GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Instagram dhe Facebook paditen për dëmtim të shëndetit mendor

08:53 - 29/10/23
në Botë, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta po planifikon ndryshime për Facebook dhe Instagram
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhjetëra shtete të SHBA kanë paditur platformën Meta që ka nën zotërim “Instagram” dhe “Facebook”, pasi po shkaktojnë krizë të shëndetin mendor tek të rinjtë duke i bërë ata edhe më të varur nga rrjetet sociale. Në padinë e paraqitur nga prokurorët e përgjithshëm të 33 shteteve, duke përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun, Meta ka përdorur metoda nga më të ndryshmet për të krijuar varësi tek përdoruesit duke fshehur rreziqet thelbësore dhe se ka thyer ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Meta ka shfrytëzuar teknologji të fuqishme dhe të paprecedentë për të joshur dhe përfundimisht për të futur në grackë të rinjtë dhe adoleshentët. Motivi i saj është fitimi, thuhet në ankesën të paraqitur në gjykatën federale të Oakland, Kaliforni”.

Gjithashtu në padi thuhet se kompania mblodhi të dhëna për fëmijët nën moshën 13 vjeç, duke shkelur detyrimet e saj sipas Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë në Internet të Fëmijëve. Pasi është njohur me padinë e dhjetëra shteteve amerikane, zëdhënësi i kompanisë “Meta” ka deklaruar se gjithnjë kompania ka ofruar adoleshentëve përvoja të sigurta dhe pozitive në internet. Ndër të tjera në deklaratën e kompanisë thuhet se kanë krijuar standarde të larta të përshtatshme për fëmijët për shumë aplikacione që përdorin.

“Se Instagrami po dëmton shëndetin mendor të të rinjve, kontestohet nga Meta. Thjesht nuk është e saktë që ky studim tregon se Instagrami është “toksik” për adoleshentët. Hulumtimet tregojnë se shumë adoleshentë mendojnë se përdorimi i Instagramit i ndihmon ata kur janë duke luftuar me momente të vështira”, shprehet Meta.

Por në padi thuhet se hulumtimi tregon se platformat e mediave sociale të Metës kanë shkaktuar depresion, ankth, pagjumësi, ndërhyrje në arsim dhe jetën e përditshme dhe shumë efekte të tjera negative. Ndërkaq edhe nëntë shtete të tjera amerikane, si dhe Uashingtoni DC do të ngrenë padi të ngjashme kundër Metës, duke e çuar numrin total në 42.

Etiketa: Instagrampadi

Lajme të lidhura

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Para
Omicron po rrezikon botën, Von der Leyen: Jemi në garë me kohën

Von der Leyen nis vizitën 4 ditore në Ballkan, nesër në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet
Lajme

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë se si investimet...

Lexo më shumë
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com