GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Industria po frenon ekonominë gjermane

08:05 - 08/08/23
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Industria po frenon ekonominë gjermane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vjen një lajm tjetër i keq nga ekonomia gjermane: Shumë kompani duhet të reduktojnë prodhimin e tyre. Industria po tregon shenja dobësie. Kompanitë gjermane kanë ulur prodhimin e tyre befasisht shumë në qershor. Industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisë së bashku prodhuan 1,5 për qind më pak se një muaj më parë, bëri të ditur të hënën (07.08.2023) Zyra Federale e Statistikave. Ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve Reuters kanë pritur një minus prej vetëm 0.5 për qind. Në maj pati një rënie prej 0.1 për qind. “Disponimi i keq midis kompanive tregon një letargji të vazhdueshme,” tha kryeekonomisti Alexander Krüger nga Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank.

“Më e shumta që mund të pritet në tremujorin aktual është një rritje e vogël e prodhimit.” Kryeekonomisti i Commerzbank Jörg Krämer shpjegon: “Ekonomia gjermane do të shënojë rënie edhe në gjysmën e dytë të vitit.”

Industria ka prodhuar rreth 1,3 për qind më pak në qershor sesa një muaj më parë. “Pavarësisht rritjes së fundit të kërkesave, perspektiva për aktivitetin industrial mbetet e zymtë, sepse u ndikua shumë nga mungesa e porosive të mëdha”, komentoi Ministria e Ekonomisë zhvillimet e fundit. “Për shkak të pritjeve më të vogla të biznesit dhe eksportit të kompanive, një rimëkëmbje e dukshme nuk është ende në horizont.”

Gjermania është në rënie ekonomike

Specialisti i Commerzbank Krämer theksoi: “Minusi në qershorjep një sinjal paraprak për shifrat e dobëta të prodhimit që do të shfaqen në muajt e ardhshëm.” Sepse tendenca e porosive ka kohë që është në rënie. “Përveç kësaj, sipas sondazheve, kompanitë kanë përpunuar tashmë porositë që kanë mbetur nga koha e Coronës”.

Industria e dëmtuar është rikuperuar pak kohët e fundit pas porosive çuditërisht të mëdha – ndër tjera edhe për shkak të porosive të mëdha nga industria e hapësirës ajrore. Në qershor, porositë u rritën me 7,0 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, që është rritja më e madhe në tre vjetët e fundit. Në maj ka pasur një rritje jashtëzakonisht të lartë me 6.2 për qind, ndërsa tani rritja është edhe më e madhe.

Megjithatë, treguesit kryesorë si klima e biznesit Ifo, tregojnë se ekonomia gjermane, e cila dikur shënonte rritje për vite të tëra, ende është në rënie. Industria e ndërtimit – e cila po vuan nga normat e larta të interesit dhe rënia e porosive të reja për ndërtim – raportoi një rënie të prodhimit prej 2,8 për qind në qershor. Nga ana tjetër, furnizuesit e energjisë kanë prodhuar 0,6 për qind më shumë se një muaj më parë.

Barometri mujor i firmës konsulente Sentix për pritjet ekonomike të agjentëve të aksioneve në Eurozonë ishte pak më i mirë në gusht, pas tre rënieve. Nga ana tjetër, indeksi për Gjermaninë ra për të katërtin muaj radhazi dhe tani është në vlerën më të ulët që nga tetori i vitit 2022. “Ekonomia më e madhe po shndërrohet në njeriun e sëmurë të Eurozonës dhe po bëhet një barrë në rajon”, shpjegoi Sentix. Ekonomia e këtushme duket se ka një frenim të plotë për momentin./DW

Etiketa: ekonomiGjermani

Lajme të lidhura

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve
Breaking Views

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26
Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken
Breaking Views

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

19:17 - 22/02/26
Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës
Breaking Views

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26
Para
Eksodi i 8 gushtit 1991, mijëra shqiptarë u nisën drejt Italisë

Eksodi i 8 gushtit 1991, mijëra shqiptarë u nisën drejt Italisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK
Aktualitet

Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK

10:06 - 23/02/26

Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku....

Lexo më shumë
Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët

09:56 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)

09:12 - 23/02/26
Ironizon Paloka: Me siguri dhe Olsi paska ngrënë pas shpinës së Edit

Paloka: Po të ishim për kryengritje të armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej

09:03 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com