GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

INSTAT përgënjeshtron qeverinë: Turizmi nuk u rrit në 2021, vetëm sa mbijetoi

12:54 - 17/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
INSTAT përgënjeshtron qeverinë: Turizmi nuk u rrit në 2021, vetëm sa mbijetoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për të distatën herë qeveria del blof në deklarata e saj për ekonominë. Pas rritjes së pensioneve, ritmit të rritjes së ekonomisë, këtë herë gënjeshtrat e thëna dolën edhe për turizmin. Në korrik të këtij viti, ish-ministri i Turizmit Blendi Klosi tha i bindur se me planet e qeverisë turizmit për 2021 jo vetëm që do të marrë veten por do të kalojë edhe ritmet e parakrizës. “Më 10 qershor ne patëm charterin e parë turistik në Evropë, pra i pari charter u ul në Shqipëri. 12 chartera nga Bjellorusia dhe Ukraina, por edhe Polonia, erdhën në Shqipëri këtë verë. Besoj se 2021 përsëri do të rikthehet në një vit të jashtëzakonshëm për turizmin shqiptar. Unë kisha informacion që viti 2020 do të ishte një vit ‘uauu’ për Shqipërinë. Dhe kam bindjen se edhe 2021 do të jetë vit i jashtëzakonshëm, nëse maksimumi deri në prill hapet loja e prenotimeve dhe rezervimeve”, deklaroi ministri asaj kohe.

Ndërsa pak javë më parë ishte ministrja aktuale e Turizmit, Mirela Kumbaro, ajo e cila vazhdoi retorikën e  Klosit, duke thënë se peshën kryesore e ka mbajtur përsëri Kosova me rreth 50% të numrit të turistëve. Turistët gjermanë, polakë, malazezë, italianë dhe ata nga SHBA rigjetën Shqipërinë si destinacion dhe numri i tyre po u afrohet shifrave të vitit 2019 me rreth 15-20% më pak, po me një rritje të ndjeshme krahasuar me 2020, gati 35% më shumë.

Por, të dyja këto deklarata bien poshtë nga  të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT, i cili thekson në një raport të fundit se vërtetë  turizmi kaloi shifrat e 2020, por ende mbetet në krizë dhe nuk iu rikthye dot normaliteti. Në raport thuhet se,  për  periudhën qershor-korrik  në 2019 në Shqipëri hynë 4.772.328 turistë të huaj, për të njëjtën periudhë në vitin 2019 hynë   3.302.232 turistë të huaj, pra mbi 30% më pak. Ndër të tjera, në këtë raport evidentohet se këtij sezoni turistik i munguan turistët anglez, amerikanë e skandinavë,  për shkak të kufizimeve anti-covid.  Gjithashtu, humbje e madhe u regjistrua edhe nga turistët grekë, të cilët kanë mbajtur deri vonë kufizimet në kufi me Shqipërinë.

Raporti, përmes anketës së realizuar me bizneset, vë në dukje se  turizmi vuajti dhe vazhdon të vuaj pandeminë, madje  gjatë këtij viti nuk ka pasur fare hapësirë për rikuperim për shkak të orës policore dhe mungesës së subvencioneve. Në këtë anketë, bizneset janë shprehu se nuk kanë shpresë që gjendja e tyre do të përmirësohet, duke u shprehur se sezoni turistik në vend vijon te jetë i cunguar për shkak se nuk ka  një strategji të mirëfilltë për tërheqjen e turistëve në sezonin e dimrit, duke shtuar këtu faktin se operatorët zhvillojnë aktivitetin me masa mbrojtëse dhe me orar të kufizuar.

INSTAT tregon se, 92% e bizneseve të anketuara  nuk kanë besim se do të përmirësohen, madje 51% e tyre shprehen se kanë rrezik të falimentojnë, prandaj i kërkojnë qeverisë më shumë mbështetje dhe lehtësime. E.H/gijotina.com/

Etiketa: ekonomiInstatKryesore1turizmi

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Krimi makabër, gjyqtari rrëzon Ramën: Krimet e fëmijëve në rritje. Shkak, reforma

Krimi makabër, gjyqtari rrëzon Ramën: Krimet e fëmijëve në rritje. Shkak, reforma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra duke...

Lexo më shumë
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

18:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com