GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

India, partneri i dytë tregtar i Shqipërisë për importet në sasi

në Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
India, partneri i dytë tregtar i Shqipërisë për importet në sasi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e larta pas luftës në Ukrainë kanë ndryshuar burimet e importit të vendit dy vitet e fundit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në periudhën janar-korrik 2023, India u rendit partneri i dytë tregtar në volumin e importeve (në sasi), pas Turqisë.

Kjo rritje erdhi për shkak të transferimit të importit të naftës nga Rusia në Indi.

Gjatë 7-mujorit 2023 tregtia me Indinë shënoi rritje vjetore me 550% në volum dhe me 300% në vlerë. Mallrat nga India në sasi zunë 11% të totalit të importeve, dhe 3.5% të totalit të importeve në vlerë.

E gjithë rritja e importeve nga India erdhi nga zhvendosja e furnizimeve me karburant, sheqer dhe disa prodhime të qeramikës, zarzavateve, pëlhurave etj.

Ndryshimi kryesor ka ardhur pasi furnitori kryesor i importuesve shqiptarë, kompania shumëkombëshe OM, po e blen tani naftën nga rafineritë e Indisë.

Burimet nga Shoqata e Karburanteve pohuan së në Indi ndodhen rafineritë e mëdha të naftës dhe furnizimi po bëhet për arsye të çmimeve të pranueshme.

Nafta e importuar nga India ishte 152 mijë tonë dhe zuri 44% E importeve totale të naftës që hynë në vendin tonë gjatë 7-mujorit.

Grosistët bënë të ditur se furnitori kryesor i importuesve shqiptarë është kompania shumëkombëshe OMV, e cila blen naftë në tregje që paraqiten fisibël në çmime.

Më parë importuesit shqiptar furnizoheshin nga depozitat e OMV-se në Itali, ndërsa këtë vit furnitori po e sjell direkt në portet shqiptare. Si rezultat i këtij ndryshimi në tregun e naftës India u rendit partneri i dytë tregtar për sasinë e importeve. Importet e naftës nga India nisën në tetor te vitit 2022.

Pas luftës në Ukrainë çmimet e energjisë dhe naftës pësuan në rritje të shpejtë në rang global, teksa transporti nga Rusia si një nga furnitorët kryesore të vendit tonë u bë e vështirë për shkak të sanksioneve.

Deri në vitin 2021 vendi ynë siguronte gati 12% të importeve totale të karburanteve nga Rusia.

Në janar-korrik 2023 u importuan gjithsej 343 mijë tonë karburante me rritje vjetore 10%. Burimet nga tregu pohojnë se ka përmirësim për shkak të rritjes së konsumit nga rënia e çmimeve dhe shtimit të qarkullimit nga turizmi./Monitor

 

Etiketa: importIndipartner

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 13/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:56 - 10/07/26
Nafta shtrenjtohet sërish, çfarë ndikoi në rritjen e çmimit
Botë

Nafta shtrenjtohet sërish, çfarë ndikoi në rritjen e çmimit

14:44 - 09/07/26
Para
Fabrikat e birrës po shohin transferimin e prodhimit në Serbi

Stambolli ndalon alkoolin në plazhe e vende publike, plasin reagimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fillon Kuvendi! Deputetët demokratë bojkotojnë seancën, godina blindohet nga forcat e policisë
Aktualitet

Fillon Kuvendi! Deputetët demokratë bojkotojnë seancën, godina blindohet nga forcat e policisë

10:59 - 13/07/26

Ka nisur seanca e sotme plenare në mungesë të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët bojkotuan punimet parlamentare. Opozita u...

Lexo më shumë
“Shkuan në Strasburg të luanin letra!” Muçi- Ballës: Dridhuni, sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

“Shkuan në Strasburg të luanin letra!” Muçi- Ballës: Dridhuni, sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

10:53 - 13/07/26
Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar (Emri)

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar (Emri)

10:42 - 13/07/26
Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, ndërsa Edi Rama po i rrezikon

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, ndërsa Edi Rama po i rrezikon

10:27 - 13/07/26
‘Der Standard’: Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri, autoritarizmi po zëvendëson demokracinë

‘Der Standard’: Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri, autoritarizmi po zëvendëson demokracinë

09:57 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com