GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Indeksi i World Justice Project: Shqipëria, më e korruptuara në Europë

07:44 - 24/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Indeksi i World Justice Project: Shqipëria, më e korruptuara në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për të shtatën vit radhazi shteti i së drejtës ka rënë në nivel global, sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit 2024, publikuar nga World Justice Project.

Këtë vit, sundimi i ligjit u dobësua përsëri në shumicën e vendeve të anketuara (57%).

Megjithatë, të dhënat e Indeksit sugjerojnë gjithashtu se recesioni global i sundimit të ligjit po ngadalësohet dhe se progresi është i mundur.

Shqipëria renditet në vendin e 89 nga 142 vende në mbarë botën. Rajonalisht, Shqipëria renditet e 10-ta nga 15 vende në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Vendi ynë performon më dobët në treguesin e “Mungesës së Korrupsionit” , duke u renditur në vendin e 107, që tregon për një nivel të lartë korrupsioni.

https://worldjusticeproject.org/rule-of-law-index/country/2024/Albania

Mungesa e korrupsionit llogaritet nga këto faktorë:

2.1 Zyrtarët e qeverisë në pushtetin ekzekutiv nuk i përdorin funksionet publike për përfitime private

2.2 Zyrtarët e qeverisë në degën e drejtësisë nuk i përdorin funksionet publike për përfitime private

2.3 Zyrtarët qeveritarë në polici dhe ushtri nuk i përdorin funksionet publike për përfitime private

2.4 Zyrtarët e qeverisë në degën legjislative nuk i përdorin funksionet publike për përfitime private

Të anketuarit shqiptarë nuk bien dakord që në vend ka mungesë korrupsioni, përkundrazi, Shqipëria perceptohet si më e korruptuara në Europë. Ky është treguesi që ka marrë më pak pikë (37). Shqipëria perceptohet si më e korruptuara në Europë, duke lënë pas vetëm Ukrainën. Pas Shqipërisë, perceptimi më i lartë për korrupsionin është më Serbi (vendi i 93), Bosnjë Hercegovina (80), Maqedonia e Veriut (71), Kosova (65). Në rajon, perceptimin më të ulët për korrupsionin e kanë malazezët (62).

Shqipëria hyn në zonën e kuqe të korrupsionit, ku zbatimi i rregullave të lojës është i dobët.

Shqipëria dhe tendencat botërore  

Që nga viti 2016, një recesion global i shtetit ligjor ka prekur 77% të vendeve të studiuara, përfshirë Shqipërinë.  Indeksi ndërtohet në bazë të 8 faktorëve: Kufizimet në kompetencat e qeverisë; Mungesa e Korrupsionit; Qeveri e hapur; Të drejtat themelore; Rendi dhe Siguria; Zbatimi Rregullator; Drejtësia Civile; Drejtësia Penale.

Në nivel global, rëniet u nxitën kryesisht nga tendencat autoritare. Ndërmjet viteve 2016 dhe 2024, faktori i indeksit që mat Të drejtat Themelore ra në 81% të vendeve, përfshirë Shqipërinë.

Gjatë shtatë viteve të fundit, pikët e Indeksit për Kufizimet mbi Kompetencat e Qeverisë kanë rënë në 77% të vendeve, përfshirë Shqipërinë. Në mbarë botën, legjislaturat, gjyqësori dhe shoqëria civile, duke përfshirë mediat kanë humbur të gjitha terren në kontrollin e pushtetit ekzekutiv, tregon Indeksi.

Nga ana tjetër është bërë një farë progresi globalisht në luftën kundër korrupsionit ndërmjet viteve 2023 dhe 2024. Këtë vit, 59% e vendeve panë rezultatet e tyre të indeksit për mungesën e korrupsionit të përmirësuara, përfshirë Shqipërinë.

“Pas viteve të rënies së sundimit të ligjit, mund të jetë e lehtë të përqendrohesh te ana negative. Por të bësh një gjë të tillë do të thotë të injorosh arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe punën e vështirë që po ndodh për të përmirësuar sistemet e drejtësisë globalisht,” tha bashkëthemeluesi dhe presidenti i WJP, William H. Neukom.

Krahasuar më Ballkanin Shqipëria lë pas vetëm Serbinë (94), ndërsa vendet e tjera kanë rezultate më të larta. Konkretisht Maqedonia e Veriut në vendin e 67, Kosova në vendin e 58 dhe Mali i Zi në vendin e 56.

Tendencat shqetësuese autoritare vazhdojnë

Vitin e kaluar, kishte disa shpresa se tendencat autoritare globale kishin filluar të ngadalësoheshin. Pavarësisht kësaj, indeksi i këtij viti gjen rënie më të gjera dhe më të thella në dy faktorë kritikë të Indeksit: Të drejtat themelore dhe kufizimet mbi kompetencat e qeverisë.

Implikimet afatgjata janë shqetësuese. Midis 2016 dhe 2024, njerëzit në 81% të vendeve kanë humbur mbrojtjen për të drejtat e tyre themelore. Për më tepër, 77% e vendet tregojnë një dobësim të kontrolleve dhe balancave qeveritare, duke përfshirë mbikëqyrje nga legjislaturat, gjykatat, shoqëria civile dhe media. Mbi 6 miliardë njerëz tani jetojnë në vende ku sundimi i ligjit është më i dobët se sa ishte 2016.

“Në çdo cep të botës, ne vazhdojmë të shohim lider që konsolidojnë autoritetin e tyre”, shtoi Neukom.

Renditja globale

Indeksi i Sundimit të Ligjit të WJP bazohet në anketat e ekspertëve dhe familjeve për të matur sundimin e ligjit në 142 vende dhe juridiksione, duke mbuluar 95% të popullsisë së botës.

Vendi me rezultate më të larta më i renditur në Indeksin e Sundimit të Ligjit të këtij viti është Danimarka, e ndjekur nga Norvegjia (2), Finlanda (3), Suedia (4) dhe Gjermania (5). Pesë vendet e para të renditura mbeten të pandryshuara nga viti 2023. Vendet me rezultate më të dobëta në sundimin e ligjit janë Venezuela (142), Kamboxhia (141), Afganistani (140), Haiti (139) dhe Mianmari (138)./Monitor

Etiketa: korrupsionKryesore1Shqiperi

Lajme të lidhura

Aksident tragjik në Portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën në anijen panameze
Aktualitet

Aksident tragjik në Portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën në anijen panameze

18:45 - 07/12/25
Fëmija shqiptar u sulmua për vdekje nga qeni pitbull, familja kishte një strehë për mbrojtjen e kafshëve
Aktualitet

Fëmija shqiptar u sulmua për vdekje nga qeni pitbull, familja kishte një strehë për mbrojtjen e kafshëve

16:01 - 07/12/25
Shqiptari shpërthen qelinë në Itali dhe zhduket pa gjurmë, arratisja për herë të katërt nga burgu
Aktualitet

Shqiptari shpërthen qelinë në Itali dhe zhduket pa gjurmë, arratisja për herë të katërt nga burgu

15:15 - 07/12/25
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Tetor, me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte shpallur e zhdukur një ditë më parë, gruaja gjendet pa shenja jete në lumin Bistrica
Breaking Views

Ishte shpallur e zhdukur një ditë më parë, gruaja gjendet pa shenja jete në lumin Bistrica

19:09 - 07/12/25

Në lumin Bistrica në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, e cila...

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën në anijen panameze

Aksident tragjik në Portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën në anijen panameze

18:45 - 07/12/25
Kategoria e Parë/ Pogradeci fiton me supergol në minutën e fundit ndaj Skënderbeut, 4 fitore të skuadrave udhëtuese

Kategoria e Parë/ Pogradeci fiton me supergol në minutën e fundit ndaj Skënderbeut, 4 fitore të skuadrave udhëtuese

18:32 - 07/12/25
Derbi Tirana-Partizani/ Shpërthen festa e kuqe në “Arenën Kombëtare”, ‘Demat’ në avantazh për 7 minuta

Derbi Tirana-Partizani/ Shpërthen festa e kuqe në “Arenën Kombëtare”, ‘Demat’ në avantazh për 7 minuta

18:15 - 07/12/25
Cagliari i blokon rrugën Romës në garën për titull, “verdhekuqtë” mposhten në transfertë

Cagliari i blokon rrugën Romës në garën për titull, “verdhekuqtë” mposhten në transfertë

17:23 - 07/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com