GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Integrimi, Sekretari Gjerman thirrje vendeve të BE: Të shmangim pengesat e panevojshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Integrimi, Sekretari Gjerman thirrje vendeve të BE: Të shmangim pengesat e panevojshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger, i ka bërë thirrje vendeve të tjera të BE-së të shmangin pengesat për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë një interviste për DW ai ka parashtruar çështjet që duhen zgjidhur menjëherë në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

I pyetur nëse BE po e zvarrit shumë çështjen e integrimit dhe vendet kandidate po e humbasin besimin, Bereger tha se në të vërtetet duket një farë zhgënjimi  prandaj vendet anëtare duhet të marrin më seriozisht dialogun për Shqipërinë.

“BE-ja po bën shumë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Për shembull me Planin e Ekonomisë dhe Investimeve, i cili kap shuma prej disa miliardë dollarësh dhe ka në fokus, ndër të tjera, transformimin ekologjik dhe digjital. BE-ja është dhe do të mbetet partnerja më e afërt dhe më e besueshme e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ka njëfarë zhgënjimi, por gjatë udhëtimit tim në rajon përjetova edhe një afri dhe një interes të madh për BE-në. Por ne, domethënë BE-ja, duhet ta bëjmë të qartë se e marrim seriozisht rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Kjo është arsyeja se përse është kaq e rëndësishme që negociatat e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Ndër të tjera ai shtoi se Berlini po bënë përpjekjet e tij për të rritu ritmin e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse deri më tani ka qenë shumë i ngadaltë. Ndërsa për  “Open Ballkan” ai tha se e sheh si një alternativë të përkohshme, sepse Ballkani e ka të ardhmen e  tij në BE.

“Procesi i Berlinit, i iniciuar nga Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014, për të promovuar bashkëpunimin rajonal duhet parë si një mbështetës i procesit të zgjerimit të BE-së. Ritmi i integrimit të rajonit në BE është vërtet i pakënaqshëm. Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian e modifikoi procedurën e zgjerimit, në mënyrë që t’i japë më shumë dinamikë procesit të zgjerimit, por edhe reformave të nevojshme. BE-ja i mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor edhe financiarisht. Në përgjigje të situatës së vështirë që krijoi pandemia në rajon, në prill 2020, rajonit iu dha një paketë ndihmash emergjente, në shumën prej 3.3 miliardë euro. Në Tetor 2020, Komisioni Evropian prezantoi një Plan Ekonomie dhe Investimesh, me një vëllim të përgjithshëm deri në 9 miliardë euro, për rimëkëmbjen afatmesme ekonomike të Ballkanit Perëndimor. E gjitha kjo nënvizon se BE-ja vazhdon të jetë shumë e angazhuar dhe ofron stimuj të ndryshëm për të promovuar proceset e reformave në Ballkanin Perëndimor, si edhe për të promovuar integrimin e vendeve në BE”, u shpreh Bereger.

Etiketa: BEIntegrimiMaqedonia e VeriutShqiperi

Lajme të lidhura

Tragjedi! Zjarri përfshin repartin në një maternitet, 14 foshnja humbin jetën
Botë

Tragjedi! Zjarri përfshin repartin në një maternitet, 14 foshnja humbin jetën

08:39 - 26/08/26
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in
Botë

Tensionet me Iranin/ SHBA shton presionin me sanksione, Rubio: Nuk do të ketë operacione të reja ushtarake

07:47 - 26/08/26
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Para
Selanik, kapet me 52 kg marijuanë një shqiptar

Selanik, kapet me 52 kg marijuanë një shqiptar

TË FUNDIT

Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen
Aktualitet

Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen

11:11 - 26/08/26

Banorë të Njësisë Administrative Shtiqën dhe të fshatit Nangë, në Njësinë Administrative Bicaj, kanë protestuar sot para Bashkisë Kukës, duke...

Lexo më shumë
Demokratët Evropianë: Shqipëria të shfuqizojë ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

Demokratët Evropianë: Shqipëria të shfuqizojë ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

10:53 - 26/08/26
Pesë shtetas u riatdhesuan në Shqipëri nga kampi i “ferrit” në Siri, mes tyre gra dhe fëmijë

Pesë shtetas u riatdhesuan në Shqipëri nga kampi i “ferrit” në Siri, mes tyre gra dhe fëmijë

09:59 - 26/08/26
U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit (Emri)

U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit (Emri)

09:47 - 26/08/26
UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

Egnatia shkon drejt Norvegjisë me objektivat e qarta, nesër luhet akti “final” për grupet e Europa League

09:40 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com