GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3% më 2023

në Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3% më 2023
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vienës (WIIW), parashikon që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 3% këtë vit.

Ky është ritmi më i ulët i rritjes për periudhën 2021-2025. Parashikimet e Institutit të Vjenës janë më optimiste për vitin 2024, ku ritmet e rritjes pritet të jenë 3.6% dhe 3.8% në vitin 2025.

Ekspertët e Vjenës pohuan se me gjithë vështirësitë që krijoi Lufta në Ukrainë, Europa dhe vendet e Ballkanit Perëndimor treguan qëndrueshmëri.

Richard Grieveson, Zëvendësdrejtor i WIIW, dhe autori kryesor raportit të Parashikimit, tha se “Strategjia e Putinit për përdorimin e energjisë si armë ka dështuar”.

Për vitin 2023, WIIW,  parashikon rritje mesatare 1% për vendet anëtare të BE-së.  Vendet e Europës Juglindore anëtare në BE, në veçanti, po tregohen mjaft elastikë. Në vendet e Vishegradit, rritja mesatare do të jetë vetëm 0.6%, ndërsa ekonomia hungareze pritet të tkurret këtë vit me -1%.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të zgjerohen me vetëm 1.8%, ndërsa ajo e Turqisë do të rritet 3%. Edhe pse rritja do të jetë më e ulët se në vitin e kaluar, recesioni do të shmanget nga shumica e vendeve me përjashtim të Hungarisë dhe Rusisë, ekonomia e të cilave do të bjerë këtë vit.

Faktorët

Grieveson thotë se faktori më i madh i pasigurisë mbetet lufta në Ukrainë. Inflacioni në Rajon ka kaluar kulmin e tij, por do të mbetet i lartë. Bankat qendrore në Rajon mund të lirojnë disi politikën monetare, çka do ta ndikonte pozitivisht rritjen.

Pas një rënie prej 30% të PBB-së vitin e kaluar, Ukraina e shkatërruar nga lufta duhet të rimëkëmbet disi këtë vit me (3%). Në mes të shkatërrimit të madh edhe ekonomik dhe humbjet njerëzor kjo rritje do të ishte vetëm një hap i vogël përpara.

Për më tepër, ky parashikim përfshin pasiguri të mëdha dhe varet, mbi të gjitha, nga ecuria e ardhshme e luftës. Fushata e bombardimeve të Rusisë kundër vendit ka shkatërruar tashmë pjesë të mëdha të infrastrukturës dhe po vazhdon të shkatërrojë.

Ekonomia e Rusisë në vitin 2023, PBB-ja pritet të bjerë me 3%. Përveç mobilizimit ushtarak dhe mungesës së eksporteve të gazit në Evropë po ndikojnë negativisht ekonominë ruse.

Embargoja e naftës në BE-së dhe kufiri i çmimit për naftën ruse kanë bërë që Rusia tani të shesë naftën e saj me çmim të ulët. Në katër javët e para pas hyrjes në fuqi të masave, çmimi i naftës së papërpunuar ruse ra me në 47 dollarë për fuçi.

Sanksionet u vendosën më 5 dhjetor, por Vasily Astrov, ekspert i Rusisë në Ëiië beson se ato do të kenë pak ndikim në aftësinë e Putinit për të financuar luftën tani për tani.

Etiketa: ekonomiinstitutShqiperi

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 14 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:14 - 14/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:14 - 13/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26
Para
Vriten 8 ushtarë sirianë

Vriten 8 ushtarë sirianë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të...

Lexo më shumë
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com