GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Institucionet publike mbajnë shkel e shko faturat, gjysma nuk regjistrohen

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Institucionet publike mbajnë shkel e shko faturat, gjysma nuk regjistrohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Entet publike, që shpenzojnë dhe prokurojnë fondet buxhetore për mallra dhe shërbimeve, në të shumtën e rasteve shkelin ligjin dhe rregulloret e veprimeve me thesarin e shtetit, duke u bërë shkak madhor për krijimin e detyrimeve të prapambetura.

Drejtoria e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik e cila kontrollon efektivitetin e përdorimit të fondeve publike sipas disa 18 parimeve kryesore gjeti dobësi të theksuara në dërgimin e faturave të shpenzimeve në kohë në degët e thesarit.

Analiza për vitin 2020 tregon se 45 për qind e faturave nuk e kanë respektuar afatin 30 ditësh të dërgimit në thesar. Për vitin 2020, ky tregues është vlerësuar mesatarisht në nivelin 2.2 pikë nga 4 pikë të mundshme (ose 55%). Pavarësisht se përmirësim në krahasim me vitin e kaluar, realizimi i këtij treguesi mbetet ende i ulët, sidomos për njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Ministra e Financave ka sqaruar se, arsyet e mos-dërgimit në kohë të faturave në thesar vijnë për shkak se furnitorët nuk paraqesin faturat në kohë në institucion, dokumentacioni mbështetës i dërguar nuk është i plotë ose i saktë si dhe ndodh që shpesh të ketë vonesa në lidhje me dërgimin e të dhënave bankare të furnitorit.

Gjithashtu mosfunksionimi i institucioneve dhe stafit përkatës me kapacitet të plotë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, ka sjellë vonesa në respektimin e afateve kohore të vendosura, shpjegoi Ministria e Financave.

Ashtu si edhe faturat e zakonshme edhe ato që kanë të bëjnë me detyrimet e prapambetura po shfaqin dobësi në regjistrimin në kohë pranë thesarit.

“Faturat e detyrimeve të prapambetura janë dërguar në kohë pranë degës përkatëse të thesarit për regjistrimin në SIFQ si shpenzime të periudhave të ardhshme (llogaria ekonomike 486)” është një tjetër tregues i analizuar nga struktura përgjegjëse për thesarin.

Për vitin 2020, ky tregues është vlerësuar me 1.7 pikë (ose 42.5%), që do të thotë se 42.5% e faturave të detyrimeve të prapambetura nuk janë kontabilizuar brenda afatit kohor prej 30 ditësh në sistem.

Sipas Ministrisë së Financave kjo problematikë vjen për shkak të mungesës së fondeve buxhetore nga ana e institucioneve, të cilat ndërmarrin angazhime përtej kapaciteteve të tyre ose për shkak të mos-planifikimit të duhur mujor të arkës.

“Ajo që duhet të mbahet në konsideratë, është fakti se, gjatë vlerësimit të këtij treguesi, ka pasur mungesë të dhënash për pjesën më të madhe të institucioneve, kryesisht institucionet e nivelit qendror, për të cilat struktura përgjegjëse për thesarin është shprehur se nuk mund të japë një vlerësim për ekzistencën apo jo të faturave të detyrimeve të prapambetura, për aq kohë sa ato nuk janë paraqitur për regjistrim në degët përkatëse të thesarit nga ana e institucioneve,” thuhet në një raport të posaçëm të Ministrisë së Financave.

Një tregues tjetër i analizuar është “Të gjitha kontratat janë dërguar në kohë pranë degës përkatëse të thesarit”, i cili përcakton numrin e kontratave të dërguara pranë degëve të thesarit pas tre ditëve nga data e nënshkrimit të tyre kundrejt numrit total të kontratave të dërguara në thesar.

Për vitin 2020, ky tregues është vlerësuar mesatarisht në nivelin 1.8 pikë nga 4 pikë të mundshme (ose 45%), duke reflektuar një situatë jo mjaft të kënaqshme, përafërsisht të njëjtë me vitin 2019. Të gjitha grupet e institucioneve 20 paraqesin mangësi në këtë fushë, kryesisht njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat janë vlerësuar mesatarisht me 1.6 pikë.

Ndërkohë, arsyet për mosrealizimin e këtij treguesi vijnë kryesisht si pasojë e mungesës së disponibilitetit të personave, të cilët nënshkruajnë kontratën, duke shkaktuar vonesa në dërgimin e tyre. Gjithashtu, afati ditor prej 3 ditësh për dërgimin e kontratave në thesar është praktikisht i pamundur për t’u zbatuar nga institucionet, të cilat nënshkruajnë dhe menaxhojnë një numër shumë të madh kontratash./MONITOR

Etiketa: faturainstitucioneMinistria e Financave

Lajme të lidhura

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!
Breaking Views

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin
Aktualitet

Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

12:28 - 22/06/26
Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje
Breaking Views

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26
Para
Reagon për herë të parë pas arrestimit bashkëshorti i Fjolla Morinës:‘Do ta kalojmë këtë sfidë’

Fjolla Morina del nga burgu? Fotoja që ngriti dyshimet

TË FUNDIT

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë
Breaking Views

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë

22:59 - 22/06/26

Kompania e Jared Kushner, Affinity Partners, ka mohuar përfshirjen në projektin e ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e...

Lexo më shumë
Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

22:42 - 22/06/26
Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/ Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

22:04 - 22/06/26
Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

21:32 - 22/06/26
Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

21:22 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetgaranti girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgoldenbahisUltrabetcasibom girişgrandpashabetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş