GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Inflacioni më i lartë në 2 dekada, shqiptarët paguajnë çmimet më të larta!

19:08 - 21/10/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Inflacioni më i lartë në 2 dekada, shqiptarët paguajnë çmimet më të larta!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë vetëm 3.7% këtë vit dhe të zbresë më tutje në 2.6% vitin e ardhshëm si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga pasojat e COVID-19 dhe sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, por ndërsa shqiptarët pritet të vuajnë, arka e qeverisë po njeh rritje rrekord në të ardhura si pasojë e inflacionit më të lartë në dy dekada. Me pak fjalë, ndërsa shqiptarët paguajnë çmime më të larta për mallrat kryesore, taksat që arkëton qeveria nga ky aktivitet ekonomik janë gjithashtu më të larta se sa më parë.

Të ardhurat e qeverisë pritet të arrijnë në 632 miliardë lekë, (5.4 miliardë euro), me një rritje prej 550 miliardë lekë ose 10% më shumë se sa të ardhurat e pritshme të vitit aktual. Diferenca e stërmadhe mes rritjes ekonomike reale 2.6% dhe rritjes së të ardhurave buxhetore me 10% do të thotë se shqiptarët do të konsumojnë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh por më shtrenjtë, duke paguar rrjedhimisht edhe më shumë taksa.

Qeveria parashikon nga ana tjetër të rrisë shpenzimet me 4% në mënyrë që të ulë borxhin e lartë publik të akumuluar gjatë viteve të fundit.

Kontraktorët e qeverisë duket se do të jenë përfituesit më të mëdhenj të të ardhurave shtesë të qeverisë ndërsa bankat që janë blerëset kryesore të borxhit publik të brendshëm pritet të shijojnë rritje dyshifrore në të ardhurat nga interesat. Kreditorët e huaj pritet gjithashtu të përfitojnë një rritje dramatike prej 72% në të ardhura.

Qeveria duket se ka në plan të shtojë shpenzimet për personelin edhe më shumë se sa rritja ekonomike, pasi ka fryrë administratën publike me mbi 20 mijë vetë përgjatë pesë viteve të fundit.

Investimet

Programi i shpenzimeve kapitale pritet të jetë 122 miliardë lekë ose mbi 1 miliardë euro vitin e ardhshëm, ndërsa deficiti buxhetor pritet të jetë 55 miliardë lekë. Kontratat koncesionare, të tilla si Rruga e Arbrit apo disa projekte rrugore kontroverse si Tuneli i Llogarasë, pritet të jenë konsumatoret kryesore të fornit të investimeve publike me financim të brendshëm ndërsa hekurudha Tiranë-Durrës dhe hekurudha Hani i Hotit – Shkodër pritet të jenë konsumatoret kryesore të investimeve publike me financim të huaj.

Investimet publike me financim të brendshëm pritet të jenë 70 miliardë lekë. Projekti më i madh, Tuneli i Llogarasë, pritet të financohet vitin e ardhshëm me 6.2 miliardë lekë. Projekti pritet të lidhë zonën e Palasës dhe vilat e pasunarëve të rinj me Vlorën me distancë më të shkurtër se sa rruga aktuale që kalon nga Qafa e Llogarasë. Totali i projektit është 20 miliardë lekë. Projekti i dytë më i madh është Rruga e Arbrit. Ajo pritet të financohet vitin e ardhshëm me 2.8 miliardë lekë. Këto nuk janë paratë e vetme që shqiptarët po shpenzojnë për këtë projekt, i cili duhej të ishte përfunduar në prill të këtij viti por që për momentin konsiston në disa segmente të vogla dhe një mbikalim i ngushtë, i rrezikshëm dhe gjithë gropa nga Qafa e Murrizit. Këto nuk janë paratë e vetme që qeveria do të paguajë për këtë projekt. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur së fundmi dy tenderë të tjerë me vlerë të përbashkët 2.2 miliardë lekë dhe që titullohen: “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Shkallen e Tujanit” dhe “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Plani i Bardhë.”

Incineratori i Tiranës, i cili në fakt nuk ekziston, pritet të përfitojë 1.3 miliardë lekë nga taksapaguesit përveç tarifave të shërbimit të paguara veçmas. Ai është përfituesi i tretë më i madh pas Tunelit të Llogarasë dhe Rrugës së Arbrit.

Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat pritet të marrë 833 milionë lekë ndërsa subvencioni i koncesionit për rrugën Milot-Morinë, 735 milionë lekë. Koncesionari i Milot-Morinë përfiton nga tarifa 5 euro që arkëton nga përdoruesit e autostradës, por edhe pagesa vjetore nga taksapaguesit.

Rruga Kardhiq-Delvinë, e cila u përurua nga qeveria, pritet të hajë edhe 2.3 miliardw lekw tw tjera pwrgjatw viteve tw ardhshme.

Projektet me investime të huaja parashikohen të jenë 45 miliardë lekë, nga të cilat, 12 miliardë janë grante ndërsa 33.6 miliardë janë kredi.

Hekurudha Tiranë-Durrës dhe lidhja me Rinasin është një përfitues i madh me 2.1 miliardë lekë të alokuara, pasuar nga Hekurudha Shkodër-Hani i Hotit me 1 miliardë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka planifikuar edhe një “investim” të një natyre të veçantë. Ai quhet “Vendime Gjyqësore në Proces” dhe duket se përbëhet nga pretendimet në gjykata të kompanive që kanë kontrata me të. ARRSH parashikon të paguajë 2.6 miliardë lekë për këtë shpenzim, i cili gjendet në listën e “investimeve publike”.

Borxhi publik rëndohet

Interesat e borxhit publik janë rritur në mënyrë stratosferike këtë vit dhe pritet të rriten akoma më shumë vitin e ardhshëm, sipas parashikimit të Ministrisë së Financave. Në vitin 2021, shërbimi i borxhit publik i kushtoi shqiptarëve 35.8 miliardë lekë, por këtë vit kostot janë rritur në 51 miliardë ndërsa në vitin e ardhshëm parashikohet të rriten në 61 miliardë.

Borxhi i brendshëm i emetuar kryesosht në lekë pritet të kushtojë 34 miliardë lekë ku bankat, të cilat janë blerëse të mbi 90% të këtij borxhi pritet të jenë përfitueset kryesore. Qytetarët pritet të paguajnë dyfish: një herë si taksapagues dhe një herë tjetër si kredimarrës. /BIRN

Etiketa: BIRNinflacion

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Meta për zgjedhjet lokale: Tirana beteja kryesore, ndryshimin do e bëjë rinia

Taksa e prodhuesit të energjisë, Meta: Rama kërkon t’i falimentojë sipërmarrësit...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com