GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

INSTAT: Transporti dhe kafenetë rritje rekord të çmimeve në tetor

08:22 - 10/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
INSTAT: Transporti dhe kafenetë rritje rekord të çmimeve në tetor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori i Transportit dhe ai shërbimeve kanë rritur në shifra rekord çmimet gjatë muajit tetor. Në të dhënave të publikuar për çmimet e muajit që lamë pas rezulton se çmimet janë rritur në çdo produkt konsumi dhe shërbimi, por kafenetë, restorantet mbajnë vendin e parë.

 Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin vjetor, për kategorinë e Kafe – restorante (catering), ishte 1.9% në tetor. Kjo është rritja më e lartë vjetore e çmimeve që prej 7 vitesh.  Konkretisht,  INSTAT konstaton se çmimi i kafesë në bare është rritur mesatarisht me 10 apo 20 lekë.

Sakaq, bëhet me dije se, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në  tërësi për muajin tetor 2021, arriti 102,7kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2021 është 2,4 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0 %.  Ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin tetor 2021, krahasuar me shtator 2021 është 0,1 %.

Ndërsa sipas grupeve në veçanti evidentohet se, rritja vjetore e çmimeve në muajin tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,33 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,36 pikë përqindje. Nuk mbeten pas edhe çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me+0,10 pikë përqindje dhe  çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje. Ndërsa, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje secili.

Sakaq, të dy sektorët, si transporti edhe baret e restorantet kanë paralajmëruar që, nëse nuk marrin mbështetje nga qeveria çmimet do vazhdojnë të rriten, për shkak se nuk po mund të marrin veten pas pandemisë.

E.H/gijotina.com/

Etiketa: barecmimetInstatkryesore2Restorantetransport

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Basha: Ta pastrojmë politikën, jemi vendi më i korruptuar

Basha: Ta pastrojmë politikën, jemi vendi më i korruptuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com