GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Indi/ Rregjistrohen viktima nga covid19, më shumë se në çdo fazë të pandemisë

11:25 - 08/05/21
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Indi/ Rregjistrohen viktima nga covid19, më shumë se në çdo fazë të pandemisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri ditor i viktimave nga Covid-19 në Indi shkoi në 4,000 për herë të parë, të shtunën. Ndërkohë, Tamil Nadu bëhet shteti i radhës që vendos karantinën e plotë për të  frenuar infektimet që janë në rritje.

Ministria e shëndetësisë në vend raportoi 4,187 humbje jete dhe mbi 400,000 infektime të reja ditore në ditën e tretë radhazi. Që nga fillimi i pandemisë, vendi numëron mbi 21 milionë raste pozitive dhe 238,000 vdekje të lidhura me virusin, raportohet nga CNN

Kriza e koronavirusit është duke çuar përtej pikës së kthimit sistemin shëndetësor të vendit. Shtretërit, oksigjeni dhe personelet mjekësore janë tashmë të ezauruar. Ka pacientë që janë duke dhënë shpirt në  dhomat e pritjes ose jashtë spitaleve të mbingarkuara, para se të kenë mundësi që të shihen nga një mjek.

Një numër shtetesh indiane kanë vendosur shtetrrethime totale këtë javë, nga shteti veriperëndimor i Rajasthan në Karnataka në jug, edhe pse kryeministrit Narendra Modi ka paralajmëruar se kjo masë shtrënguese duhet të jetë mjeti i fundit.

“Në situatën e sotme, ne duhet ta shpëtojmë vendin nga bllokimi. Do t’u kërkoja shteteve ta përdorin karantinën si opsionin e tyre të fundit. Ne duhet të përpiqemi shumë për të shmangur bllokimet dhe të përqendrohemi vetëm në zonat e mikro-përmbajtjes,” tha Modi në fund të prillit.

India vendosi një nga bllokimet më të mëdha dhe më të ashpra në botë në mars të vitit të kaluar, kur vendi me 1.36 miliardë banorë numëronte  pak më shumë se 500 raste dhe 10 vdekje të lidhura me sëmundjen.

Masa në të gjithë vendin u njoftua me më pak se katër orë paralajmërim dhe pa planifikim duke shkaktuar një krizë me emigrantët. Po ashtu, mbyllja gjunjëzoi edhe aktivitetin ekonomik të vendit ndërsa bizneset, fabrikat dhe kantieret e ndërtimit ndaluan aktivitetin. Ekonomia u tkurr me 24% nga prilli deri në qershor – rënia më e madhe e Indisë që nga fillimi i regjistrimeve në 1996. 

Etiketa: COVIDIndiPandemiViktima

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Para
Gafa e Nancy Pelosit, i uron ditëlindjen legjendës së bejsbollit me foto të një personi tjetër të vdekur

Gafa e Nancy Pelosit, i uron ditëlindjen legjendës së bejsbollit me foto të një personi tjetër të vdekur

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com