GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

India nis misionin për të studiuar Diellin

21:55 - 02/09/23
në Botë, Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
India nis misionin për të studiuar Diellin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

NJU DELHI – India ka nisur të shtunën misionin e saj të parë hapësinor për të studiuar Diellin, më pak se dy javë pasi realizoi një ulje të suksesshme në polin jugor të Hënës me një mjet hapësinor pa ekuipazh.

Anija hapësinore Aditya-L1 u nis me një mjet për lëshimin e satelitëve nga qendra hapësinore Sriharikota, në Indinë jugore, me detyrën për të studiuar Diellin nga një distancë prej 1.5 milionë kilometrash nga Toka. Pika e njohur si L1, mundëson një pamje të pandërprerë të Diellit.

Anija hapësinore mbart shtatë pajisje për të studiuar kurorën e Diellit, kromosferën, fotosferën dhe erërat diellore, tha Organizata Indiane e Studimit Hapësinor (ISRO).

Pas gati një ore, ISRO njoftoi se lëshimi u “përmbush me sukses”.

“Mjeti e ka vendosur satelitin me saktësi në orbitën e planifikuar. Observatori i parë diellor i Indisë ka filluar udhëtimin drejt asaj që njihet si pika L1 Diell-Tokë”, njoftoi ISRO nëpërmjet një mesazhi në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

Satelitit do t’i duhen 125 ditë për të mbërritur në pikën L1. Kur të jetë pozicionuar, sateliti do të mund të japë paralajmërim të hershëm për pjesëza dhe rrezatim nga aktiviteti i rritur diellor, që mund të nxjerrë jashtë funksionimit rrjetet energjetike në Tokë, tha shkencëtari B.R. Guruprasad, në një artikull në gazetën “The Times of India”. Paralajmërimi i hershëm mund të mbrojë edhe satelitët, që shërbejnë si infrastruktura kryesore e ekonomisë globale, si dhe personat që gjenden në stacionet hapësinore.

Më 23 gusht, India u bë vendi i parë që uli një mjet hapësinor pranë polit jugor të Hënës – një udhëtim historik në territor të pashkelur më parë, që shkencëtarët besojnë se mund të përmbajë rezerva jetike uji të ngrirë. Pas një përpjekje të dështuar për t’u ulur në Hënë në vitin 2019, India tashmë i është bashkuar Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, si vendi i katërt që realizoi këtë arritje. /Voa/

Etiketa: dielliIndia

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Një tjetër trafikant shqiptar arrestohet në Kolumbi (Emri-Foto)

Një tjetër trafikant shqiptar arrestohet në Kolumbi (Emri-Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com