GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Indiani tenton për të vjedhur në banesë, policia e arreston në majë të çatisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tiranë, 18-vjeçarja godet me thikë ish-të dashurin e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Kombinatit, ku efektivë të komisariatit Nr.6, kanë arrestuar një 31-vjeçar nga India në majën e çatisë së shtëpisë të shtetasit me inicialet E.P.

Indiani me emrin Manpreet Nanak Chand Manpreet, në mes të natës kishte hipur në majë të çatisë së E.P, me shpresën për të hyrë brenda banesës, përmes një dritareje të vogël të çatisë dhe vjedhur sende me vlerë në banesë.

Një ditë më parë 31-vjeçari Indian, ka dalë para gjykatës së Tiranës, ku pas kërkesës së prokurorit, Petrit Vukaj, gjykata e kryeqytetit, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi ndaj tij tashmë është ngritur akuza e “Vjedhjes” së mbetur në tentativë.

Kjo masë sigurimi është aplikuar për shkak se në rastin konkret ekziston rreziku i ikjes nga Shqipëria e këtij shtetasi të huaj.Vetë i arrestuari nuk ka pranuar të flasë në gjykatë, duke pretenduar se do dëshmonte në një moment të mëvonshëm.

Silueta e këtij personi indian, në majën e çatisë, fillimisht është konstatuar nga vetë pronari i shtëpisë në orën 23:48 të datës 22 gusht 2026.

Ndërkohë indiani, Manpreet Nanak Chand Manpreet, është arrestuar nga oficerët e policisë kriminale të Komisariatit Nr.6 në orën 01:10 të natës të datës 23 Gusht.

Gjatë arrestimit, policia konstatoi se ky shtetas dy ditë para se të hipte në çatinë e banesës së E.P, ishte shoqëruar në ambjentet e komisariatit, pasi ishte konfliktuar me një qytetar, të cilit i kishte thyer xhamin e makinës.

Për këtë konflikt ai është liruar për tu hetuar në gjendje të lirë. Por dy ditë më pas, Manpreet, ka hipur në majën e çatisë së një banese në rrugën “Veli Vraniqi” me shpresën për të vjedhur sende me vlerë.

Pronari i banesës, shtetasi me inicialet E.P, ka treguar se ka qënë në gjumë kur në një moment ka dëgjuar një zhurmë që vinte nga jashtë në drejtim të anës perëndimore e shtëpisë. Kur ka dalë jashtë shtëpisë, ka parë mbi çati një person i cili ishte esmer, flokë ngjyrë të zezë, i dobët dhe me gjatësi rreth 170 cm, i moshës rreth 30 vjeç.

Sipas pronarit të shtëpisë, ky person qëndronte në majë të çatisë, por nuk ka arritur të hyjë brenda, pasi ai e ka kapur pa depërtuar brenda.

Më tej qytetari ka njoftuar policinë, ku një patrullë e komisariatit Nr.6 në Tiranë, ka shkuar në vendgjarje duke detyruar shtetasin Indian të zbresë nga çatia dhe më pas ta arrestojnë atë në orët e mesnatës së 23 Gushtit 2026.

Kohët e fundit në Tiranë, ka një tendencë të shtuar të krimeve nga shtetas të huaj, duke sjellë mjaft vështirësi në identifikimin e tyre, sigurimin e përkthyesve ligjorë dhe akomodimin në rastet kur gjykata vendos masën e “Arrestit të detyruar shtëpiak”.

 

Etiketa: banesehajdutondian

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
Paraqitjet e legjionarëve/ Asani, Shpendi dhe Brruti shënojnë, Muçi bën “me krahë” Salah

Kanë fituar Champions League dhe 7 herë Premier League, klubi anglez i “çmendur” pas Ernest Muçit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com