GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Instat: Vdekshmëria më e lartë justifikohet nga zemra dhe shkaqe të panjohura

07:14 - 21/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Instat: Vdekshmëria më e lartë  justifikohet nga zemra dhe shkaqe të panjohura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pjesa dërmuese e vdekjeve shtesë në vitin 2020 u justifikuan me diagnozat e sëmundjeve të zemrës dhe shkaqe të panjohura, sipas të dhënave që u publikuan sot nga INSTAT mbi shkaqet e vdekjeve më 2020.

Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2020, është 27.605, duke shënuar një rritje prej 26.4 % vdekje më shumë ose 5765 më shumë se mesatarja e 2016-2019.

Sipas të dhënave 47 për qind e vdekjeve shtesë ishin si rrjedhojë e Grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut (+2,706), ndërsa 20 për qind vdekjeve shtesë ishte për shkaqe të panjohura ose 1,141 persona më shumë se, mesatarja e viteve 2016-2019.

Ndërsa 32 për qind e vdekjeve shtesë ishin sëmundjet e “Aparati i frymëmarrjes” që përfshin Covid-19 ose 1878 persona më shumë se mesatarja 2016-2019. Gjithsej shtesa e vdekjeve nga kjo grup sëmundje sëmundje ishte 1,879.

Zyrtarisht, Ministria e Shëndetësisë deklaroi në vitin 2020 rreth 1,180 humbje jete nga Covid-19, duke shpjeguar më pak se një të tretën e shtesës së vdekjeve në 2020-n, në raport me mesataren e 2016-2019.

Zyrtarisht, 9% e totalit të fataliteteve në vitin 2020 erdhën nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, duke e bërë Covid zyrtarisht sëmundjen e tretë më vdekjeprurëse në vend pas qarkullimit të gjakut dhe tumoreve.

Kryesojnë fatalitetet nga “Aparati i qarkullimit të gjakut”

Gjatë vitit të kaluar u regjistruan 15.504 vdekje për meshkujt dhe 12.101 vdekje për femrat. Niveli bruto i vdekshmërisë për vitin 2020 është 972,7 vdekje për 100 mijë banorë përkundrejt 768,6 vdekje që ishte në vitin 2019.

Në vitin 2020, vdekjet nga Grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,2 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një normë vdekshmërie prej 508,0 për 100 mijë banorë. Krahasuar me vitin paraardhës, kjo grup-sëmundje ka shënuar një rritje prej 23,2 %.

Në grup-sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “sëmundjet kronike të zemrës” me 33,1 %, “sëmundjet e enëve të trurit” me 26,4 % dhe “sëmundjet ishemike të zemrës” me 24,0 %.

Grupsëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, përbën grupin e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve (17,0 %). Krahasuar me vitin e kaluar, janë shënuar 24,6 % më shumë humbje jete.

Vdekjet në grupmoshën mbi 70 vjeç përbëjnë 90,8 % të vdekjeve për këtë grup-sëmundje dhe shkaku specifik është “vdekje nga pleqëria”.

Vdekjet nga Grupsëmundja “Tumore” zënë 13,0 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i tretë kryesor referuar shkakut të vdekjes. Krahasuar me vitin 2019, janë regjistruar 0,2 % më shumë humbje jete nga kjo grup-sëmundje.

Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi i “tumore të aparatit të tretjes”, me 35,1 % dhe “tumore të aparatit të frymëmarrjes” me 24,5 %.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga Grupsëmundja “Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes”, është gati 4.5 herë më i lartë krahasuar me 2019, për shkak të COVID-19. Rreth 8.9 % e vdekjeve gjithsej kanë si shkak këtë grup sëmundje dhe niveli i vdekshmërisë për 100 mijë banorë është 86,5 vdekje.

Meshkujt më të ekspozuar ndaj fataliteteve

Grup-msëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” është shkaku kryesor i vdekjeve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Nga 14.422 të vdekur nga kjo grup sëmundje, 45,8 % janë femra dhe 54,2 % janë meshkuj. Në raport me popullsinë, shënohet 464,2 vdekje tek femrat dhe 552,5 vdekje tek meshkujt për 100 mijë banorë.

Norma e vdekshmërisë për grup-sëmundjen “Tumore” është 158,8 vdekje për meshkujt dhe 94,3 vdekje për femrat për 100 mijë banorë. Femrat kanë normën më të lartë të vdekshmërisë në grup sëmundjen “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, 176,9 vdekje për 100 mijë banorë.

Për “Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes”, norma e vdekshmërisë për 100 mijë banorë është më e lartë tek meshkujt, krahasuar me femrat, 119,8 përkundrejt 53,3 vdekje.

Vdekshmëria foshnjore mbetet e lartë

Në vitin 2020, numri i vdekjeve foshnjore është 281, duke shënuar një rënie prej 4,1 %, krahasuar me vitin 2019. Norma e vdekshmërisë foshnjore është 10,0 për 1.000 lindje të gjalla, përkundrejt 10,3 në vitin 2019.

Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “Ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 37,7 % dhe “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes” me 29,9 % të vdekjeve gjithsej të kësaj grupmoshe.

Grupmosha mbi 45 vjeç, shumica vdesin nga “aparati i qarkullimit të gjakut”

Për grupmoshën 0-19 vjeç, numri më i madh i vdekjeve lidhet me grupsëmundjet specifike si “Ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” (27,4 %) dhe “Sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes” (21,7 %). “Dëmtimet traumatike” (28,9 %) dhe “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” (26,4 %) janë grupi me peshën më të madhe në vdekjet e shkaktuara për grupmoshën 20-44 vjeç. Për grupmoshat 45-64, 65-79 dhe 80+ vjeç, shkaku kryesor mbetet sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut. Gjithashtu për grupmoshën 80 vjeç e lart, rreth një e treta e vdekjeve lidhet me pleqërinë.

Gjirokastra me fatalitet më të mëdha për banorë

Koeficienti bruto më i lartë i vdekjeve vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 1556,9 për 100 mijë banorë, ndërsa më i ulëti në qarkun e Tiranës me 784,1 vdekje. Referuar grup-sëmundjes “Tumore” shihet e njëjta strukturë, përkatësisht në qarkun e Gjirokastrës me 247,0 vdekje, ndërsa në qarkun e Tiranës me 99,0 vdekje për 100 mijë banorë të qarqeve përkatëse. Qarku i Shkodrës shënon vlerën më të lartë të koeficientit bruto të vdekshmërisë për grup-sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 682,8, ndërsa qarku i Tiranës shënon vlerën më të ulët me 441,2 për 100 mijë banorë./MONITOR

Etiketa: frymarrjeInstatPandemiVdekje

Lajme të lidhura

Trump nënshkruan dekretin, zgjat afatin e ndalimit të TikTok në SHBA me 90 ditë
Botë

Trump nënshkruan dekretin, zgjat afatin e ndalimit të TikTok në SHBA me 90 ditë

19:21 - 19/06/25
Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, Vlora mbulohet nga tymi kancerogjen
Aktualitet

Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, Vlora mbulohet nga tymi kancerogjen

11:53 - 19/06/25
Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut
Aktualitet

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

09:12 - 19/06/25
Para
Arrestohet një 21-vjeçar në Mirditë, tentoi të kultivojë bimë kanabisi

Arrestohet një 21-vjeçar në Mirditë, tentoi të kultivojë bimë kanabisi

TË FUNDIT

Festa e PS, Rama debaton me Ermal Dredhën e Vlorës (VIDEO)
Breaking Views

Festa e PS, Rama debaton me Ermal Dredhën e Vlorës (VIDEO)

22:52 - 19/06/25

Partia Socialiste ditën e sotme ka festuar 34-vjetorin e themelimit të saj në selinë roz, ku të pranishëm ishin gjithë...

Lexo më shumë
Trafikanti shqiptar i drogës, i fotografuar me 250 mijë paund cash, lejohet të qëndrojë në Britaninë e Madhe

Trafikanti shqiptar i drogës, i fotografuar me 250 mijë paund cash, lejohet të qëndrojë në Britaninë e Madhe

22:23 - 19/06/25
Dumani shkarkon njeriun e Ramës në SPAK, Arben Kraja lëshon vendin e drejtorit, emërohet Dorina Bejko

Dumani shkarkon njeriun e Ramës në SPAK, Arben Kraja lëshon vendin e drejtorit, emërohet Dorina Bejko

22:06 - 19/06/25
Ergys Agasi nën kontroll nga SPAK, i marrin 2 telefona, lap-top dhe dokumente

Ergys Agasi nën kontroll nga SPAK, i marrin 2 telefona, lap-top dhe dokumente

21:45 - 19/06/25
Vëllai i Veliajt merr lekët e kompanisë “One” dhe i përdor për të sulmuar prokurorët e SPAK-ut

Vëllai i Veliajt merr lekët e kompanisë “One” dhe i përdor për të sulmuar prokurorët e SPAK-ut

21:33 - 19/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com