GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

INSTAT: Familjet shqiptare shpenzuan 270 mln euro çdo muaj për ushqime më 2023

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpenzimet e shqiptarëve në vlerë për ushqime u rriten më tej në vitin 2023, kryesisht si rrjedhojë e çmimeve më të larta që krijoi inflacioni pazakontë pas luftës në Ukrainë. Sipas të dhënave të INSTAT nga Anketa e Buxhetit të Familjeve shpenzimet mujore të shqiptare për ushqime në vitin 2022 ishin 27,1 miliardë lekë (270 mln euro). Përgjatë vitit 2023 të gjitha familjet që jetojnë në vendin tonë kanë shpenzuar për ushqime 325,4 miliardë lekë ose  rreth 3.2 miliardë euro. Gjithsej familjet shqiptare shpenzuan 62 milionë euro më shumë se në vitin 2022.

Gjithashtu shpenzimet e familjeve për pijë alkoolike dhe duhan në vitin 2023 ishin 13  milionë euro më shumë se më 2022. Në këtë zë u shpenzuan gjithsej vitin e kaluar 34,7 miliardë lekë ose rreth 4% më shumë se me 2022 (+13 mln euro).

Vala e çmimeve të larta që nisi pas luftës në Ukrainë nisi të zbutej që vitin e kaluar, por gjithsesi inflacioni në vitin 2023 ishte mesatarisht 4,3 për qind, shumë më i lartë se mesatarja e dy dekadave të fundit. Teksa në Europë inflacioni preku më së shumti produktet e energjisë në Shqipëri preku kryesisht ushqimet. Në vitin 2023 çmimet e ushqimeve u rriten mesatarisht 9.5 % gati dyfishi i nivelit të mesatar të inflacionit.

Ushqimet zënë pothuajse 40 për qind në totalin e shpenzimeve totale në buxhetet e familjeve.  Në vitin 2023 shpenzimet për ushqime të familjeve zunë 39.6 % të buxhetit mujor, një pozicion i ngjashëm më vitin 2022.

Në një krahasim me të gjerë, Shqipëria kryeson Europën për peshën e lartë që mbajnë ushqimet në buxhetet e familjeve, një tregues i varfërisë në vend ku gati gjysma e të ardhurave shkojnë për ushqime, në një kohë që në BE pesha e këtij grupi është mesatarisht  13% e shpenzimeve totale më 2023.

Në Europë familjet shpenzojnë më shumë për qira dhe faturat për mirëmbajtjen e banesës ku futen edhe në energjia dhe uji, të cilat zunë 31.8 për qind të shpenzimeve totale me 2023, ndërsa në Shqipëri familjet shpenzojnë 9.7 % të totalit. Pavarësisht se ushqimet kanë një peshë më të ulët në buxhetin e familjeve në Europë, në vlerë ato janë më të larta se në Shqipëri.

/Monitor.al/

Etiketa: Instatushqime

Lajme të lidhura

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës
Aktualitet

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje
Aktualitet

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)
Aktualitet

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Para
Do merrte kohë për familjen, del blofi i Ardi Veliut. Emërohet zv.ministër

Ardi Veliu do të menaxhojë Prodhimin dhe Tregtinë Shtetërore të Armëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin
Breaking Views

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke ka reaguar në lidhje me hetimin që ka ndërmarrë SPAK për pronat që përfshijnë...

Lexo më shumë
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com