GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Incidenti i Kanalit të Korfuzit, studimi i Auron Tares: Shqipëria s’ishte fajtore!

18:18 - 14/11/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Incidenti i Kanalit të Korfuzit, studimi i Auron Tares: Shqipëria s’ishte fajtore!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Shkencor të UNESCO-s për pasuritë Botërore Nënujore, Auron Tare, në një studim të fundit për shqiptaro-amerikanët, i cili u prezantua në Universitetin e Havardit mbrëmjen e kaluar, ka dalë në konkluzionin se Shqipëria nuk ishte fajtore për incidentin e Kanalit të Korfuzit ndodhur me britanikët në vitin 1946.

Sipas Z. Tare Shqipëria humbi betejën ligjore në Hage, por duhet të fitojë betejën historike përpara brezave duke vërtetuar se pavarësisht kontekstit politik të kohës, Shqipëria nuk ishte fajtore në këtë çështje me rendësi ndërkombëtare

Zbulimet e fundit të kryera nga ekspedita shqiptaro- amerikane e kërkimeve nën ujore dhe gjetja e Bashit të anijes Britanike Volage në ujërat territoriale shqiptare, ka rihapur edhe një here temën mbi atë ngjarje historike të 1946 të njohur si “Incidenti i Kanalit te Korfuzit”.

Prezantimi i zbulimeve te reja nënujore në ujërat e Sarandës si dhe i dokumentacionit të deklasifikuar i arkivave britanike ka risjellë në vëmendjen e të pranishmeve fakte të reja nga ky konfrontim midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë.

Duhet thënë se beteja ligjore që pasoi këtë incident ushtarak midis dy vendeve ka hyre ne histori për një seri precedentësh, një pjesë e te cilave studiohen edhe ne Fakultetin e Drejtësisë Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit. Por ajo që është me e rëndësishme për historianet e fushës qëndron në faktin se ky incident konsiderohet si përballja e parë midis ish aleateve të Luftës së Dytë dhe fillimi i epokës historike qe dominoi gjysmën e shek të 20-të, e njohur si “Lufta e Ftohte”.

Konkluzionet e arritura nga ekspedita shkencore shqiptaro- amerikane janë prezantuar edhe më parë nëorganizata të rëndësishme Botërore, si National Geographic, Explorers Club, Instituti Amerikan i Arkeologjise etj. Pjese e këtij Misioni Shkencor janë gjithashtu Profesor James Delgado ish Drejtor i Përgjithshëm i NOAA, dhe James Goold jurist i njohur i te drejtës Ndërkombëtare Detare.

HISTORIA E INCIDENTIT TE KANALIT TE KORFUZIT

Incidenti i kanalit të Korfuzit ndodhi ne 22 tetor 1946 përballe Gjirit te Sarandës ku 4 anije britanike ranë në mina detare duke humbur 44 marinarë. Humbja me e madhe e Marinës Mbretërore pas Luftës së Dytë Botërore. Britania e Madhe e çoi çështjen në Këshillin e Sigurimit duke pretenduar se anijet po kryenin një kalim paqësor.

Nga Këshilli i Sigurimit kjo çështje u dërgua ne Gjykatën e Hagës ku pas dy vjetësh Gjykata vendosi të dënoje Shqipërinë si fajtore për minimin e kanalit lundrues ndërkombëtar. Shqipëria nuk e pranoi këtë verdikt dhe Britania konfiskoi arin e rezervës shtetërore. Për mbi 40 vjet të dyja vendet nuk kishin marrëdhënie diplomatike te cilat pengoheshin nga zgjidhja e Verdiktit të Gjykatës se Hagës.

Mbas vitit 90-te dhe pranimin e fajit nga Qeveria Shqiptare post komuniste, të dyja vendet rivendosen marrëdhëniet duke zgjidhur përfundimisht edhe çështjen e arit të konfiskuar. Por me zbulimet e reja ne Gjirin e Sarandës ky verdikt i Gjykatës vihet ne dyshim duke vërtetuar se Shqipëria u provokua nga anijet Britanike.

Etiketa: Auron TareKanali KorfuzitShqiperiaUNESCO

Lajme të lidhura

Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme
Aktualitet

Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme

07:45 - 25/12/25
Pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale, lahuta shpallet zyrtarisht në UNESCO
Aktualitet

Pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale, lahuta shpallet zyrtarisht në UNESCO

13:17 - 09/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
Habit Tammy Abraham, ja çfarë më ka kërkuar Murinjo të bëhem

Habit Tammy Abraham, ja çfarë më ka kërkuar Murinjo të bëhem

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Aktualitet

Frikë nga takimi i Salianjit në Shkodër, njoftimi me sms i anëtarëve: Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike

13:28 - 27/12/25

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar publikisht lidhur me spekulimet e ditës së sotme mbi organizimin e një...

Lexo më shumë
Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”

Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”

13:15 - 27/12/25
Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t

Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t

12:59 - 27/12/25
Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?!

Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?!

12:45 - 27/12/25
“Reformë apo teatër?” BBC shkrim për Diellën: Rama thotë se ajo do t’i vërë në presion ministrat e tjerë

Qeveria pushon, bizneset vuajnë: Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet

12:30 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com