GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inteligjenca Artificiale shtrin tentakulat në arsim/ Futet në kurrikula nga klasa e IV

16:30 - 11/12/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Inteligjenca Artificiale shtrin tentakulat në arsim/ Futet në kurrikula nga klasa e IV
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria synon të përfshijë në kurrikulat e arsimit parauniversitar, në formë më të zgjeruar Inteligjencën Artificiale.

Agjenda Digjitale Për Arsimin 2025-2030 rendit si një ndër pikat që do të ketë fokus të shtuar Inteligjencën Artificiale duke pasur parasysh praktikat që po ndjekin vende të tjera ku edukimi nis herët në bankat e shkollës.

“Përfshirja e Inteligjencës Artificiale në kurrikulën e TIK-ut në arsimin parauniversitar: Me rritjen e përdorimit të IA-së në jetën tonë të përditshme, edukimi rreth IA po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Konsensusi global i shprehur në dokumentin e UNESCO-s 6, “Konsensusi i Pekinit për IA-në dhe Arsimin” mbështet integrimin e IA në kurrikulat shkollore. Kjo masë synon të zhvillojë dhe integrojë Inteligjencën Artificiale (IA) në arsimin parauniversitar, duke e përfshirë brenda edhe në kurrikulën ekzistuese të TIK-ut, veçanërisht për nxënësit nga klasa IV deri në klasat më të larta” thuhet në dokument.

Ky i fundit sjell si shembuj vende të tjera si Kina, Koreja e Jugut apo Gjermania.

Sipas Agjencisë ndërsa IA bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në arsim, disa vende kanë filluar ta integrojnë atë në kurrikulat e tyre të TIK-ut ose në lëndë të ndryshme.

Qasjet e integrimit janë të ndryshme, duke përfshirë kurrikula të veçanta për IA-në si lëndë të pavarura, kurrikulat ndërdisiplinore që kombinojnë IA-në me mësimin e bazuar në projekte, kurrikula fleksibël, që shkollat i përshtatin në nivel lokal dhe kurrikula të integruara, që përfshijnë IA në lëndët ekzistuese, si TIK dhe matematika.

”Për shembull, Kina mbulon IA nga klasat I deri në XII brenda shkencës së informacionit, ndërsa edukimi mbi IA-në në Indi është i përfshirë në laboratorët STEM për klasat VI–XII. Republika e Koresë përfshin IA-në në matematikë dhe në ekonomi shtëpiake për klasat IX–XII, ndërsa Gjermania lejon që rajonet të vendosin për integrimin e kurrikulës së IA-së në klasat I–XII. Këto modele të ndryshme nxjerrin në pah tendencën globale të përfshirjes së IA-së në sistemet arsimore për të përgatitur nxënësit për të ardhmen” nënvizon dokumenti i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare./Monitor

Lajme të lidhura

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”
Sport

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Para
“Para dhe peshq për një vend pune”/ Gjykata e Lartë vulos dënimin për Rovina Vodën

“Para dhe peshq për një vend pune”/ Gjykata e Lartë vulos dënimin për Rovina Vodën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata...

Lexo më shumë
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com