GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pasi i përzuri shqiptarët nga sytë-këmbët, Rama çon Delinën në Indonezi për të gjetur zëvendësues

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasi i përzuri shqiptarët nga sytë-këmbët, Rama çon Delinën në Indonezi për të gjetur zëvendësues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa mijëra të rinj shqiptarë vijojnë të largohen nga vendi për shkak të mungesës së mundësive dhe pagave të ulëta, qeveria e Edi Ramës duket se ka zgjedhur një tjetër zgjidhje për krizën e fuqisë punëtore: importimin e punëtorëve nga vende të largëta aziatike. Pas Filipineve, radha i ka ardhur Indonezisë.

Qeveria shqiptare pritet të lidhë një marrëveshje me qeverinë e Indonezisë për sjelljen në Shqipëri të punonjësve emigrantë për sektorin e turizmit dhe mikpritjes. Lajmi është bërë i ditur nga vetë autoritetet indoneziane.

“Indonezia po i afrohet hapjes së mundësive të reja të punës në Evropë përmes një memorandumi mirëkuptimi (MM) të planifikuar me Shqipërinë mbi punësimin e punëtorëve migrantë indonezianë në industrinë e mikpritjes shqiptare”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Punonjësve Migrantë në Indonezi.

Iniciativa është diskutuar nga zëvendësministrja e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë Indonezianë, Christina Aryani, gjatë një takimi me të Ngarkuarin me Punë të Shqipërisë në Indonezi, Nikson Ballço, në Xhakarta më 15 qershor 2026.

Sipas autoriteteve indoneziane, marrëveshja do të krijojë kuadrin qeveritar për rekrutimin e punëtorëve, ndërsa procesi i punësimit do të zhvillohet përmes agjencive private dhe kompanive të specializuara.

“Memorandumi i Mirëkuptimit do të bëhet baza e bashkëpunimit midis Ministrisë së Mbrojtjes së Punëtorëve Emigrantë dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë”, deklaroi Aryani.

Ajo theksoi se Shqipëria po paraqitet si një treg në rritje për turizmin europian dhe se ka nevojë për fuqi punëtore shtesë në sektorin e mikpritjes. Në vend që të krijohen kushte për kthimin ose mbajtjen e shqiptarëve në vend, qeveria shqiptare po kërkon zgjidhjen te tregu i punës në Azi.

Përgatitjet për marrëveshjen lidhen edhe me vizitën e planifikuar të ministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në Indonezi në fund të korrikut 2026, ku pritet të finalizohen detajet e bashkëpunimit.

Ndërsa eksodi i shqiptarëve vazhdon prej vitesh dhe bizneset ankohen për mungesë punonjësish, qeveria po orienton politikat e saj drejt zëvendësimit të fuqisë punëtore të larguar me emigrantë nga vende të tjera, një strategji që kritikët e shohin si pasojë të dështimit për të mbajtur qytetarët shqiptarë në vend.

 

Etiketa: Indonezishqiptarë

Lajme të lidhura

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

13:17 - 20/10/26
Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh
Aktualitet

Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

13:01 - 20/10/26
Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin
Aktualitet

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:45 - 20/10/26
Para
“Parashikoj të ardhmen”/ Përfundon në qeli fallxhorja 43-vjeçare nga Kruja

Grabitet me armë gjatë natës një pikë karburanti në Krujë, shpallen në kërkim autorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

13:17 - 20/10/26

1300 pedagogë të mbledhur para Universitetit Politeknik i kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Ata u shprehën se nuk protestuesit nuk...

Lexo më shumë
Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

13:01 - 20/10/26
Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:45 - 20/10/26
Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

12:45 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

12:36 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com