GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Po pengoni integrimin’, Bardhi përplaset me Ballën mbi raportin e PE: Mos na bëni qesharakë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Po pengoni integrimin’, Bardhi përplaset me Ballën mbi raportin e PE: Mos na bëni qesharakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së, njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kërkoi që raporti i Komisionit të Jashtëm të PE-së të diskutohet sot në Kuvend, duke shtuar se evropianët iu kujtuan maxhorancës socialiste se duhet të adresojë korrupsionin e Belinda Ballukut.

Ai tha se Parlamenti Evropian i tha qeverisë se imuniteti i deputetit nuk është për të mbrojtur korrupsionin, duke kërkuar adresim sa më të shpejtë të cështjes së ish zëvendës kryeministres.

Bardhi akuzoi Kuvendin se ka “ndihmuar” që ky raport i PE të ketë njolla të zeza për vendin.

“Evidentohen cështje dhe problematika që duhet të trajtohen nga kuvendi. Do të ishte lajm i mirë që kuvendi të luante gjatë 2025 një rol në përmbushjen e shqetësimeve të ngritura nga PE.

Për fat të keq nuk e ka luajtur këtë rol, ka kontribuar që në këtë raport të ketë njolla të zeza për Shqipërinë si vota juaj, 83 kartonat kundër për të penguar drejtësinë dhe mbrojtur korrupsionin e ish zv kryeministres. PE iu kujton se imuniteti nuk është për të mbrojtur korrupsionin por institucionet.

Lajm  i mirë në atë raport është se vlerësohet angazhimi i të gjitha forcave politike në procesin e integrimit në BE. “, tha Bardhi.

Nga ana e tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, nuk mund të diskutohet në Kuvend pasi duhet që të presin së pari miratimin nga ana e institucionit evropian.

Nga Foltorja e Kuvendit, Balla i kërkoi opozitës që të mos bëhen “qesharakë” dhe të presin derisa PE të miratojë dhe më pas të vijojnë me diskutimin në vend.

“Projekt rezoluta reflekton përparimin e Shqipërisë në rrugën e BE, dëshmon arritjet e Shqipërisë përgjatë këtij viti kur raportohet. Është një projekt rezolutë e PE mbi raportin për 2025. Që mos bëhemi qesharakë, PE këtë dokumentin e miraton vetë më 16 ose 17 qershor, tani na kërkohet ta bëjmë ne diskutimin para se ta miratojë PE.

Na kërkohet që të bëjmë diskutimin para se ta miratojë PE. Jemi të gatshëm kur ta doni ju por e kemi programuar javën tjetër më 14 maj. Kjo historia me marr 2 minutëshin këtu për të thënë kërkuam diskutim për raportin kjo nuk shkon, na bën qesharakë.

Se duhet ta miratojë PE, në 7-8 korrik kemi edhe komitetin e Stabilizim Asocimit, për shqiptarët projekt rezoluta e kaluar të martën me 55 vota pro, rëndësi ka të ruajmë seriozitetin. E mirepresim diskutimin sapo ky dokument të miratohet. Javën tjetër e kemi detain për raportin”, tha Balla.

Më pas, fjalën në Kuvend e mori deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila u shpreh se opozita e konsideron integrimin, procesin e vetëm të ndryshimit të vendit.

“Unë shpresoj që qeveria ta përdorë për të reflektuar, kush ka qenë pengesa. Më mirë se kaq ata nuk bëjnë dot, siç e thotë raporti, vendimet e tyre janë pengesa. Por të paktën qytetarët shqiptarë kanë nevojë për transparencë. Opozita është këtu, është gati të japë kontributin e vet, e bën këtë për Shqipërinë dhe shqiptarët, e beson procesin e integrimit  si të vetmin proces që e ndryshon vendin. Unë shpresoj shumë që të reflektoni, se sa herë që ngrini kartonin kundër, e ngrini kundër procesit të integrimit”, tha Tabaku.

 

Etiketa: ballaBardhiraport

Lajme të lidhura

Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, sot gjyqi i radhës
Aktualitet

Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, sot gjyqi i radhës

11:09 - 31/07/26
SPAK shton akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë
Aktualitet

SPAK shton akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë

11:01 - 31/07/26
Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë

10:22 - 31/07/26
Para
Bardhi i kthehet Peleshit: Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen

Bardhi i kthehet Peleshit: Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, sot gjyqi i radhës
Aktualitet

Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, sot gjyqi i radhës

11:09 - 31/07/26

Kërkesa e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj pritet të shqyrtohet sot nga gjykata për heqjen e masës së sigurisë “arrest...

Lexo më shumë
SPAK shton akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë

SPAK shton akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë

11:01 - 31/07/26
Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë

10:22 - 31/07/26
Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

09:58 - 31/07/26
Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

09:34 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com