GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Infrastruktura në futboll, 4 stadiume të reja në 8 vite, vazhdojnë projektet

13:05 - 22/04/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Infrastruktura në futboll, 4 stadiume të reja në 8 vite, vazhdojnë projektet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 9 vjet më parë një delegacion i nivelit të lartë të UEFA-s vizitonte Shqipërinë. Shqetësimi ishte i madh për faktin se vendin ynë nuk kishte një stadium që përmbushte kriteret e qeverisë së futbollit europian dhe Kombëtarja shqiptare rrezikonte të luante jashtë vendit. Stadiumi “Qemal Stafa” ishte mjaft i amortizuar dhe nuk mund të priste më ndeshje ndërkombëtare. Asokohe Shqipëria e futbollit po bëhej gati të niste aventurën në eliminatoret e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Pas këmbënguljes së vazhdueshme të FSHF-së për nevojat jetike, qeveria vendosi të rindërtojë nga e para stadiumin e Elbasanit në bashkëfinancim me Federatën e Futbollit.

Pas një pune voluminoze dhe brenda një viti u bë i mundur inaugurimi i stadiumit të ri, që tashmë mban emrin “Elbasan Arena”. Impianti i ri, që është i kategorisë 4 të UEFA-s e që ka një kapacitet prej 12,500 vendesh, u inaugurua me ndeshjen e 11 tetorit 2014 Shqipëri-Danimarkë (që përfundoi në barazim 1-1), e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016. Më në fund kombëtarja shqiptare kishte një shtëpi të sajën dhe Shqipëria u bë me një stadium modern.

Por ky ishte vetëm fillimi pasi FSHF vijoi me fushatën e saj për rikonstruksionin apo ndërtimin e stadiumeve të reja moderne. Sërish në bashkëpunim me qeverinë, por edhe me UEFA-n u bë e mundur marrëveshja dhe nisja e punimeve për rindërtimin nga e para e stadiumit “Loro Boriçi”. Puna nisi në maj të vitit 2015, ndërsa impianti ishte gati për të pritur ndeshjen e parë në gushtë të vitit 2016. Një impiant tjetër modern me një kapacitet pret 16,000 vendesh dhe i kategorisë 4 të UEFA-s, njësoj si “Elbasan Arena”. Sfida hapëse ishte miqësorja Shqipëri-Marok, që përfundoi në barazim 0-0 dhe u luajt më 31 gusht 2016.

Ndërkohë, fushata e FSHF-së për revolucionin infrastrukturor nuk u ndal këtu, duke vijuar dialogun me qeverinë edhe për stadiumin “Qemal Stafa”, që tashmë në kushte të degraduara duhej ndërtuar nga e para. Pas shumë raunde bisedimesh u gjet marrëveshje për stadiumin e ri kombëtar në Tiranë, që nisi ndërtimin në prill të vitit 2016 pas marrëveshjes mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kompanisë “Albstar”, për ndërtimin e stadiumit të ri të kryeqytetit. Në përfundim të punimeve stadiumi mori emrin “Air Albania”, një vepër gjigande infrastrukturore që u inaugurua me ndeshjen Shqipëri-Francë më 17 nëntor 2019 në një atmosferë të rrallë me praninë e mbi 22 mijë spektatorëve të pranishëm në “xhevahirin” e futbollit shqiptar. Një impiant që më pas do t’i siguronte Shqipërisë mikpritjen e një ndeshjeje të madhe të europiane, siç është finalja e UEFA Conference League, që do të luhet më 25 majin e ardhshëm në Tiranë.

Pa mbaruar jehona e stadiumit “Air Albania” nisi puna për ndërtimin nga e para e stadiumit të ri të Kukësit, një tjetër investim i bashkëfinancuar nga FSHF dhe qeveria shqiptare. Pas disa vitesh pune tashmë stadiumi modern e që përmbush të gjitha kriteret e UEFA-s është gati dhe do të inaugurohet të shtunën me ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore”, Kukësi-Laçi. Një vepër e shkëlqyer infrastrukturore që i shtohet “koleksionit” të stadiumeve moderne shqiptare. Investime gjigande që i japin mundësi FSHF dhe Shqipërisë të mirëpresë turne të rëndësishëm ndërkombëtare në nivel kombëtaresh në të ardhmen. Vetëm 8 vjet më parë Shqipëria nuk kishte asnjë stadium dinjitoz për të pritur ndeshje ndërkombëtare dhe brenda pak vitesh dhe falë investimit të FSHF-së tashmë vendi ynë ka katër stadiume të shkëlqyera që janë një nxitje e madhe për zhvillimin e futbollit në vend.

Etiketa: fshfinfrastrukturëplaneprojketestadium

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Emri/ Vdes i burgosuri shqiptar në Greqi, shokët e dhomës: U munduam por…

Emri/ Vdes i burgosuri shqiptar në Greqi, shokët e dhomës: U munduam por...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com