GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori, SPAK drejt një urdhër-arresti tjetër për Erion Veliajn – Detajet

19:32 - 18/02/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata në Kuvend/ Kush po e komandon Erion Veliajn nga burgu?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa SPAK, finalizoi në 9 shkurt 2025 një hetim me objekt pasurinë dhe korrupsionin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke çuar në arrestimin e tij dhe bashkëshortes Ajola Xoxe, një tjetër dosje voluminoze pritet të sjellë probleme ligjore për Veliajn.

Probleme këta që tregojnë se shumë shpejt SPAK, do finalizojë një tjetër aksion arrestimesh, ku në fokus të masave të sigurimit për arrest do jetë sërish Erion Veliaj për “Shpërdorim detyre” dhe zyrtarë të tjerë e biznesmenë.

Kjo dosje pritet të kthehet si çështja nr. 2 kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për një dosje penale që mban Nr. 255, ku në fokus ka kontratën financiare për ndërtimin e landfillin dhe inceneratorit të Tiranës.

Kjo është një dosje, ku SPAK ka zbuluar një gropë të zezë financiare, ku megjithëse nga ana e bashkisë Tiranë që drejtohej nga Erion Veliaj, janë paguar dhjetëra milionë euro për ndërtimin e objektit të inceneratorit, asnjë objekt i tillë deri më tani nuk është ndërtuar në teren.

Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Hapi i parë i rëndësishëm për këtë çështje është hedhur në 28 korrik 2023, kur me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme miratoi sekuestrimin e kompanisë “Integrated Energy BV SPV” dhe aseteve të saj, kompani kjo që ishte shpallur fituese për ndërtimin e inceneratorit.

Tashmë hetimet kanë përparuar ndjeshëm, ku prokurorët e SPAK kanë nxjerrë në dritë një mekanizëm të ndërlikuar transaksionesh të cilat tregojnë dyshime të forta për implikimin në veprime kriminale të zyrtarëve të bashkisë së Tiranës dhe abuzimin me detyrën të kryebashkiakut Veliaj.

/Ora News/

Etiketa: Erion VeliajInceneratori i TiranesKryesore1

Lajme të lidhura

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det
Aktualitet

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin
Aktualitet

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

09:09 - 22/02/26
Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga
Aktualitet

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

08:52 - 22/02/26
Para
“Bota është në rrezik”, Trump del vullnetar që të negociojë me Putin

Takimi Rusi-SHBA në Riad, Lavrov: Trupat e huaja në Ukrainë, vija jonë e kuqe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det
Aktualitet

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka dhunuar brutalisht...

Lexo më shumë
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

09:09 - 22/02/26
Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

08:52 - 22/02/26
Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

08:32 - 22/02/26
Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

07:45 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com