GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, sprova e madhe e SPAK

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratori kopil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ola Xama

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për çështjen e inceneratorëve nuk mund të quhen ende se kanë marrë rrugën e duhur dhe se arrestimi/ kërkesa për arrestim e disa zyrtarëve që kanë patur peshë në politikën e vendit nuk mjafton.

Unë nuk jam te grupi i atyre që mendojnë se nëse një person ka qënë i përfshirë, por jo “koka” e tyre, duhet të amnistohet. Drejtësia të shpëton për sa kohë tregon bashkëpunëtorët, në të kundërt edhe 1 lek të kesh marrë nga buxheti apo koncesionarët në dëm të parave të qytetarëve – vendi është pas hekurave. Kjo shërben për të vendosur precedentin e frikës të zyrtarit dhe frenon në të ardhmen arrogancën e pushtetarëve “të paprekshëm”.

Megjithatë po të nisemi nga interpretimi në rrafshin juridik dhe ekonomik të mënyrës se si ka punuar deri më sot SPAK, mbeten dy sfida të forta në hetimin e inceneratorëve që institucioni të perceptohet i pavarur e të ketë mbështetjen e opinionit publik:

– Hetimin dhe veprimin e menjëhershëm për inceneratorin e Tiranës. Media ka vërtetuar me dokumenta se pronarët e këtij koncesioni janë të lidhur me ata të Fierit dhe Elbasanit: Zoton, Gugallen dhe Mërtirin. Tirana ka marrë deri tani 63 milion euro nga institucionet publike dhe 40 milion euro të tjera nga palët private, por incenerator nuk ka. Pra, dhjetra milion euro derdhen çdo vit, kontrata nuk zbatohet, krimi ndodh dhe të gjithë rrinë spektatorë.

– Sprova e dytë është hetimi gjithëpërfshirës. A janë vetëm Ahmetaj, Bllako, Koka dhe disa zyrtarë që kanë përgjegjësi për këtë aferë? Përse hetimi është ndarë në disa procedime dhe nuk është bërë i plotë? Siç pyeti dhe vetë përpara disa kohësh ish-zv/kryeministri Ahmetaj: A mundet një ministër i vetëm të mbledhë qeverinë dhe të kalojë brenda 1 dite disa vendime për incenertorët? Kush ka qënë autoriteti kontraktor në procedurën e inceneratorit të Tiranës dhe Fierit? Përse nuk hetohen titullarët e ministrisë përgjegjëse për kontratat, zhvillimin e tenderit dhe dhënien e pagesave që vazhdojnë edhe sot kur kontrata ka shkelje? A është bashkia e Tiranës dhe ajo e Durrësit dhe Kavajës që po paguajnë sot koncesionarin duke parë që nuk ka incenerim por groposje? A e dinë sot të gjithë që dhe depozitimi po bëhet jashtë standardeve dhe po helmohemi të gjithë?

Ndaj për mua hetimi për Arben Ahmetaj nuk është zgjidhja e çështjes së inceneratorëve. Ai mund të ketë marrë pagesa nga njerëz të lidhur me këto koncesione, të ketë pasuri të padeklaruar dhe para korrupsioni për të cilat duhet të përgjigjet, por ky hetim nuk zgjidh lëmshin e skemës dhe as ndal paratë tona që digjen përditë aty.  Është njësoj si të bjerë flaka në një pallat dhe zjarrfikësit të merren me shtëpitë që janë djegur.

Etiketa: hetimeinceneratorSpakTirane

Lajme të lidhura

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00
Aktualitet

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët
Aktualitet

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26
Para
Sejamini: Ligji për investimet strategjike po merr pronat në Jug

‘Rama ka kriminalizuar Krujën dhe F. Krujën për një deputet më shumë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00
Aktualitet

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka njoftuar organizimin e një marshimi solidariteti në mbështetje të studentëve, pas dhunës së ushtruar...

Lexo më shumë
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Tetor 2026

07:36 - 20/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi motit për sot, 20 Tetor 2026

07:35 - 20/10/26
Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com