GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, Hoxha: SPAK copëzoi hetimin për të mos prekur Veliajn

21:04 - 11/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratori i Tiranës, Hoxha: SPAK copëzoi hetimin për të mos prekur Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se SPAK nuk ka arritur dot të hetojë në nivele të larta, përfshirë Erion Veliajn, te inceneratori i Tiranës, dhe se e ka copëzuar hetimin duke vajtur deri te “peshqit e vegjël”.

Hoxha tha se bëhet fjalë për vjedhjen e miliona eurove nga taksapaguesit shqiptarë, për inceneratorin që nuk ekzsiton fare, të cilat më pas kanë financuar fushata elektorale dhe mediat e kapura, që i shërbejnë pushtetit.

Hoxha tha se afera e inceneratorëve ka shkaktuar edhe një luftë mes klaneve në PS.

“Më në fund, pas një beteje të opinionit publik dhe aktorë të tjerë të jetës politike dhe shoqërorë në vend, prokuroria ka vendosur të çojë çështjen në një nivel tjetër, pra të lëshojë masat e sigurisë, ta marrë persona nën hetim për inceneratorin e Tiranës.

Deri në këto momente i gjithë skepticizmi ka qenë në faktin që prokuroria nuk do të arrinte te inceneratori i Tiranës.

Sot së paku kemi më në fund masa sigurie të lëshuara nga gjykata në lidhje me 15 persona.

A është i mjaftueshëm ky numër? A janë këta personat e duhur? A ka persona më të rëndësishëm se këta, që kanë luajtur lojën dhe fshihen pas kësaj historie? Këto janë pyetje që nuk e kanë marrë përgjigjen me këtë veprim që ka bërë SPAK.

Si në të dy inceneratorët e tjerë, ka vënë një limit, ka shkuar deri në një shkallë dhe pastaj ka stopuar. Si në inceneratorin e Elbasanit, ashtu edhe në atë të Fierit, në momentin kur prokuroria dështoi për masë sigurie ndaj kryetarit të bashkisë së Fierit, e kam quajtur si dështim të mundësisë për të shkuar te personat e paprekshëm dhe të pandëshkueshëm.

Gjithmonë objektivi ishte inceneratori i Tiranës dhe bëhej fjalë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, minimalisht.

Me këtë material që ka vajtur në gjykatë, por edhe në rastet e mëparshme, ka plot të dhëna që një sy i vëmendshëm mund ta shohë që po të mblidheshin bashkë dhe të hetoheshin bashkë, do të kishim fabul më të saktë mbi atë që ka ndodhur dhe do të na ndihmonte të shkonim të koka e vërtetë e asaj.

Paratë e shqiptarëve ku kanë shkuar? Pse kanë shkuar aty? Kush ka patur përgjegjësinë për t’i ruajtur? Kush e ka vënë në lëvizje të gjithë mekanizmin e shtetit shqiptar që këto para të taksapaguesve më të varfër të kontinentit, të përfundojnë në xhepat e disa hajdutëve ordinerë, të cilët nuk e kanë bërë të vetëm. Këto kompani kanë shërbyer si ai “tubi” i madh për të mbajtur të furnizuar dhe vajisur si ata lart, duke filluar nga fushatat elektorale dhe duke përfunduar te mediat. Kë kanë financuar? Ata që kanë qenë pjesë e kësaj sipërmarrje të madhe.

Ne kemi vërtet 15 urdhër arreste, por janë një pjesë për njerëz që janë në burg dhe të dënuar. Ajo që pret opinioni publik, të hetohen kryetarë bashkie dhe ministra.

Më në fund sot, vijmë tek përgjigja të cilën e shmangëm gjatë fushatës së 14 majit, Tirana, ndryshe nga Elbasani dhe Fieri, nuk ka fare inceneratorë. Ajo kontrata është 128 milionë euro. Mes të arrestuarve kemi pensionistë, zyrtarë që kanë zbatuar urdhra. Gjëja më e mirë që na ka dhënë ky vendim, është ideja e qartë që brenda mazhorancës kemi betejë shumë të ashpër mes klaneve aty.

Nga njëra anë është Erion Veliaj me të vetët dhe nga krahu tjeër, janë disa ministra dhe ish ministra, që kanë folur me vendime dhe ne kemi parë që disa ministra e kanë kundërshtuar këtë gjë.

Nga krahu tjërtër, kryetari I Bashkisë e ka marrë përsipër ta financojë.

Sot jemi para faktit të kryer që nuk ka nevojë për hetim, por vetëm ndiq vendimet dhe përgjigjet që kanë dhënë ministrat e mazhorancës vetë. Brenda qeverisë ka patur përplasje.

Pse u nënshkruar kontratat? Duhet parë fuqia madhorë që ka prevaluar te dy palët që ishin në betejë. Fuqia madhore është ai lart, kryeministri”, tha Hoxha.

Etiketa: HoxhaSpakVeloiaj

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Festivali, Maria De Filipi: Kledi Kadiu, moderatori i “Sanremos”…

Festivali, Maria De Filipi: Kledi Kadiu, moderatori i “Sanremos”...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës
Breaking Views

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26

Kreu i PD Sali Berisha nga Brukseli foli për integrimin, raportin e PD me partitë Popullore Europiane, si edhe raportin...

Lexo më shumë
Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

19:40 - 18/03/26
“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

19:25 - 18/03/26
Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com