GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Inteligjenca artificiale në ndihmë të sigurisë kombëtare

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Inteligjenca artificiale në ndihmë të sigurisë kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare po sheh mundësinë për të gjetur mënyra për të përdorur inteligjencën artificiale në zbulimin e dërgesave të paligjshme të fentanilit sintetik në Shtetet e Bashkuara.

Kufiri SHBA-Meksikë, një portë e rëndësishme për fluksin e njerëzve dhe tregtisë, po shfrytëzohet gjithnjë e më shumë për kontrabandë të drogave të rrezikshme si fentanili.

Për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi në rritje, Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Alejandro Mayorkas, njoftoi në prill krijimin e një grupi të ri pune.

“Trafikantët e drogave po bëhen më të sofistikuar e më të fuqishëm”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, grupi do të shqyrtojë mënyrat se si mund të përdoret inteligjenca artificiale për të zbuluar dhe frenuar hyrjen e drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

“Ne do të shqyrtojmë përdorimin e kësaj teknologjie për të zbuluar më mirë dërgesat e fentanilit”, tha sekretari Mayorkas.

Pat Simmons, ish-drejtor i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare, thotë se sot në treg ka sisteme që mund të përmirësohen më tej me teknologjinë e Inteligjencës Artificiale.

Një shembull është ai që quhet sistemi i tomografisë Muon, i cili mund të japë një imazh më të saktë të objektit që skanohet, krahasuar me teknologjinë me rreze X që përdoret aktualisht.

“Rrezet X nuk depërtojnë dot në një ngarkesë të dendur, por sistemi i tomografisë Muon, mund të depërtojë duke i lejuar oficerët të shohin saktësisht se çfarë është brenda ngarkesës”, thotë Pat Simmons.

Kjo mund të jetë veçanërisht efektive me kontejnerët, ku mund të fshihet fentanili.

Një mënyrë tjetër se si mund të ndihmojë Inteligjenca Artificiale është përmes analizës së kalimeve të automjeteve në kufi.

“Cilët janë personat që kalojnë, sa shpesh, po ashtu edhe automjeti dhe regjistrimi i patentës, sa shpesh kalojnë? Pra ka një lloj informacioni që mund të nxirret dhe të analizohet nga Inteligjenca Artificiale”.

Ekipi i ri i punës do t’i raportojë gjetjet e tij për përdorimin e Inteligjencës Artificiale për Sigurinë Kombëtare në muajt e ardhshëm./VOA

Etiketa: inteligjenca artificialesiguria kombetare

Lajme të lidhura

Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca
Aktualitet

Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

21:07 - 18/10/26
Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit ‘strehohen’ brenda, policia hedh gaz lotsjellës
Aktualitet

Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit ‘strehohen’ brenda, policia hedh gaz lotsjellës

20:46 - 18/10/26
Protesta zhvendoset pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta zhvendoset pranë Parlamentit

20:31 - 18/10/26
Para
16-vjeçarja vdes gjatë ushtrimit të praktikës lokale

16-vjeçarja vdes gjatë ushtrimit të praktikës lokale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca
Aktualitet

Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

21:07 - 18/10/26

Një person i dëmtuar është nxjerrë nga ambientet e selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Nënkryetari i PD Belind Këlliçi...

Lexo më shumë
Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit ‘strehohen’ brenda, policia hedh gaz lotsjellës

Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit ‘strehohen’ brenda, policia hedh gaz lotsjellës

20:46 - 18/10/26
Protesta zhvendoset pranë Parlamentit

Protesta zhvendoset pranë Parlamentit

20:31 - 18/10/26
Policia hedh gaz lotsjellës pranë xhamisë, besimtarët po bëheshin gati për t’u falur

Policia hedh gaz lotsjellës pranë xhamisë, besimtarët po bëheshin gati për t’u falur

20:07 - 18/10/26
Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë

Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë

19:23 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com