GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

INSTAT/ Tumoret zbresin në moshat e reja, rritet mbi 100% fatalitet në femrat 30-40 vjeç më 2020

09:46 - 02/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
INSTAT/ Tumoret zbresin në moshat e reja, rritet mbi 100% fatalitet në femrat 30-40 vjeç më 2020
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vitin e kaluar humbën jetën nga sëmundjet tumorale 3589 persona, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin paraardhës, por të dhënat tregojnë se më të dëmtuar nga kjo sëmundje kanë qenë femrat në moshën 30 -40 vjeç.

Gjatë vitit pandemik ku edhe gjithë vëmendja dhe energjitë e sistemit shëndetësor ishin përqendruar tek menaxhimi i Covid-19, sëmundja e tumorit ka rezultuar fatale në moshat e reja të popullsisë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në femrat e moshës 30-34 vjeç fatalitetet nga tumori u rriten me 120 për qind. Gjithsej humbën betejën me jetën 11 ferma në këtë moshë nga 5 në vitin 2019. Gjithashtu 21 ferma në moshën 35 -40 vjeç u përballen me vdekjen për shkak të tumoreve me një rritje 100 për qind në raport me vitin 2019.

Mjekët onkologë arsyetojnë se gjatë vitit pandemik u rriten vështirësitë për të marrë shërbimet mjekësore dhe trajtimet rutine me kimioterapi që të sëmurët me tumore marrin zakonisht. Kufizimet në lëvizje vështirësuan trajtimin e tyre në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa shumë persona nuk kanë mundur të marrin diagnozën në kohë për të evituar një infektim të mundshëm me virusin në spitale.

Neoplazmat shënuan rritje më të lartë tek femrat se tek meshkujt. Fatalitetet te femrat u rritën me 2.2% në 2020-n, të ndikuara nga grupmoshat 30-39 vjeç dhe 60-64 vjeç.

Gjatë vitit 2020, vdekshmëria tek burrat nga kjo sëmundje ra më 1 për qind. Por teksa në total kishte me pak jetë të humbura në meshkuj, në moshat e reja 30-50 vjeç u vu re një rritje e jetëve të humbura në raport me vitin 2019 (shih grafikun e mëposhtëm).

Neoplazmat ishin grupi i tretë më i madh nga sëmundjet që shkaktojnë fatalitete. Zakonisht vdekshmëria është më e lartë në moshat mbi 60 vjeç, por vit pas viti ka një zbritje në mosha të reja, si pasojë e kequshqyerjes, ndotjes dhe stilit të jetesës.

Meshkujt janë më të prekur, të ndikuar dhe nga stili i jetesës që ata bëjnë. Mjekët pneumologë pohojnë se janë shtuar dukshëm rastet e tumoreve të mushkërive, për të cilat bëjnë shkaktarë pirjen e cigares dhe ndotjen e mjedisit.

62.6% e totalit të jetëve të humbura nga tumoret ishin burra në 2020-n. Por në raport me një vit më parë ka një rritje të prevalencës së femrave me rreth 1 pikë pqërqindje për shkak të rritjes më të lartë të vdekshmërive të grave nga tumoret në raport me burrat. Mjekët pohojnë se tumoret e uterusit dhe të gjirit po përhapen shpejt dhe po zbresin në moshat e reja.

Gjirokastra, qarku më më shumë vdekje nga tumoret

Të dhënat sipas qarqeve tregojnë se vdekshmërinë më të lartë për numër popullsie e ka Gjirokastra. Në vitin 2020 në Gjirokastër kishte 24,4 persona që humben jetën nga tumoret për 10 mijë banorë. Më pas vijnë Berati, Korça dhe Vlora me rreth 16 vdekje për 10 mijë banorë.

Tirana dhe Durrësi kishin numrin më të ulët të vdekjeve nga tumoret në raport me popullsinë, respektivisht me 9.9 dhe 10.4 të vdekur për 10 mijë banorë.

Prevalenca për mijë banorë me të sëmurë me kancer shihet të ketë pësuar rritje me 70% gjatë dekadës, sipas të dhënave spitalore.

Etiketa: Instatmoshat e rejatumori

Lajme të lidhura

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Para
Ka mungesa të vaksinës kineze, qytetarët mbeten në pritje

Thirrje nga institucionet kryesore ndërkombëtare për qasje të barabartë në vaksinat anti-Covid

TË FUNDIT

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

Përveç reagimeve shqetësuese të politikës dhe diplomacisë së shtetit gjerman ndaj devijimeve që, sipas kritikëve, kryeministri Edi Rama po i...

Lexo më shumë
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com