GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Indi, COVID-i: Mjekët e krahasojnë krizën me katastrofën e një tërmeti

në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Indi, COVID-i: Mjekët e krahasojnë krizën me katastrofën e një tërmeti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

India vazhdon të përballet me një situatë tejet të vështirë të krijuar nga pandemia. Mjekët në një spital në Nju Dehli thonë se infrastruktura e tyre po shkon drejt shkatërrimit ndërsa numri i rasteve me koronavirus në vend vazhdon të rritet. Ata bënë thirrje për ndihmë nga Perëndimi dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Në këtë spital në Nju Dehli shtretërit janë plot me pacientë dhe furnizimi me oksigjen ka mbërritur në një pikë kritike, duke çuar në rritje të numrit të viktimave. Në disa raste, mënyra e vetme që një pacient i ri të sigurojë një shtrat në pavionët e kujdesit intensiv është vetëm nëse vdes një pacient ekzistues.

“Kjo nuk do të thotë se ata po lihen pas dore. Jemi në kolaps, nuk kemi kohë të na vijë keq për dikë, ne po humbasim pacientë. Të gjithë e dinë, nuk ka asnjë të fshehtë. Guvernatori e di, administrata gjithashtu, të gjithë“, thotë Ruchi Gupta, mjeke në pavionin e kujdesit intensiv.

Kriza nuk po jep asnjë shenjë zbutjeje, gjë që po krijon rraskapitje të personelit mjekësor.

Drejtori i spitalit Sumit Ray e krahason situatën me një “katastrofë madhore” dhe thotë se përgjigja ndaj saj duhet të ishte e ngjashme me përgjigjen pas një tërmeti.

“Nëse ka ndonjë ndihmë që mund të marrim nga Perëndimi ose nga ndonjë vend tjetër nuk është vetëm oksigjeni. Kjo është si çdo katastrofë e madhe. Çfarë ndodh gjatë një tërmeti? Vijnë ekipe mjekësh, infermierësh, shtretër spitalorë si dhe ndërtohen spitale nga e para me shpejtësi. Kjo duhet të ndodhë“, thotë ai.

Prej fillimit të pandemisë në Indi janë regjistruar mbi 20 milionë raste me COVID-19, duke e renditur në vendin e dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara që llogarit mbi 32.4 milionë raste. Numri i viktimave në Indi ka arritur në mbi 222 mijë. Vetëm të hënën ky vend raportoi rreth 370 mijë raste të reja me koronavirus dhe mbi 3,400 vdekje, shifra këto që ekspertët besojnë se janë edhe më të larta për shkak të mungesës në shkallë të gjerë të testimeve dhe raportimit jo të plotë të viktimave.

Etiketa: IndiTermet

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
Mori vetëm 3 vota në zgjedhje, Kujtim Gjuzi i shkruan ambasadorit britanik

Mori vetëm 3 vota në zgjedhje, Kujtim Gjuzi i shkruan ambasadorit britanik

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com