GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

India bllokon fondet e huaja për organizatën bamirëse të Nënë Terezës

10:43 - 28/12/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
India bllokon fondet e huaja për organizatën bamirëse të Nënë Terezës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Indisë ka refuzuar të rinovojë licencën e financimit të huaj për një organizate bamirësie të themeluar nga Nënë Tereza.

Organizata “Misionarët e Bamirësisë” ka mijëra murgesha që mbikëqyrin projekte si shtëpi për fëmijët e braktisur, shkolla, klinika dhe bujtina.

Në ditën e Krishtlindjes, ministria e Brendshme e Indisë njoftoi se nuk e kishte rinovuar regjistrimin për shkak të “të ardhurave negative”.

Përfaqësuesit e linjës hindu kanë akuzuar prej kohësh këtë shoqatë për përdorimin e programeve të saj për të kthyer banorët në të krishterë.

BBC raporton se organizata bamirëse i ka mohuar këto akuza.

Në një deklaratë të hënën, organizata konfirmoi se aplikimi për rinovim ishte refuzuar dhe se nuk do të operonte asnjë llogari financimi të huaj derisa çështja të zgjidhej.

Më herët, kryeministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee, shkaktoi polemika pasi postoi në Twitter një lajm se qeveria kishte ngrirë llogaritë bankare të bamirësisë. Por qeveria dhe autoritetet lokale mohuan një gjë të tillë.

Organizata bamirëse me bazë në Kalkuta u themelua në vitin 1950 nga Nënë Tereza dhe është një nga organizatat bamirëse katolike më të njohura në botë.

Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj humanitare dhe u shpall shenjtore nga Papa Françesku në vitin 2016, 19 vjet pas vdekjes së saj.

Etiketa: fondeNene Tereza

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Trajneri i ri nuk bën dot ‘kthesën’ te Egnatia, Laçi i dhuron humbjen e pestë radhazi

U afrua në verë, sulmuesi largohet nga Laçi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e...

Lexo më shumë
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com