GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur

20:30 - 02/03/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens komentoi propozimin e përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç në gazetën e tij, Frankfurter Allgemeine Zeitung se janë gati të pranojnë një anëtarësim të dorës së dytë në BE.

Rama dhe Vuçiç kërkojnë anëtarësim në tregun e përbashkët evropian dhe në zonën Shengen.

Në intervistë, Martens tha se nuk ekziston klima politike për zgjerimin e BE-së, pasi Gjermania, por edhe Franca nuk janë gati.

Ai theksoi se anëtarësimi në BE nuk është në tavolinë, sikundër shtoi se as Serbia dhe as Shqipëria nuk plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e tregut të vetëm evropian.

“Rruga drejt BE është e mbyllur pasi nuk ekziston një mazhorancë politike që të pranojë vende të tjera që mund të kenë të drejtën e vetos. Në të ardhmen mund të ndryshojë, por tani për tani nuk mund të ndryshojë dhe nuk do bëhet gjë as për Malin e Zi. I vetmi vend që mund të bëhet gati për 2-3 vitesh për tregun evropian është Mali i Zi. Por Mali i Zi nuk e do këtë dhe kërkon anëtarësim të plotë. Por mendoj se shpejt do ta kuptojë se nuk ka zgjidhje tjetër,” tha Martens duke shtuar se në Berlin ka persona me influencë që e mbështesin këtë ide.

Gjatë intervistës, Martens theksoi se as drejt zonës Shengen dhe as drejt tregut të përbashkët nuk mund të shkohet pa plotësuar kushtet në rrafshin e kritereve të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së drejtësisë.

Martens tha se anëtarësimi i dorës së dytë nuk është një ide që e ka shpikur Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, por janë ata që e kanë shprehur haptas. Sipas tij, kjo është një ide e hedhur 10 vite më parë.

I pyetur nëse kjo gjë do të thotë se Serbia do të heqë dorë nga pengesat për Kosovën, Martens tha se “anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE është i pamundur nëse nuk e njeh Kosovën”.

“Sa i përket tregut të përbashkët, nuk e di në qoftë se Serbia do bëhet pjesë pa e njohur Kosovën si shtet i pavarur pasi ky debat është në fillesat e veta,” tha ai.

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaGjermaniaKryesore1

Lajme të lidhura

Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake
Botë

Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake

20:15 - 02/03/26
“Po na shkatërrohet biznesi”, Korçë, dhjetëra qytetarë në protestë
Breaking Views

“Po na shkatërrohet biznesi”, Korçë, dhjetëra qytetarë në protestë

20:03 - 02/03/26
Gjendet një çantë e dyshimtë në rrugën e Barrikadave në Tiranë, pritet njësia anti-eksploziv
Aktualitet

Gjendet një çantë e dyshimtë në rrugën e Barrikadave në Tiranë, pritet njësia anti-eksploziv

19:37 - 02/03/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur
Breaking Views

Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur

20:30 - 02/03/26

Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens komentoi propozimin e përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç në gazetën e tij, Frankfurter...

Lexo më shumë
Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake

Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake

20:15 - 02/03/26
“Po na shkatërrohet biznesi”, Korçë, dhjetëra qytetarë në protestë

“Po na shkatërrohet biznesi”, Korçë, dhjetëra qytetarë në protestë

20:03 - 02/03/26
Gjendet një çantë e dyshimtë në rrugën e Barrikadave në Tiranë, pritet njësia anti-eksploziv

Gjendet një çantë e dyshimtë në rrugën e Barrikadave në Tiranë, pritet njësia anti-eksploziv

19:37 - 02/03/26
Opozita vendos këngën “Çun Mulaj” kur mori fjalën deputetja socialiste

Opozita vendos këngën “Çun Mulaj” kur mori fjalën deputetja socialiste

19:31 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com