nga Rama dhe Veliaj.

Këto nga Skapi dhe gjykata e partisë, u amnistuan.

U amnistuan edhe njëherë them në aktin më kriminal. Ata që amnistuan dje me vendimin e tyre për të arrestuar dy drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Tusha dhe Simixhiu, ata kryen një krim të shëmtuar.

Amnistia, në çdo kohë është atribut i parlamentit dhe jo kurrë i gjykatësve apo i prokurorisë. Ajo që ndodhi mbrëmë është akti më i pashembullt në tërë historinë që nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot.

Taulant Tusha dhe Simixhiu, janë dy zyrtarë të bashkisë, të caktuar nga bashkia në komisionin e dhënies me koncesion të djegësit të Tiranës. Në këtë komision, ata kanë vendosur që një kompani imagjinare, e cila nuk ekzistonte, një kompani fantazmë e quajtur Integrated Energy, e paregjistruar kund, t’i japin 8 pikë bonus pa garë, për djegësin e Tiranës.

Por ky është vetëm fillimi i historisë. E vërteta është se vendimi i KVO të Tiranës, e miraton me firmën e tij më datën 7 dhjetor 2016, në një vendim qeverie Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani.

E miratojnë vendimin, kryejnë krimin në gjakftohtësi të plotë sepse ishin të lajmëruar me shkresë zyrtarë nga ministrja Ermonela Felaj se kompania në fjalë nuk ekzistonte. Kompania Integrated Energy BV nuk ekzistonte.

Por ky njoftim me shkresë i një ministre, anëtare të kabinetit, nuk do pengonte Edi Ramën të firmoste me çdo çmim, shpërblimin me 8 pikë të një kompanie që nuk ekzistonte dhe që do të formohej 8 muaj më vonë, një ditë pasi shpallej fituese.

Tani, të besosh se Tusha dhe Simixhiu janë përgjegjësit kryesorë, është të besosh se Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi dhe Artur Metani, ishin në këtë rast drejtorë bashkie, kurse Tusha dhe Simixhiu ishin kryeministër dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Krimi i tmerrshëm ndodhi, me pasojë deri tani grabitjen e 130 milionë eurove, të zhdukura pa nam e nishan, jo pse firmosi Tusha dhe Simixhiu, por se firmosi Rama, Agaçi, Metani dhe ministrat.

Pra, nuk ka amnisti më kriminale sesa kjo”, u shpreh Berisha.

 

 

Etiketa: Inceneratori i TiranesSali Berisha

Lajme të lidhura

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Para
Kritika të forta ndaj Macron, zbuloni çfarë bëri ai

Kritika të forta ndaj Macron, zbuloni çfarë bëri ai

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë sërish, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka lëshuar akuza të forta...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com