GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Infektimet me Covid-19 “shpërthejnë” edhe te fëmijët, më të prekurit në çerdhe e kopshte

11:59 - 13/07/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Infektimet me Covid-19 “shpërthejnë” edhe te fëmijët, më të prekurit në çerdhe e kopshte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Infektimet me Covid-19 “shpërthejnë” edhe te fëmijët; më të prekurit në çerdhe e kopshte Shtohen rastet e infektimeve me Covid-19 edhe te fëmijët. Mjekët pediatër pohojnë se në këtë periudhë ka pasur “shpërthim” të infektimeve te fëmijët, për shkak të shtimit të Covid-19 te të rriturit, që po bëhen shkaktarët kryesore të përhapjes së infeksionit edhe te të vegjëlit.

Mjekja pediatre pranë Qendrës Shëndetësore nr.2 në Tiranë Sonila Brati tha për “Monitor” se më të prekurit me infeksion janë fëmijët e çerdheve dhe kopshteve. Doktoreshë Brati shtoi se në shumë raste vihet re hezitim i prindërve për të kryer tamponin te fëmijët, pasi shfaqin simptoma të ngjashme me të virozave të stinës.

“Rritja e rasteve me Covid-19 tek fëmijët tashmë po e shohim çdo ditë e më tepër. Megjithëse përveç Covid-19 tek fëmijët ka dhe viroza të shtuara. Në qendrën shëndetësore fëmijët po paraqiten me simptoma, si: temperaturë e lartë 39 deri 40 gradë °C, lodhje, dhimbje fyti dhe koke, kollë, si dhe djersë të shtuara. Simptoma që shkojnë 3-5 ditë. Fëmijët e çerdheve dhe kopshteve janë më të prekura. Mjekimi është më tepër simptomatik me antipiretik për temperaturë dhe vitamina. Nëse rastet komplikohen trajtimi bëhet me antibiotikë”, u shpreh ajo.

Më herët edhe mjekët e familjes dhe ato të qendrave laboratorike të kryeqytetit thanë se prej 2-3 javësh ka një shtim të rasteve me Covid-19 te popullata, pasi është neglizhuar zbatimi i masave mbrojtëse, siç është distancimi social dhe vendosja e maskës në ambientet e mbyllura. Shtimi i rasteve ka ardhur si rezultat i moszbatimit të masave që nga grumbullimi i individëve në plazhe, restorante dhe bare, si dhe mospërdorimi i maskës në ambientet e mbyllura.

Në mbledhjen e fundit ekspertët e Komitetit Teknik thanë se në qarkullim është varianti BA5, për të cilin nuk ka të dhëna të qarta lidhur me format që ky variant shkakton, apo vdekjet që shkakton. Të dhëna të pakta ka edhe për transmetueshmërinë e këtij varianti që ka transmetueshmëri të ngjashme me variantin BA2 të omicron. Komiteti Teknik ka mbajtur të pandryshuar masat për popullatën, ndërsa kërkoi vijimin me dozën e tretë të vaksinës.

Në vendet e Europës po qarkullojnë shfaqja e dy nënvariante të Omicron BA 4 dhe BA 5 dhe ngarkesa e tyre virale mbetet vetëm në pjesën e fytit. Rrezikshmëria e tyre është më e ulët krahasuar me variantin Delta.

Ministrisë së Shëndetësisë vazhdon fushatën për vaksinimin e popullatës. Në total për 2022 parshikohet të shpenzohen 20 mln euro fonde për blerjen e vaksinave. Sipas raportimit të monitorimit të ministrisë për periudhën janar-prill është shpenzuar 23% fondit. Sakaq në 4 muajt e parë të vitit vaksimit janë ulur 85% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në Shqipëri sipas të dhënave nga World Data janë vaksinuar 47% e popullatës, ku 43% e tyre kanë kryer vaksinim të plotë. Në rang global rezulton e vaksinuar 61% e popullatës. MONITOR

 

Etiketa: COVIDFemijeInfektime

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
“Dumanin e informojnë policët për lëvizjet e mia”, si e gënjeu Klevis Alla drejtorin e krimeve

“Dumanin e informojnë policët për lëvizjet e mia”, si e gënjeu Klevis Alla drejtorin e krimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com