GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

INSTAT: Shqiptarët po punojnë më pak në 2021, vetëm 59% e popullsisë janë të angazhuar me punë

11:43 - 24/08/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
INSTAT: Shqiptarët po punojnë më pak në 2021, vetëm 59% e popullsisë janë të angazhuar me punë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga totali i popullsisë në moshë pune (15-64 vjeç), vetëm 59% e tyre raportuan se punojnë, sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2021 që u gjeneruan nga Anketa e Forcës së Punës.

Në tremujorin e parë të vitit 2020 punonte 61.6% e popullsisë në moshë pune, niveli më i lartë i dekadës.

Pandemia i ka përkeqësuar treguesit e punësimit në vend, pasi shkalla e punësimit (popullsia që punon në raport me popullsinë në moshë pune 15-64 vjeç) po vinte në rritje vitet e fundit për dy arsye.

E para, popullsia në vend është në rënie dhe popullsia në moshë pune gjithashtu. Nga viti 2017 në vitin 2021, treguesit zyrtare raportojnë se grup mosha 15-64 vjeç ka pësuar rënie me 2.3%.

Së dyti, oferta në punë ka ardhur në rritje si rrjedhojë e rritjes së natyrshme të ekonomisë para se të niste pandemia.

Pandemia shkaktoi dobësi në treguesit e punësimit në vend, të cilët nuk po përmirësohen edhe pse ekonomia ka përshpejtuar ritmet e rritjes në gjysmën e parë të vitit.

Nga mbi 1,9 milionë persona në moshë pune në tremujorin e parë të vitit 2021, pohuan se punojnë mbi 1,1 milionë persona, një pjesë e madhe e të cilëve janë në të zezë. Nga listëpagesat e tatimeve në tremujorin e parë të vitit 2021 vetëm 60.8 për qind e personave që raportuan se punojnë paguan sigurime. Nga 1,139, 197 persona të punësuar vetë, 692,772 prej tyre paguan kontribute.

Shqipëria është një ndër vendet e Europës me informalitetin më të lartë të tregut të punës. Me herët këtë vit në një studim të posaçëm për informalitetin në tregun e punës, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) i kërkoi Shqipërisë që të bëjë reformë strukturore, me synimin qe të ulë informalitetin dhe për të rritur fitimet nga puna.

Sipas institucionit ndërkombëtar që merret me çështjet e punësimit, rreth 42% e fuqisë punëtore në Shqipëri është aktualisht e punësuar në bujqësi, kryesisht në punë me aftësi dhe rendiment të ulët. Ky rezultat është i mjaftueshëm për një reformë strukturore në tregun e punës, sugjeron ILO.

Ndërsa në sektorin jobujqësor ekziston një informalitet i lartë, sipas ILO-s, që arrin pothuajse 30% e të gjithë punësimit jo-bujqësor më 2019.

Politikat dhe programet mbi tregun e punës janë prezantuar vazhdimisht, por ato mbulojnë vetëm një përqindje të kufizuar të të papunëve (rreth 5.5% ), vë në dukje ILO.

Shkalla e punësimit ka ardhur në rritje në Shqipëri, por papunësia mbetet ende e konsiderueshme (11,9% në 2021) dhe papunësia tek të rinjtë arin në 28%. Sipas ILO-s, shkalla e papunësisë së të rinjve është e lartë dhe shkalla e lartë e të rinjve jo në arsim, punësim apo trajnim (26%) është një shqetësim për zhvillimet e së ardhmes./INSTAT

Etiketa: Instatraport

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Para
Nafta pa cilësi, gjobiten 51 subjekte

Nafta pa cilësi, gjobiten 51 subjekte

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Shkurt 2026

07:49 - 02/02/26

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj sentimentale kështu qe gjithçka do shkoje si e kishit ëndërruar....

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 2 Shkurt 2026

07:38 - 02/02/26
Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com