GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet dhe Shqipëria, forcon sigurinë e Evropës, në një kohë konfliktesh e luftërash në botë”.

Ky është përfundimi i eurodeputetëve të Parlamentit Evropian, në raportin e miratuar të mërkurën pas një seance që zgjati katër orë. Raporti që mori pëlqimin e 385 eurodeputetëve, ndërsa 147 votuan kundër dhe 98 abstenim, e sheh zgjerimin e Bashkimit Evropian si një investim strategjik në sigurinë dhe stabilitetin e Evropës, ndërsa argumenton se kostoja do të ishte më e lartë në rast moszgjerimi.

“Zgjerimi forcon sigurinë e Bashkimit Evropian dhe parandalon zonat gri gjeopolitike destabilizuese. Kostoja e moszgjerimit do të tejkalonte atë të përthithjes së anëtarëve të rinj. Zgjerimi është një përgjigje strategjike ndaj realitetit gjeopolitik në zhvillim dhe një investim jetësor në sigurinë dhe stabilitetin e BE-së”, shkruhet në raportin e PE.

Raporti vlerëson punën e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin integrues, ndërsa eurodeputetët i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të heqë pengesat për të gjithë rajonin.

“Mali i Zi dhe Shqipëria kanë vendosur tashmë objektiva ambicioze për përfundimin e negociatave të tyre të pranimit deri në fund të vitit 2026 dhe 2027. BE duhet t’i inkurajojë këto vende kur ambicia e tyre përputhet me reforma të prekshme. Duhet hequr çdo pengesë që ekziston nga ana e Bashkimit Evropian”, thuhet në raport.

Gjithashtu, eurodeputetët kërkuan të hapen sa më shpejtë grupet negociuese me Ukrainën dhe Moldavinë, duke argumentuar se “me çdo anëtar të ri, fuqia politike dhe ekonomike e Evropës është rritur”. Gjithashtu, eurodeputetët vlerësojnë si shumë të rëndësishme “përshtatjen me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, si një tregues kyç i orientimit gjeostrategjik të një vendi kandidat”.

Në kuadër të përpjekjeve të zgjerimit të shpejtë dhe forcimit të angazhimit me Ballkanin Perëndimor, Parlamenti Evropian ka vendosur të hapë një zyrë për rajonin në Shqipëri. Kjo lëvizje vjen në një kohë tensionesh të larta gjeopolitike, dhe do të shërbejë si një pikë kyce kontakti mes Parlamentit Evropian dhe partnerëve në Ballkanin Perëndimor.

gijotina.com/

Etiketa: Parlamenti Evropian

Lajme të lidhura

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë
Aktualitet

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë
Aktualitet

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Para
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26

Pedagogë e studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Universiteteve, për të bojkotuar...

Lexo më shumë
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

10:57 - 21/10/26
Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

10:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com