GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inspektimi në Gjykata, ILD konstaton probleme në Tiranë me vendimet

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Inspektimi në Gjykata, ILD konstaton probleme në Tiranë me vendimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

ILD ka përfunduar inspektimin në Gjykatën Administrative Shkalla e Parë Tiranë dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm. Inspektimi kishte si synim kontrollin mbi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore për periudhën 1 shtator deri në 31 dhjetor 2022.

Nga inspektimi ka rezultuar se në periudhën e inspektimit shtator-dhjetor 2022, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, 93.5% e totalit të vendimeve të shpallura janë arsyetuar dhe depozituar në sekretari brenda afatit ligjor 7 ditor. Vendime të tjera janë dorëzuar brenda 10, 18 ditëve dhe 1 vendim është dorëzuar brenda 107 ditëve.

Nga inspektimi tematik në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë, rezulton se numri total i cështjeve në këtë Gjykatë për vitin 2020 është 34 382 cështje. Gjykata ka 39 gjyqtarë nga 76 të parashikuar në dekret. Ngarkesa mesatare e një gjyqtari në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë është 1361 cështje në vit. Në periudhën e verifikuar 1 shtator deri në 31 dhjetor 2022, rezulton se në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë janë dorëzuar 1631 vendime brenda afatit 20 ditor, ndërsa jashtë afatit janë 981 vendime.

Pra konstatohet se pavarësisht afateve të parashikuara në ligjin procedural civil (neni 308 i KPC), këto afate në shumicën e rasteve nuk janë zbatuar me rigorozitet nga ana e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Inspektori i Larte i Drejtësisë, cmon se duke patur parasysh vakancat e theksuara (jashtë të zakonshmes), të gjyqtarëve në gjykata dhe numrin e madh të çështjeve në pritje për t’u shqyrtuar, duhet të tregohet një qasje sa më e kujdesshme. Ngarkesa në punë që shoqëron sot magjistratët, edhe për shkak të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një kriter objektiv, që mbahet parasysh me numrin total të çështjeve civile dhe kohën e nevojshme për të arsyetuar vendimet gjyqësore të dhëna.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerëson, se jo në çdo rast, mosrespektimi i afateve të përcaktuara nga ana e legjislacionit procedural dhe në mënyrë të veçantë, afatet e parashikuara për të dorëzuar brenda një afati të arsyeshëm vendimet e arsyetuara, do të konsiderohen si shkelje e mundshme displinore.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton se 89 % e vendimeve janë dorëzuar brenda afatit 120 ditor, duke u konsideruar kështu në shumicën e rasteve, si koha e arsyeshme, që i nevojitet gjyqtarit/gjykatës, të dorëzojë vendimin përfundimtar të arsyetuar. Pra, vetëm për Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe vetëm për periudhën e inspektimit, 1 shtator deri në 31 dhjetor 2022, Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerëson se për efekt të vlerësimit, nëse ka shkelje disiplinore, koha e arsyeshme që i nevojitet gjyqtarit/gjykatës të dorezoje vendimin përfundimtar të arsyetuar, është 120 ditë.

Bazuar në këtë arsyetim dhe analizë, në raportin e inspektimit rekomandohet:

Fillimi i verifikimeve në kuadër të ligjit me nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për të konstatuar nëse ka fakte të mjaftueshme për fillimin e hetimit disiplinor:

– për magjistrat gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për vendimin e shpallur, i cili është depozituar i arsyetuar në sekretari brenda 107 ditëve nga shpallja;

– për magjistrat gjyqtar të Gjykatës Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vendimet e shpallura e të dorëzuara të arsyetuara në sekretari pas 120 ditëve nga shpallja

– dhe për magjistrat gjyqtar të Gjykatës Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vendimet e shpallura e të pa dorëzuara në sekretari deri në datën 15.05.2023.

Etiketa: GjykataILDinspektim

Lajme të lidhura

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit
Aktualitet

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar
Aktualitet

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Para
Tensionet në Veri, Abazoviç: Ndërkombëtarët s’mund të lajnë duart…

Tensionet në Veri, Abazoviç: Ndërkombëtarët s’mund të lajnë duart...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin
Breaking Views

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26

Komisioni Europian ka publikuar raportin e vitit 2026 për situatën e sundimit të ligjit në Shqipëri, ku vlerësohet se vendi ka vijuar...

Lexo më shumë
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

18:21 - 17/07/26
Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com