GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Incidenti në Bulqizë, Mziu: Anëtarët e PD-së u goditën, policia palë me PS

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhelal Mziu plane për të rimarrë Kamzën: Jam i gatshëm të lë mandatin e deputetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së Xhelal Mziu ka reaguar në lidhje me referimin e dokumenteve në SPAK ndaj tij dhe nipit të tij, pasi akuzohen nga policia se kanë goditur me grushte një 33-vjeçar.

Në një status në Facebook, Mziu shkruan se gjithçka është e inskenuar dhe se 33-vjeçari i dhunuar është punonjës i ndihmës ekonomike dhe se ka kërcënuar të pranishmit në mitingun e PD se do t’i hiqte nga skema.

Ndërsa më tej Mziu thekson se i ka kërkuar punonjësit bashkiak që të largohej, por ky i fundit ka njoftuar përfaqësues të PS-së, të cilët më pas kanë dhunuar verbalisht kreun e FRPD Bulqizë dhe kanë goditur pas shpine kryetarin e PD Bulqizë, Shaqir Manjani.

“Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë”, thekson Mziu.

Postimi i plotë i Xhelal Mziut:

Nisur nga deklaratat politike të policisë së qarkut të Dibrës lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Ostren të Bulqizës sqarojmë se situata ka qenë totalisht ndryshe, nga çfarë deklaron Policia.

Së pari dua të të them që në çdo takim që kam realizuar në qarkun e Dibrës, strukturat lokale të Partisë Socialiste me Kryetar njësishë administrative, punonjës të ndihmës ekonomike përpërfaqësues të strukturave të arsimit, shëndetsisë, policisë, etj vazhdimisht kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos vijnë në takimet tona, apo të largohen teksa i pikasin në këto takime. Janë me dhjetra qytetarë të kësaj që jo vetëm si kandidat i opozitës, por edhe si deputet më kanë shprehur këto shqetësime.

Këto sjellje arrogante dhe kriminale të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste u shtuan edhe më shumë ditët e fundit, në takimet e realizuar dje në Trebishtë në orën 09.00 dhe akoma më keq në Ostren në orën 11.30.

Në takimin e Ostrenit, në mënyrë demonstrative, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.

Pas shqetësimit që ngritën vetë banorët e kësaj zone, kam komunikuar me personin në fjalë që rrinte përpara vendit të takimit, dhe i kam kërkuar të mos intimidojë qytetarët, e aq më tepër të mos përdorë pozicionin e punës për shantazhimin e qytetarëve me heqjen e ndihmës ekonomike në rast të mbështetjes dhe votimit për Partinë Demokratike. Madje e kam paralajmëruar se për veprimet e tij të paligjshme do ta kallëzoj në Prokurori. Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka  konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.

Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.

Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë.

I bëjmë thirrje SPAK të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.

Bërja palë e Policisë në ngjarjen kriminale të goditjes së opozitës, shtohet edhe më shumë për faktin se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste.

I bëjmë thirrje punonjësve të bashkive dhe policisë që të mos intimidoni dhe kërcënoni qytetarët.

Sigurojmë qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe policisë së shtetit nuk do të na trembin.

Etiketa: fushata 2025PDPSXhelal Mziuzgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

Ali Ahmeti vihet në shërbim të  Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

Ali Ahmeti vihet në shërbim të Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

10:08 - 25/06/26
Qytetarët kanë mbushur sheshet, Rama boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’
Aktualitet

Qytetarët kanë mbushur sheshet, Rama boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:44 - 25/06/26
Zyrtarë të BE “zbarkojnë” në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Më 28 qershor do të jem me ju në protestë!
Aktualitet

Zyrtarë të BE “zbarkojnë” në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Më 28 qershor do të jem me ju në protestë!

08:59 - 25/06/26
Para
Denoncohet në SPAK kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu

Denoncohet në SPAK kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ali Ahmeti vihet në shërbim të  Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

Ali Ahmeti vihet në shërbim të Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

10:08 - 25/06/26

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka sulmuar protestën e qytetarëve në Shqipëri, dhe i ka dalë në mbrojtje Edi Ramës....

Lexo më shumë
Qytetarët kanë mbushur sheshet, Rama boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

Qytetarët kanë mbushur sheshet, Rama boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:44 - 25/06/26
Zyrtarë të BE “zbarkojnë” në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Më 28 qershor do të jem me ju në protestë!

Zyrtarë të BE “zbarkojnë” në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Më 28 qershor do të jem me ju në protestë!

08:59 - 25/06/26
Skandali/ Rasti i dytë brenda pak javësh, helmohen përsëri nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

Skandali/ Rasti i dytë brenda pak javësh, helmohen përsëri nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

08:41 - 25/06/26
Ish-ministrat socialistë ngrihen kundër kryeministrit: Ta nxjerrim partinë nga llumi ku e futi Rama

Ish-ministrat socialistë ngrihen kundër kryeministrit: Ta nxjerrim partinë nga llumi ku e futi Rama

08:34 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetUltrabetcasibom girişpiabellacasinojojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet