GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Integrimi/ Rama: Shqipëria ka qenë gjithmonë lojë e fuqive të tjera

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kazan dhe parazitë”/ “Reporterët pa Kufij” dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarit Klevin Muka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”. Një nga temat e prekura gjatë intervistës ishte edhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Teksa theksoi se ka lindur njeri i paduruar, kryeministri tha se ndryshon puna kur vjen çështja te çelja e negociatave.

Shqipëria është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE që nga viti 2014. Tetë vjet më vonë, negociatat nuk kanë filluar ende. Ne folëm për durimin. Sa i duruar jeni me Brukselin?

Edi Rama: Durimi ynë është i pashtershëm për këtë temë, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi mësuar. Shqipëria ka qenë gjithmonë lojë e fuqive të tjera dhe rrallëherë kemi pasur mundësi të votojmë për veten tonë. Ne jemi një vend i vogël, kemi vuajtur shumë dhe nuk na kanë lënë të marrim vetë vendime. Tani, për herë të parë, ne kemi një zgjedhje të lirë. Ne jemi evropianë dhe duam të anëtarësohemi në BE, sepse jemi pjesë e kontinentit. Çfarëdo që të duhet, pa marrë parasysh sa kohë duhet, ne po i përmbahemi këtij qëllimi.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, janë të lidhura ngushtë kur bëhet fjalë për anëtarësimin. Bullgaria ka kohë që bllokon bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe kjo ju ka ndikuar edhe juve. Ç’pritet më tej?

Edi Rama: Mënyra se si Bullgaria e trajtoi atë ishte një turp. Sofja na ka ndarë më shumë se sa na ka bashkuar. Shpresoj që kjo të ndryshojë tani.

A mendoni se keni mbështetje të mjaftueshme nga qeveria gjermane?

Edi Rama: Kam pasur raporte të mira me Angela Merkelin. Ajo e dinte shumë mirë potencialin, por edhe rreziqet në Ballkan. Ajo kishte një vizion dhe jam shumë i lumtur që Olaf Scholz po e çon më tej këtë vizion.

E keni fjalën për të ashtuquajturin Procesi i Berlinit për bashkëpunim më të mirë rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Edi Rama: Po, Merkel ishte shumë e përkushtuar për këtë. Ne duam të rrisim tregtinë dhe të përmirësojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Shkoi mirë për një kohë, por më pas u lëkund. Gjithashtu sepse BE-ja nuk bëri gjithçka që mund të kishte bërë.

 

Etiketa: BEIntegrimiKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia
Aktualitet

Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

08:14 - 27/10/26
Efekti domino nga Serbia në Shqipëri, procesi i largimit të Ramës është shumë afër
Aktualitet

Efekti domino nga Serbia në Shqipëri, procesi i largimit të Ramës është shumë afër

08:01 - 27/10/26
Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26
Para
Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, FNSH në lëvizje për gjurmët e autorëve, dyshohet vrasës me pagesë

Hetimet e fundit/ Vrasësit me pagesë qëlluan 90 herë drejt 3 viktimave në Fushë-Krujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia
Aktualitet

Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

08:14 - 27/10/26

Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj akuzave të Taulant Ballës dhe disa faqeve në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 27 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 27/10/26
Efekti domino nga Serbia në Shqipëri, procesi i largimit të Ramës është shumë afër

Efekti domino nga Serbia në Shqipëri, procesi i largimit të Ramës është shumë afër

08:01 - 27/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Tetor 2026

07:35 - 27/10/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 27 Tetor 2026

07:32 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com