GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Indeksimi i rrogave, propagandë? Shqiptarët humbasin 500 mijë lekë/vit nga mos rritja e pagës

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Indeksimi i rrogave, propagandë? Shqiptarët humbasin 500 mijë lekë/vit nga mos rritja e pagës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët shqiptarë mbeten më të keqpaguarit në rajon në raport me shpenzimet marramendëse për nevojat bazike. Madje, një qytetar shqiptar nuk ja del të përballojë rritjen e çmimeve, për aq kohë sa humbet një sasi të konsiderueshëm të ardhurash për shkak të mos indeksimit të pagave.  Rezultatet  e deritanishme tregojnë se “rritja e pagës minimale” e deklaruar nga qeveria është një vendim propagandues dhe nuk ka ndikuar aspak në të ardhurat e qytetarëve. Kështu le t’ia nisim nga përllogaritja e thjeshtë e të dhënave që ka publikuar Open Data Albania. Konkretisht, në vitin 2022 shihet se sa pak ka ndikuar në mirëqenien e qytetarëve rritja e pagës minimale, për të mos thënë që nuk ka sjellë asnjë ndryshim.

Në rastin e vitit 2022, edhe pse kemi një rritje të pagës minimale prej 2000 lekësh në krahasim me vitin paraardhës 2021, përsëri kjo rritje nuk është e mjaftueshme për të mbuluar rritjen e nivelit të çmimeve në nivelin që përllogarit INSTAT.  Sipas këtyre të dhënave, deri në muajin prill, duke qenë se paga minimale nuk është rritur në krahasim me vitin 2021, humbja ka qenë në vlerën e 1800 lekë për 3 muaj.

Ndërkohë këtu del rezultati që, edhe pas rritjes së pagës minimale  të ardhurat e qytetarëve shqiptarë vijnë në reduktim, për shkak se indeksimi i bërë nga qeveria është i papërfillshëm përballë çmimeve që kanë prekur majat. Sipas të dhënave të OpenData, në një vit qytetarët shqiptarë humbasin 500 mijë lekë nga të ardhurat e tyre për shkak të mos indeksimit të pagave,

“Për periudhën pas rritjes së pagës minimale, për pjesën e indeksimit të pagës minimale është marrë niveli i rritjes së çmimeve në muajin mars 2022. Kështu, humbja për periudhën prill-dhjetor 2022 është 3 098 lekë/9muaj. Në total humbja nga rritja jo e mjaftueshme për të përballuar nivelin e  rritjes së çmimit, për një qytetar që punon me pagë minimale do të jetë 4 898 lekë/12 muaj”, thuhet në raport. Pra, sikur duket nga këto të dhëna vendimi për indeksimin e pagave ka rritur vetëm propagandën e qeverisë, se shqiptarët vazhdojnë të humbasin e të varfërohen.

Po sektori publik?

Skema propaganduese për indeksimin e pagave prek edh ata që punojnë në sektorin publik, si mësues, mjek, policë e të tjerë. Të dhënat janë marrë nga INSTAT tregojnë se, për vitet 2015 – 2020, kemi vetëm një rast kur paga mesatare nuk ka arritur që të indeksohet. Ky rast është viti 2016. Humbja në këtë rast është 2 055 lekë/ muaj ose 24. 661 lekë për gjithë vitin. Siç shikohet humbja nga mos-indeksimi i nivelit të pagës mesatare të përgjithshme, të asaj të sektorit publik dhe gjithashtu të pagës minimale, ka qenë më e lartë në vitin 2016. Për të tre rastet, viti 2016 arrin rekord negativ përgjatë viteve 2000-2022. Ndërsa për vitin 2021 dhe 2022 humbja e të ardhurave të punonjësve në sektorin publik arrin në  17.561 lekë për të gjithë vitin.

Sigurisht, ndërsa të ardhurat bien dhe çmimet rriten, mirëqenia në vendin tonë zbehet në vend që të përparojë. Në këto kushte rritja ekonomike do të mbetet gjithmonë në nivele të ulëta si 3% deri në 4%, të paktën ashtu sikur ka ndodhur në këto 10 vitet e fundit.

 

Etiketa: krizekryesore2Paga minimalepagatpropagandereduktohen te ardhurat

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Plagosi Kërtushën në lokalin e Noizyt, publikohet fotoja e autorit

Plagosi Kërtushën në lokalin e Noizyt, publikohet fotoja e autorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26

Në kursin e këmbimit valutor sot, 11 shtator, një dollar amerikan blihet me 78.7 lekë dhe shitet me 80 lekë....

Lexo më shumë
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shtator 2026

07:34 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com