GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Infektohet me Covid-19, Dritan Leli mesazh prekës për vëllanë: Edi ishte energjia e çdo feste

22:37 - 21/08/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Infektohet me Covid-19, Dritan Leli mesazh prekës për vëllanë: Edi ishte energjia e çdo feste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bënë me dije se është infektuar me Covid-19.

Në këtë shkrim, ai gjithashtu i dedikon disa fjalë edhe vëllait të tij të ndjerë që nuk jeton më.

Leli pohon se ndodhet prej disa ditësh i izoluar në banesë, ndërsa sqaron edhe mungesën e tij në festën e Kuçit. Kryebashkiaku thotë se themelues i kësaj feste ishte vëllai i tij, Edi i cili ndërroi jetë në 13 tetor të vitit 2019.

Mesazhi i Dritan Lelit:

Është hera e parë që Festës së Kuçit, takimit të përvitshëm të brezave, i mungon Edi. I mungon fizikisht sepse, për të gjithë, është si të ishte aty. Janë mbledhur sot pa Edin, por janë mbledhur për Edin, për shpirtin dhe themeluesin e këtyre takimeve që vitet e kthyen në traditë. Edi ishte energjia e çdo feste, kudo ku ishte i pranishëm. Tani, të gjitha takimeve, u mungon pjesa më e mirë, entuziazmi i pakursyer dhe bujaria e tij. U jam falenderues miqve të tij, miqve tanë, organizatorëve dhe gjithë kuçjotëve që janë mbledhur sot për ta kujtuar, për të jetuar këto orë me historitë e Edit, me të qeshurën e tij ngjitëse që njësoj siç shpërndahej çdo ditë në Vlorë, për vite me radhë, në fund të gushtit, udhëtonte gjithnjë në Kuç.

Më vjen keq që për shkak të ditëve që duhet të qëndroj i izoluar prej Covidit, nuk mund të jem i pranishëm, por mendimet për Edin na bëjnë njësoj bashkë! Kujtojeni Edin, gjithmonë, ashtu siç ishte kur ju bëri bashkë dhe ashtu siç jetoi deri në fund, me vrullin e ëndrrave në të cilat besonte.

Kjo festë është e kuçjotëve dhe e Kuçit! Gëzuar!

Lajme të lidhura

Gazprom ka furnizuar më shumë gaz natyror në Kinë sesa në Evropë në vitin 2025
Aktualitet

Gazprom ka furnizuar më shumë gaz natyror në Kinë sesa në Evropë në vitin 2025

17:15 - 13/01/26
Rama mbron Ballukun dhe relativizon kostot e korrupsionit
Aktualitet

Imuniteti i Ballukut/ Avokati: Standardi i dyfishtë me autorësi të Edi Ramës!

16:59 - 13/01/26
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
Aktualitet

SHBA anulon mbi 100 mijë viza për emigrantët me urdhër të Trump

16:45 - 13/01/26
Para
Video/ Skena kaosi në Aeroportin e Kabulit, qytetarët përpjekje për t’i shpëtuar sundimit të talebanëve

Video/ Skena kaosi në Aeroportin e Kabulit, qytetarët përpjekje për t’i shpëtuar sundimit të talebanëve

TË FUNDIT

Gazprom ka furnizuar më shumë gaz natyror në Kinë sesa në Evropë në vitin 2025
Aktualitet

Gazprom ka furnizuar më shumë gaz natyror në Kinë sesa në Evropë në vitin 2025

17:15 - 13/01/26

Kompania ruse e energjisë Gazprom njoftoi se vitin e kaluar, për herë të parë, furnizoi më shumë gaz natyror në...

Lexo më shumë
Rama mbron Ballukun dhe relativizon kostot e korrupsionit

Imuniteti i Ballukut/ Avokati: Standardi i dyfishtë me autorësi të Edi Ramës!

16:59 - 13/01/26
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

SHBA anulon mbi 100 mijë viza për emigrantët me urdhër të Trump

16:45 - 13/01/26
Permbytjet në Fier kujtohet Balluku: Do të kompensohen të gjithë banorët

Permbytjet në Fier kujtohet Balluku: Do të kompensohen të gjithë banorët

16:30 - 13/01/26
Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

16:15 - 13/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com