GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Inteligjenca Artificiale në Kuvend, pezullohen 3 tenderat 1.2 MLN euro të Nikollës para ikjes, i merr në dorë Spiropali

12:30 - 26/08/24
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Inteligjenca Artificiale në Kuvend, pezullohen 3 tenderat 1.2 MLN euro të Nikollës para ikjes, i merr në dorë Spiropali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elisa Spiropali merr në dorë tenderat me vlerë afro 1.2 milionë euro të Inteligjencës Artificiale (AI) dhe infrastrukturës virtuale, të firmosura nga Lindita Nikolla, disa ditë para dhënies së dorëheqjes.

Kjo u bë e mundur, sepse shpallja e fituesve nga Kuvendi ka mbetur pezull në KPP, sipas pasojë e disa denoncimeve për parregullsi në tendera. Po të merret parasysh ndikimi politik në KPP, kuptohet se Spiropalit është “qerasur” nga kryeministri me këto tendera me rastin e marrjes së detyrës.

Inteligjenca Artificiale për të zbardhur sherret e deputetëve

Tenderi i parë lidhet me aplikimin e AI për zbardhjen e fjalimeve të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Teknologjia e luksit shkon fillimisht për ligjvënësit, ndërsa për Agjencinë e Prokurimet që është bërë notere e  korrupsionit, nuk aplikohet para zgjedhjeve të vitit 2025, për arsye të kuptueshme.

Pra, grindjet dhe sherret e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë do të zbardhen përmes AI. Projekti parashikon një platformë të re që transkripton të gjitha takimet që janë pjesë e aktivitetit parlamentar si seancë plenare, mbledhje komisionesh parlamentare dhe çdo mbledhje tjetër të forumeve të Kuvendit.

Aktualisht, procesi kryhet manualisht nga ekipi i redaktorëve të Kuvendit ku vlerësohet se prodhohet mbi 10 orë material audio në ditë, çka sjell sforcim për zbardhjen dhe redaktimin e kësaj sasie materiali. Ndërkohë, nuk saktësohet nëse do të ketë akoma nevojë për punën e redaktorëve

Për këtë qëllim, Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur një tender me fond 74 584 800 lekë për të blerë sistemin e transkriptimit të dhënave audio-video, bazuar në inteligjencën artificiale. Nëse përfshijmë edhe TVSH, kontrata parashikohet të arrijë në 89 501 760 lekë.

Kompanitë: U skualifikuam padrejtësisht

Faza e parë e prokurimit përfundoi më 22 korrik 2024, katër ditë para se kryetarja të jepte dorëheqjen për arsye shëndetësore. Sigurisht që Nikolla nuk është marrë direkt me problemet e komisionit të tenderit, por një lloj direktive duhet ta ketë dhënë mbi kompaninë që duhet të fitojë projektin e vendosjes së AI. Siç merret vesh, skualifikimet e kompanive janë pritur me ankesa të forta.

Denoncimet për këtë tender janë regjistruar nga Komisioni i Prokurimeve Publike më 12 gusht 2024.  Kështu, “MC NETWORKING” SHPK kërkon shfuqizimin e vendimit tё Komisionit të Vlerësimit për skualifikimin e ofertës të paraqitur nga ky operator në procedurën e  prokurimit “E hapur, mbi kufirin e lartë monetar”, me objekt: “Blerje e sistemit të  transkriptimit të dhënave audio-video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në inteligjencën artificiale dhe shërbim mirëmbajtje 48 muaj”, zhvilluar në datën 22 korrik 2024 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Po ashtu, kompania kërkon “Mbetjen të skualifikuar dhe shtimin e arsyeve të skualifikimit të ofertës së paraqitur nga firma italiane “CEDAT 85”  S.R.L. Sipas Kuvendit, MCN nuk paraqiti autorizim prodhuesi/distributorit për modulin e gjurmëve të bazës të  të dhënave, log-eve dhe firewall për rajonin e Shqipërisë. “Nuk gjendet në këtë portal zyrtar të HPE emri i kompanisë MC Networking si partner i Hewlett Packard Enterprise”, nënvizon Kuvendi në sqarimin e tij për KPP.

Për të njëjtin shkak është skualifikuar edhe CEDAT 85 S.R.L. “Për partneritetin me IBM, komisioni kreu verifikimet në site-in e IBM ku është lista publike e partnerëve të IBM për rajonin e Italisë; Në këtë link nuk gjendet emri i kompanisë CEDAT 85 S.R.L”, thekson Kuvendi në arsyetimin tij.

Paralelisht me këtë tender është zhvilluar prokurimi tjetër i shtrenjtë dhe ndoshta aspak i domosdoshëm. Konkretisht, më 25 qershor 2024 është njoftuar procedura e prokurimit “E hapur”, me objekt: “BLERJE E SISTEMIT TË MENAXHIMIT TË KONSULTIMIT PUBLIK (OSHC, OJF, PALË INTERESI  DHE LOBISTË) DHE SHËRBIM MIRËMBAJTJE 48 MUAJ”, me fond limit 10 488 700 Lekë (pa TVSH). Duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar, kjo kontratë parashikohet të shkojë deri në 12 586 440 lekë.

Edhe ky tender është ankimuar më 24 korrik 2027 në KPP, ku kërkohet “Shfuqizim i Vendimit tё Komisionit të Vlerësimit për skualifikimin e ofertës të paraqitur nga “INSTANT.AL” SHPK”.

Ndërkaq, kërkohet anulimi i “vendimit mbi anulimin e tenderit” të njoftuar më 22 qershor 2024 me objekt “Shërbim Mirëmbajtje, Upgrade i Infrastrukturës Virtuale VDI për 24 Muaj”, me fond limit 12 994 320 lekë pa TVSH. Kontrata përfshirë tatimin shkon deri në 15,593,184 lekë.

Procedura për të cilën ankohet “Albital Canon” SHPK, është zhvilluar në datën 09.07.2024 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kompania ngre pretendime se procedura e prokurimit objekt ankimimi duhet të anulohet për shkak të mangësive, kësisoj duhet të rizhvillohet.

Në total të tre tenderat e pezulluar kapin vlerën 117,681,384 lekë përfshirë TVSH-në. Në fakt, më mirë t’i kishin harxhuar këto lekë për aplikimin e AI për zëvendësimin e deputetëve. Ndoshta ky është projekti i radhës i kryetares së re të Kuvendit të Shqipërisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: inteligjenca artificaleKuvenditender

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir
KRYESORE

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Para
Skandali i mbetjeve toksike/ ‘Kurum’ mbyll uzinën e çelikut në Elbasan, 500 punonjës flaken në rrugë

Kurum” mbylli dyert, oficerët e krimit ekonomik “zbarkojnë” në zyrat e kompanisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com