GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Inflacioni ul pagat minimale në shumë në vende të BE-së

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inflacioni ul pagat minimale në shumë në vende të BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pagat minimale në shumë vende të BE janë ulur për shkak të inflacionit. Për shumë qytetarë nuk mjaftojnë të ardhurat aktuale për të kompensuar rritjen e çmimeve, sipas raportit të Institutit Ekonomik dhe Shoqëror.

Megjithë vendosjen e pagës minimale, të ardhurat e shumë të punësuarve në vendet e Bashkimit Europian nuk mjaftojnë për të kompensuar inflacionin e lartë. Vetëm tek gjysma e 22 vendeve anëtare të BE që kanë vendosur me ligj pagën minimale ka mjaftuar rritja e kufirit të poshtëm të rrogës për të kompensuar rritjen e çmimeve.

Të dhënat i ofron raporti ndërkombëtar për pagën minimale i Institutit për Studime Ekonomike dhe Shkencore, WSI i fondacionit Hans-Böckler, të cilit i referohet agjencia e lajmeve, epd.

Studiuesit vërejnë ´se në Gjermani ka pasur më shumë efekt se në vende të tjera të BE ndihma për sigurimin e fuqisë blerëse, pasi në tetor 2022 paga minimale u rrit në 12 euro në orë. Sipas studiuesve, ky ishte ishte një kontribut i rëndësishëm për të mbështetur kërkesën dhe zhvillimin ekonomik pas krizës për shkak të luftës në Ukrainë.

Në 10 vende të BE të punësuarit kanë pasur humbje të ndjeshme reale të fuqisë blerëse, megjithëse edhe ata merrnin pagën minimale ligjore. Në 18 vende të BE u rrit paga minimale me fillimin e vitit 2023, disa vende e rritën atë gjatë vitit 2022. Mesatarja e rritjes së pagës minimale ishte nominalisht 12% kundrejt 1 janarit 2022, por për shkak të rritjes së menjëheshme të çmimeve dhe zhvlerësimit si pasojë e inflacionit, kjo rritje mesatare ishte vetëm në vlerën 0,6%.

Me një pagë minimale 12 euro në orë Gjermania ndodhet në vitin 2023 ndër vendet me pagën më të lartë minimale. Në krye qëndron Luksemburgu me 13,80 euro. Pas Gjermanisë me një diferencë të vogël qëndron Belgjika me një pagë minimale 11,85 dhe Holanda me 11,75. Në Irlandë paguhen minimalisht 11,30 euro për orë pune dhe në Francë 11,27./DW

 

Etiketa: BEinflacionpaga

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Vizita e Dendias, Osmani jep detaje nga takimi

Vizita e Dendias, Osmani jep detaje nga takimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë
Breaking Views

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26

Stuhia atlantike Charles pritet të godasë Portugalinë më 11 nëntor, me erëra që në zonat më të ekspozuara mund të...

Lexo më shumë
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26
Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

17:58 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com