GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Indeksimi 4.1% nuk përmirëson jetesën e pensionistëve”! Ekspertja: Pensioni iu mbulonim vetëm 50% të kostove mujore

13:13 - 19/09/24
në Fact-Checking & Analize, Intervista, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
“Indeksimi 4.1% nuk përmirëson jetesën e pensionistëve”! Ekspertja: Pensioni iu mbulonim vetëm 50% të kostove mujore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Indeksimi  i pensioneve me 4.1% nuk jep asnjë efekt të dukshëm në të ardhurat e pensionistëve! Kështu shprehet për Gijtoina.com ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi. Që në ditën kur ISSH bëri publik propozimin për indeksimin e pensioneve me 4.1 % që pritet të nis në muajin tetor, kudo në media e nëpër panele po flitet për këtë vendim.

Vërtet indeksimi i pensioneve për këtë kategori më të varfër në vend është një hap pozitiv, por duhet të jetë i plotë që të ketë efekt.

A kemi në këtë rast një indeksim të efektshëm? A do të përmirësojë ky indeksim të ardhurat dhe si rrjedhojë jetesën e pensionistëve në vend?

Për të sqaruar çdo pikë mbi këtë çështje ne kemi kontaktuar me eksperten e ekonomisë, Romina Radonshiqi, e cila së pari vë në dukje faktin se indeksimi i pensioneve nuk është një punë për t’u mburrur pasi ligji kërkon që pensionet të indeksohen çdo vit, dhe në vitet e mëparshme ka ndodhur në pranverë. Pra këtë vit jemi disa muaj me vonesë, çka është në dëme të pensionistëve.

“Indeksimi i pensioneve bëhet çdo vit në Shqipëri dhe konsiderohet si një e drejtë për të përfituar pensionistët, por referuar viteve të mëparshme ky indeksim është aplikuar në pranverë. Konsiderohet si indeksim i vonuar në kohë. Indeksim 4,1% nuk zbut varfërinë e target grupit me të ardhura më te ulëta në vend. Bazuar në ligjin e sigurimeve shoqërore 7703, është sanksionuar që pensionet indeksohen çdo vit”, u shpreh ajo.

 Indeksimi nuk mbulon kosotot mujore

Më tutje e pyetur nëse ky indeksim mbulon kostot e pensionistëve të paktën për produktet e shportës dhe ilaçet, ekspertja u përgjigj që, jo!

Ajo na sqaroi se ka kryer një studim me 400 pensionistë në disa qytete të vendin dhe ka konstatuar se pensioni (përfshirë edhe indeksimin që do të bëhet) mbuloj vetëm  50% të kostove mujore. Kjo për shkak  një pjesë  e mirë e ilaçeve nuk janë më të rimbursushme dhe se janë rritur çmimet e produkteve dhe shërbimeve.

‘Sipas një studimi që unë kam kryer me një kampion 400 pensionistë në disa qytete në Shqipëri më ka rezultuar se kosto e jetesës është shumë e lartë krahasuar me pensionet në Shqipëri. Kosto mesatare mujore e një pensionisti është 36.000 lekë. Nëse krahasojmë koston mesatare me pensionin mesatar në Shqipëri që është 18.000 lekë atëherë rezulton se pensioni mbulon rreth 50% të kostos së jetesës. Ky fakt tregon që pensionistët në Shqipëri janë të varur nga financat e fëmijëve të tyre” sqaroi  Radonshiqi.

Më tutje ekspertja thekson edhe njëherë faktin se në Shqipëri kemi pensione të ulëta, që janë të papërfillshme ndaj kostove që përballen çdo ditë pensionistët, duke treguar se rritja e remitancave është një tregues i këtij fakti. Sipas saj, remitancat që hyjnë në vendin tonë shkojnë për të ndihmuar pensionistët. Kjo është një panoramë  e qartë që na tregon se indeksimi me 4.1% nuk përmirëson jetesën e pensionistëve

 Pensionistet mbahen me remitancat

“Rritja e remitancave është një tregues i pensioneve të ulta sepse këto remitance shkojnë për të ndihmuar pensionistët.  Pra çfarë mund të bëj një pensionist me kaq rritje në muaj, ku kjo rritje nuk i mjafton as edhe një ditë për të bërë shpenzimet ditore. Rritja është shumë e ulët, ndërkohë që kosto e jetesës është shumë e lartë. Indeksimi me 4, 1% nuk do të mund të përmirësojnë jetën e pensionistëve”, theksoi ndër të tjera ajo.

Në mbyllje të sqarimit rreth këtij vendimi, ekspertja ngre alarmin për skemën e pensioneve. Ajo thotë se ne vazhdojmë të kemi një hendek të madh mes kontribuuesve dhe përfituesve të pensioneve, çka na paralajmëron për një përkeqshim në të ardhmen. Duke theksuar që kjo vjen për shkak të rritjes së papunësisë, informaliteti dhe mos deklarimit të pagave

“Skema e pensioneve po përballet me vite me shumë problematike ku qeveria po mundohet të krijojë zgjidhje duke i dhënë fonde nga buxheti i shtetit. Kjo situatë ka ndodhur për shkak të problemeve në tregun e punës dhe emigracionit. Nëse nuk merren masa dhe nuk hartohen politika për rritjen e kontribuuesve në këtë skemë atëherë parashikohet përkeqësim i mëtejshëm i situatës.

Duke i referuar situatës ekonomike në Shqipëri duhen marrë masa për të:

  1. rritur punësimin
  2. rritur pagat
  3. luftën kundër informaliteti
  4. luftën kundër evazionit fiskal”, përfundoi ekspertja.

Çka vihet në dukje këtu që qeveria duhet të punojë për të eliminuar këto faktor negativ kaq ndikues, pasi indeksimi në këto vlera është i papërfillshëm!

 

Përgatiti: Esmeralda Hida

Etiketa: eksperte ekonomieindeksimkostopensioneRomina Radonshiqishpenzime

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Plagosje brenda shkollës private “Mrekullia” në Tiranë, nxënësi i mitur goditet  me mjet prerës

Plagosje brenda shkollës private “Mrekullia” në Tiranë, nxënësi i mitur goditet me mjet prerës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com