GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Incidentet në derbi, ndëshkohen Partizani e Tirana. Zbardhet vendimi i Disiplinës

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Derbi i Kryeqytetit… me “1 milion arsye” për t’u fituar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet për javën që lamë pas në Superiore dhe kategoritë inferiore. Subjekt i këtij organi të drejtësisë sportive në vend ka qenë edhe derbi i kryeqytetit.

Përmes një njoftimi në websiten zyrtar, FSHF-ja ka treguar vendimet e marra, ku në sy bien masat ndëshkimore të Partizanit dhe Tiranës.

Të kuqtë janë dënuar në masën 300 mijë lekë, duke mos i shpëtuar dënimit as Gjelbrim Taipi. Mesfushori është dënuar me gjobë 100 mijë lekë për ndezje flakadanësh në fushë.

Sakaq bardheblutë janë ndëshkuar me gjobë prej 400 mijë lekësh, si dhe të dy klubet duhet të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara nga tifozëritë.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS:

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, si dhe lejimin e personave të paautorizuar për të hyrë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/a, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Lojtari i FK Partizani, Gjelbrim Taipi, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke ndezur flakadanë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 3/d, 6/1/c, 6/4 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KS Besa, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të nenit 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i KF Sopoti, Erando Seferi, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 3 (tre) javë pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Turbina, Samet Gjoka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KSSH Veleçiku, Emiliano Mehmetaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FK Tërbuni, Alfred Pjetri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) javë pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Shënkolli, Donald Kacorri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) javë pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FK Parizani U-14, Ermal Serjani, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Parizani U-14, Ilirnik Prebibaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Parizani U-14, Nohel Hasa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Delvina, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin e dytë 1/32 të Kupës së Shqipërisë, kundër KF Skënderbeu, në bazë të nenit 16/1 të KDE dhe nenit 36/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana, Murselo Dervishi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Turbina, Vladimir Gjoni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Etiketa: DerbidisiplinaPartizaniTirana

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
Gol nga gjysmëfusha, mesfushori shqiptar i shtang të gjithë (VIDEO)

Gol nga gjysmëfusha, mesfushori shqiptar i shtang të gjithë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com