GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Institucionet që menaxhojnë energjinë elektrike shpenzojnë 500 mijë euro vetëm për këshilltarët

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Institucionet që menaxhojnë energjinë elektrike shpenzojnë 500 mijë euro vetëm për këshilltarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre institucionet që menaxhojnë furnizimin me energji elektrike në Shqipëri shpenzojnë rreth 500 mijë euro për rreth 22 këshilltarë. Rrogën më të lartë për ta e ka siguruar Benet Beci me 2200 euro në muaj, dhe në institucionin që dukur drejtohej prej tij dy këshilldhënës janë të huaj. Megjithatë në këtë strukturë vihet re se nuk ka rrogë më të ulët se 100 mijë lekë në muaj

Pagat e muajve janar dhe prill kanë nxjerrë zbuluar super rrogat e batalionit të këshilltarëve që kanë ministrat, bashkitë apo institucionet e tjera të varësisë. Madje kur gjithnjë e më shumë po kërkohet rritja e çmimeve të energjisë, institucionet e ngarkuar për menaxhimin dhe furnizimin  me drita një pjesë të konsiderueshme të fondeve e kalojnë pikërisht për këshilltarë. Janë mbi 40 mijë euro në muaj, ose rreth 500 mijë euro në vit që tre institucione shpenzojnë vetëm për këtë kategori

Edhe këtu bëhet fjalë për ata që konsiderohen staf i afërt me drejtuesit, duke përjashtuar zyra të shtypit, përgjegjës sektori, marrëdhënie me publikun apo këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka koston më të lartë për një këshilltar, ku rezultojnë gjashtë të tillë. Shuma mujore për ta shkon në 12 mijë e 200 euro. Pagat e vendosura për çdo njërin prej tyre në periudhën kur kompaninë e drejtonte Benet Beçi shkojnë nga 1900 euro  deri në 2100 euro në muaj. Dy prej këshilltarëve janë të huaj dhe pikërisht Bassam Abulibdeh dhe Calvvin Tiessen. Ky i fundit shfaqet bashkëpunëtor në kompaninë e drejtuar nga Fitore Beci

Ndërkaq operatori i sistemit të transmetimit paguante në Janar 14 mijë euro në muaj . Janë 10 persona që marrin rrogën, ndër të cilët 5 paguhen nga 180 mijë lekë të reja në muaj deri në 290 mijë lekë. Pesë të tjerët paguhen nga 120 mijë deri në 150 mijë lekë. Pagë që është dy fish deri në 9 fish më e lartë se rroga e 400 mijë të punësuarve të tjerë.

Lista vazhdon me Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Në të paguhen 8 këshilltarë, por çuditërisht edhe një person me titullin gazetar. Kosto për ta shkon në 12 mijë euro dhe rroga shkon nga 900 euro deri në 1500 euro në muaj.

Tabela mbyllet me ERE me vetëm një këshilltare dhe me fond 220 mijë lekë në muaj.

Etiketa: energjia elektrikeinstitucionetkeshilltaretshpenzime

Lajme të lidhura

Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Para
Fifi shpërthen në lot në mes të skenës: Ky ishte momenti më i vështirë brenda ‘BBV’

Fifi shpërthen në lot në mes të skenës: Ky ishte momenti më i vështirë brenda 'BBV'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje
Sport

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

18:41 - 11/09/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë, në...

Lexo më shumë
“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

18:30 - 11/09/26
Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

18:11 - 11/09/26
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

18:03 - 11/09/26
Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com